Kuvajti: Normalizimi me Izraelin është politikisht haram

Publikuar në Mars 6, 2019, 1:05 a.m.

Në lidhje me amrrëdhëniet arabo - izraelite , kryyetari i Kuvendit të Kuvajtit Merzuk al Ganim ka thënë se: “Normalizimi me Izraelin është politikisht haram dhe moralisht i ndaluar.”

Ganima foli në lidhje me marrëdhëniet arabo-izraelite në konferencën e quajtur "Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës" nga Bashkimi i Parlamenteve Arab në kryeqytetin e Jordanisë, Amman.

Ganim i cili u shpreh se: “Normalizimi me Izraelin është politikisht haram dhe moralisht i ndaluar”, në deklaratën përfundimtare të konferencës, bëri thirrje për një theks për refuzimin e normalizimit me Izraelin. Ganim tha se edhe çështja ishte e papranueshme.

Ganim i cili i tha jo “normalizimit me vrasësit e fëmijëve dhe me pushtuesit e territoreve”, u shpreh se në normalizimi nënkupton gjunjëzimin dhe dorëzimin.

Ganim u shpreh i kënaqur me faktin se konferencës i është vendosur emri “Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës", dhe duke iu referuar Izraelit, ai u shpreh se: “Mos u përpiqni t’a bëni rrëmujë historinë duke u bazuar në mite dhe legjenda, sepse  do të lodheni.”

Ganim vuri në dukje se ata që do të sillnin fitoren në Jeruzalem duhet të përmbushin kushtet dhe të dalin në qendër.

Konferenca dy ditore filloi dje në Amman me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamentëve nga 16 vende arabe.



Burimi : Sputnik News