Historia e një dijetari skllav nga Afrika në Amerikë: Omar ibn Said

nga Ömer Koçyiğit | Publikuar në Mars 3, 2019, 12:54 a.m.

Krijimi i Amerikës nga fuqitë evropiane si një vendqëndrim i ri daton disa shekuj. Shtetet e Evropës Perëndimore, të cilat ishin të fuqishme në dete, ndërtuan qytete duke filluar nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë në bregun lindor të Amerikës. Mjetet më të rëndësishme të jetesës së jetës së sapoformuar ishin bujqësia dhe potenciali i punës i nevojshëm në bujqësi u sigurua nëpërmjet skllevërve. Prandaj, një nga dimensionet e rëndësishme sociale dhe ekonomike të historisë amerikane është skllavëria. disa nga fitimet në rrjetin tregtar transatlantik të marinarëve anglez, holandez, francez dhe spanjollë, janë siguruar nga tregtia e skllevërve. Historia e jetës së Omar ibn Said, i cili u soll nga tokat e Senegalit në Amerikë si skllav në shekullin e nëntëmbëdhjetë, është vetëm një shembull për këtë.

Qyteti i Charleston i Karolinë së Jugut, ishte qendra më e madhe e tregtisë së skllevërve në historinë amerikane dhe pothuajse gjysma e skllevërve u sollën në kontinent nga ky qytet. Thuhet se në shekullin  e nëntëmbëdhjetë, më shumë se gjysma e këtij qyteti përbëhej nga skllevër. Skllevërit që erdhën në këtë qytet pritnin që të blihen nga tregtarët e rajonit të brendshëm; ata bliheshin sipas vlerës dhe moshës së tyre nga tregtarët dhe dërgoheshin në vendbanime të reja. Për shkak të fyerjeve të rënda dhe dhunës fizike që iu nënshtruan gjatë kësaj periudhe të pritjes, ata shpresonin që të arrijnë tek pronarët e tyre të rinj sa më parë që të jetë e mundur. Një nga këta skllevër ishte edhe Omar ibn Said i cili u soll në Charleston më 1807.

Omar ibn Said ka lindur në Afrikën Perëndimore në vitin 1770, në një familje të pasur në Futa Toro, midis lumenjve Senegal dhe Gambia. Pas vrasjes së babait të tij kur Said ishte në moshën 5 vjeçare, për rritjen e tij u kujdes xhaxhai i tij. Ibn Said i cili kishte mësuar arabisht, Said i kaloi 25 vjet të jetës në vendin e lindjes, duke u marë me shkencë. Por në vitin 1807, në moshën 37 vjeç, ai u mbajt si i burgosur, iu shit tregtarëve skllevër dhe u dërgua në Amerikë. Ai do t'i kalojë 57 vitet e mbetura të jetës si skllevër derisa të vdesë në vitin 1864.

Në vitin 1807, Ibn Said  shitet tek një qytetar në Charleston dhe pas vdekjes së tij me 1810, Said arratiset dhe niset në një udhëtim të gjatë drejt veriut. Ai kapet pranë Fayetteville dhe arrestohet. Kur ishte në burg, Ibn Said shkruan në muret e qelisë me pjesë të qymyrit  fjalë në gjuhën arabe të cilat lënë të kuptojnë se ai dëshiron të lirohet. Për një kohë të shkurtër, në rrethinën e rajonit del njoftimi  se është në shitje një skllav i cili dinë shkrim dhe lexim dhe Said bëhet i famshëm si personi i cili “shkruan drejt në një gjuhë të panjohur djathtas dhe majtas”. Gjenerali James Owen i cili erdhi në Fayettville për një vizitë në vitin 1810, interesohet për Ibn Saidin dhe shkon për ta parë këtë skllav të famshëm në burg. Më pas, ai e blen Ibn Saidin dhe e nxjerr atë nga burgu dhe e dërgon në vendlindjen e tij në rajonin Bladen. James Owen, i cili kishte luftuar si asistent gjeneral në luftën e vitit 1812 kundër britanikëve, ishte një politikan aktiv në Karolinën e Veriut dhe vëllai i John Owen, i cili ishte guvernator i shtetit në vitet 1828 - 1829. Ibnd Said jetoi deri në fund të jetës së tij si skllav i James Owen dhe familjës së tij. Fëmijët e familjes Owen të cilët e quanin atët e quanin atëme emra të tillë si “Meroh” apo “Moreao”, e njihnin Ibn Saidin si “Xhaxha Meroh”. Ibn Said i cili agjeronte në muajin Ramazan,  e pranon si dhuratë nga kjo familje një Kur’an dhe Bibël. James Owen, nga ana tjetër, është një anëtar i dedikuar i Shoqërisë Biblike Amerikane në Fayetteville dhe Kishës Presbiteryan në këtë qytet.  Në vitin 1820, Omar ibn Said pagëzohet në  Kishën Presbyterian në Fayetteville dhe konvertohet në krishtërizëm. Hulumtuesit thonë se Omer bin Said  u detyra të konvertohet në krishterizëm dhe se ai e mbajti fshehtë jetën e tij islame. Kjo është e mundur të shihet edhe shkrimin e shkuar në vitet më tej dhe në mesin e rreshtave të shkrimit.

