Takimi i SHBA-ve dhe talibanëve në nivelin më të lartë

Publikuar në Shk. 27, 2019, 12:50 a.m.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe talibanëve kanë filluar bisedimet me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për konfliktin 17 vjeçar në Afganistan, në nivelin më të lartë gjer tani, ndërsa për vendin e takimit e kanë zgjedhur Dohën në Katar.“Mulla Abdyl Gani Baradari ka arritur në Doha dhe do të merr pjesë në bisedimet paqësore me të dërguarin amerikan Zalmaj Halilzaden”, ka deklaruar burimi anonim.

Bisedimet do të zgjasin katër ditë, ndërsa mulla Bardari i cili muajin e kaluar është emëruar shef i zyrës politike në Katar, ka arritur në Doha nga Pakistani, në të cilin ishte vite me radhë. Informata për drekë pune me Baradarin ka konfirmuar edhe i dërguari amerikan Halilzadeh, dhe se mund të konkludohet se bëhet fjalë për takimin e dy palëve në nivelin më të lartë nga fillimi i përpjekjeve paqësore për zgjidhjen e luftës në Afganistan.

“Kjo është hera e parë që po takohemi, Bisedimet mund të fillojnë. Halilzadeh më parë ka paralajmëruar ardhjen e tij në Doha për t’u takuar me përfaqësuesit zyrtar të talibanëve.”Ky do të ishte çast i rëndësishëm. Tani fillon puna serioze”, ka shtuar ai. