Anëtarët e ISIS-it me kombësi të huaj mund të ekzekutohen në Irak

Publikuar në Mars 11, 2019, 12:56 a.m.

Presidenti i Irakut Berhem Salih ka thënë se të gjithë të dyshuarit e ISIS-it do të gjykohen sipas ligjeve të vendit, dhe nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen edhe me vdekje.

Sipas raportit të AA,  Presidenti i Irakut Berhem Salih ka thënë se të gjithë të dyshuarit e ISIS-it do të gjykohen sipas ligjeve të vendit, dhe nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen edhe me vdekje. Në një intervistë të bërë për The National me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Salih u shpreh se të dyshuarit e ISIS-it të cilët janë arrestuar që nga dalja e organizatës terroriste ISIS në vitin 2014, e deri më tani, do të gjykohen sipas ligjeve të Irakut.

Presidenti Salih u shpreh se: “Nëse shpallen fajtor, të dyshuarit e ISIS-it mund të dënohen me vdekje. Në ligjin e Irakut ka dënim me vdekje dhe ne do të veprojmë në përputhje me të.”

Salih u shpreh se: “Ekzistojnë disa dosje që luftëtarët e huaj (të ISIS-it) kanë kryer akte terroriste  në territorin e Irakut apo kundër qytetarëve irakian”, si dhe shtoi se: “Dhe në këto dosje do të zbatohet ligji i Irakut.”

Forcat irakiane njoftuan se ISIS i cili mbajti një të tretën e territorit të vendit për më shumë se 3 vjet, u pastrua në dhjetor 2017. Megjithatë, në një fjalim të ditëve të kaluara, Presidenti i Irakut deklaroi se ISIS ende  po vazhdon të jetë i pranishëm në kufirin Irak - Siri.

Organizata Ndërkombëtare Human Rights Watch raportoi se zyrtarët irakian morën 280 të dyshuar nga ISIS, duke përfshirë edhe së paku 13 qytetarë francez.

Qendra për Studimin e Radikalizmit me bazë në Londër shpalli në në një raport në muajin qershor të vitit 2018, se 41 mijë e 490 njerëz nga 80 vende të ndryshme u bashkuan me ISIS-in në Irak dhe Siri.



Burimi : Mehr News Agency