Kujtimet e Ibn Said

Omar ibn Said i cili ka një histori të jashtëzakonshme, merr një ofertë për të shkruar autobiografinë e tij. Kështu, në vitin 1831, ai filloi të shkruaj kujtimet e tij dhe e përfundoi në një kohë të shkurtër. Vepra ishte shkruar me dëshirën e një personi të panjohur të quajtur Hunter.  Kjo vepër në vitin 1836 i dërgohet Lahmen Kebby në Nju Jork dhe në vitin 1848 përkthehet në gjuhën angleze. Por vepra kishte humbur në vitin 1925 kur ishte në Shoqërinë Amerikane Numizmatike në Nju Jork, pastaj ishte gjetur në vitin 1995 në Virgjinia dhe i ishte shitur një koleksionisti.

Veprën e tij Ibn Said e fillon me besmele dhe me salavate ndaj profetit Muhamed. Pastaj për katër faqe, ai e shkruan në terësi suren Mulk. Këto shënime të Ibn Saidit, që u konvertua në krishterim dhjetë vjet para shkrimit të tij, janë shumë të rëndësishme. Pas sures Mulk, edhe pse Ibn Said thotë se vështirë se mund ta shkruajë jetën e tij për shkak se pothuajse e ka harruar arabishtën, ai e tregon historinë e tij me aq sa i kujtohet.

Kështu, historia e jetës së Ibn Said bëhet më e detajuar. Sipas kësaj, Omar bin Said, i cili ishte në Bildu dhe Futa për njëzet e pesë vjet me vëllanë e tij Sheik Mohammed Said, Sheik Suleiman Kimba dhe Sheikh Jabrail Abdal Sheyla, pastaj u kthye në vendlindjen e tij dhe qëndroi atje për gjashtë vjet. Në vitin 1807 në vendlindjen e tij vjen një ushtri e madhe, e cila vret shumë persona dhe shumë të tjerë i merr rob. Ibn Said i cili është njëri prej atyre i cili meret rob, u dërgua në buzë të oqeanit dhe iu shit një të krishteri, pastaj u dërgua në një anije të madhe dhe u çua në Charleston të Karolinës së Jugut, pas një udhëtimi njëmujor e gjysmë në Oqeanin Atlantik. Nuk dihet se si në tregun e skllevërve në Charleston, Ibn Said i cili priste pronarin e tij të ri në një dhomë të vogël me dhjetëra skllevër, iu nënshtrua trajtimit turpërues. Por një ditë, një njeri i quajtur Johnson erdhi e bleu atë dhe e largoi nga aty. Siq e përshkruan Ibn Said, Johnson ishte një jobesimtar i dobët, i vogël dhe i mjeruar i cili nuk i frikësohej Zotit. Ky person e kishte detyruar Ibn Saidin të kryej punë të rënda, ku ky i fundit nuk kishte mundur të duroj më gjatë dhe ishte arrtisur nga shtëpia e Johnsonit, ku pas një ecjeje të gjatë një mujore në pyll, ai kishte arritur në një vendbanim.

