Baghdadi në mbrojtjen e SHBA-së

Publikuar në Mars 3, 2019, 1:37 a.m.

Deputeti irakian, Hasan Salim deklaroi se kreu i ISIS, Abu Bakr al Baghdadi ishte duke vepruar siç dëshironte në shkretëtirën Anbar nën mbrojtjen e trupave amerikane.

Sipas al Nashra, Hasan Salim, i cili është deputet i bllokut shiit Al-Sadikun në parlamentin e Irakut, tha se: “Kreu i ISIS al-Baghdadi është nën mbrojtjen e ushtarëve amerikanë në shkretëtirë në provincën Anbar. Al Baghdadi, midis mbrojtjes së amerikanëve, është duke lëvizur ndërmjet Irakut dhe Sirisë.”

Ky deputet pretendon se SHBA-ja po e mbështet liderin e ISIS-it në bazën  Ayn al Asad në Irak, dhe thotë se ushtria amerikane po mbështet Al Baghdadin, "për shkak të frikës se do të miratohet ligji mbi heqjen e trupave të huaja nga Iraku".

Eksperti iraken Haukar al-Jaf tha tha në një deklaratë, se al Baghdadi ishte fshehur diku në mes të Liqenit Sarsar dhe qytetit të Samarrës ku ai kishte lindur. Eksperti pretendoi se udhëheqësi i ISIS-it përfitoi nga lidhjet me fisnikët lokalë për të qenë i sigurt në Irak.

Ligji i cili parasheh tërheqjen e trupave amerikane nga territori i Irakut, pritet të votohet në muajin mars.



Burimi : Rast Haber