Ibn Said i cili këtu kishte hyrë në një kishë, pas faljes së namazit, kishte parë një të ri të hypur mbi kalë. Ky i ri i tha babait të tij se e kishte parë një zezak (sudanez) brenda. Më pas, një njeri me emrin Hindah erdhi me një kalorës dhe me disa qen, dhe e mori Ibn Saidin dhe e solli atë dymbëdhjetë milje (rreth 20 km) në Fayetteville në Karolinën e Veriut. Ibn Said, i cili u burgos në një kishë në këtë qytet, u mbajt këtu për gjashtëmbëdhjetë ditë dhe pastaj u çua në një shtëpi tjetër për katër ditë. Gjenerali Owen kishte ardhur dhe e kishte blerë atë, kështu që Ibn Said shkoi në shtëpinë në lagjen Bladen ku do të jetonte deri në fund të jetës së tij.

Nga kujtimet e Omar ibn Said kuptohet se ai ishte shumë i ndikuar nga ato që ja kishin bërë në Charleston. Kur po mbahej në një kishë në Fayetteville, dikush që donte ta blente atë, e kishte pyetur nëse donte të shkonte në Charleston, ndërsa Said kishte bërtitur disa herë “Jo, jo, jo.”  Më vonë, pronari James Owen i kishte thënë se nëse dëshiron, mund të kthehet në vendlindjen e tij, por ibn Said kishte thënë se nuk dëshiron të largohet nga aty. Ai madje deklaroi në përgjigjen e tij se kishte lënë bashkëshorten dhe një fëmijë në vendlindjen e tij, por kishte frikë se do të kapej dhe do të shitej si skllav i një personi tjetër, sepse rruga ishte e gjatë. Fakti që Ibn Said, në kujtimet e tij e lavdëron familjen Owen dhe thotë se ata me kanë ushqyer, më kanë dhënë rroba, nuk më kanë rrahur, nuk më kanë përbuzur, nuk më kanë lënë të uritur, nuk më kanë lënë të zhveshur, nuk më kanë dhënë punë të rënda, na lë të kuptojmë se para se të vinte në këtë shtëpi, ai ka qenë i ekspozuar ndaj trajtimeve të tilla.

Ibn Said në kujtimet e tij jep informacione edhe në lidhje me jetën e tij në Afrikë. Ai tregon se atje i ka kryer obligimet e fesë Islame, ka marrë abdes duke larë fytyrën, kokën, duart dhe këmbët, ka shkuar në xhami para lindjes së diellit dhe ka falur edhe namazin e drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë. Tregon se çdo vit ka dhënë zekat , ka marrë pjesë në xhihad dhe ka shkuar në Mekë dhe Medinë ashtu si të gjithë që kanë mundësi të shkojnë. Babai i tij ka gjashtë djem dhe pesë vajza, nëna e tij ka tre djem dhe një vajzë. Në moshën 37 vjeçare u largua nga vendlindja e tij dhe në vitin 1831, kur ai shkroi historinë e tij të jetës, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara për njëzet e katër vjet.

Ibn Said e tregon edhe konvertimin në krishterim. Ai thotë se James Owen dhe vëllau i tij ja kanë lexuar Ungjilin dhe kështu e ka hapur zemrën ndaj rrugës së drejtë, rrugës së Jezusit. Por është e rëndësishme gjuha që përdor këtu. Ai thotë se “Para se të vija në këtë  vend të krishterë, feja ime është feja e Muhamedit”, pra ai nuk flet në të kaluarën. Në këtë histori të jetës që ai shkroi nën kontrollin e pronarit, mund të thuhet se ai ka qenë i detyruar të përdorë shprehje të tilla.

Në kujtimet e tij, tërheqin vëmendje shprehjet e tij “O ju qytetarë të Karolinës së Jugut, të Karolinës së Veriut, o amerikan”. Pas këtyre shprehjeve, Ibn Said flet për familjen Owen. Ai flet në detaje për emrat e babait dhe të nënës së James dhe John Owen, nga sa fëmijë i kanë si dhe emrat e tyre. Ai gjithmonë thoshte se ata janë një familje e mirë. Madje diku, ai pyet: “O amerikan, a keni ndonjë brez tjetër që e ka kështu frikë Zotin, si këta?”

 Më pas, ai thotë: “Unë Omeri, kam shumë dëshirë ta lexojë Kur’anin. Menjëherë pas kësaj, ai thotë se gjenerali Owen dhe gruaja e tij lexonin Ingjilin, dhe se edhe ai vet e ka lexuar shumë. Pasi thotë “Allahu është Zoti dhe krijuesi ynë”, ai thotë “Ma hap zemrën ndaj Ungjilit, ndaj rrugës së drejt”. Pastaj ai vazhdon “Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, falënderimi qoftë për të gjitha bekimet që Ai i ka dhënë”. Pastaj, ai e shkruan një herë Suren Fatiha nga Kurani e pastaj, Lutjen e Zotit (the Lord’s Prayer) nga Ingjili.

Shënimet që ka shkruar

Edhe nëse nuk janë të famshme aq sa kujtimet e tij, Omer ibn Said ka shkruar disa shënime të cilat kanë mbijetuar deri sot. Në bibliotekën Davidson College që gjendet në qytetin e Davitsonit  në jugperëndim të Karolinës së Veriut, gjendet një Ungjill në gjuhen arabe të cilën gjenerali Owen ia ka dhuruar Omer ibn Saidit. Ky Ungjill u përkthye në arabisht nga dy profesorë nga Oksfordi dhe Kembrixh në fund të viteve 1700 dhe u përdor në aktivitetet misionare në Afrikë. Ibn Said  ka shënime mbi kopjen e këtij Ungjilli. Dhe madje kështu është bërë i njohur si Ungjilli i Ibn Said. Në disa shkrime shkruhet se ai e ka përkthyer këtë Ungjill në arabisht, por kjo nuk është e vërtetë. Titullin në gjuhën angleze që ndodhet mbi titujt në Ungjill, Ibn Said e shkroi me fjalë në gjuhen arabe. Për shembull, mbi fjalën “İbraniyyin”është e shkruar me alfabetin arab “Hebrew”. Siq kuptohet nga kujtimet e tij, sa do që fliste anglisht, gjuha në të cilën lexonte dhe shkruante Ibn Said, ishte arabishtja. Prandaj, mund të supozohet se gjuha angleze shpreh një mënyrë të thjeshtë duke shkruar në alfabetin arab. Pas vdekjes së Omer Ibn Said, në vitin 1871, vajza e John Owen, Ellen Guion e dhuroi këtë Ungjill në bibliotekën e Davidson College që njihej për aktivitete misionare.

Në lidhje me Ibn Said është shkruar nëpër gazetat dhe revistat e ndryshme amerikane , edhe sa ai ishte gjallë, edhe pas vdekjes së tij. Publikimet e tilla si artikulli i William Plumer (1802-1880) në revistën Observer, në lidhje me Ibn Said, ishin bërë burimet kryesore rreth tij. Disa shkrime të Ibn Said gjenden edhe sot në bibliotekat në Karolinën e Veriut. Përmes tyre mund ta njohim dhe ta kuptojm Omer Ibn Saidin. Për shembull, në një shënim të vitit 1819, ai shprehu dëshirën e tij për të qenë në vendin e tij të lindjes, duke thënë se donte të shkonte në Afrikë.

Në seksionin e veprave të rralla në bibliotekën Wilson të Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, gjenden dy shkrime të tij. Njëra prej tyre është letra që shkroi në 1855, ku për datën 11 nëntor 1995, datë në të cilën mendohet se është shkruar letra, ai ka shkruar  “Nuba/Nuvebe”, pra për Monday/November. Në fillim të letrës, pas besmelës, gjenden salavate ndaj profetit Muhamed. Ndërsa shënimi i dytë është Sureja Nasr, shkruar nga Omer ibn Said në vitin 1857. Në këtë shënim, në fund të ajetit të parë të Sures Nasr, u shtua fraza “karîbun ve beşşiri’l-mü’minîn” e Sures Saff.

Në këtë histori të jashtëzakonshme nga Afrika në Amerikë, Ato që i ka shkruar Omer ibn Said. që nga shënimet në muret e dhomës ku ai ishte i arrestuar e deri tek kujtimet e tij, kanë kontribuar në ndryshime të rëndësishme në jetën e tij dhe e kanë bërë këtë aventurë të mos harrohet deri më sot. Këto shkrime ishin tipari më dallues i Ibn Saidit nga mijëra skllevër, emrat e të cilëve u harruan. Në kujtim të Ibn Sejidit, i cili nuk kishte vend vetëm në literaturë, por edhe në kujtesën shoqërore, në qytetin Fayetteville u ndërtua një xhami në vitin 1991 dhe kjo xhami u emërua “Omar ibn Sayyid”.

(Shënim: Fotot e librave dhe dorëshkrimeve i përkasin autorit.)



Burimi : www.ordaf.org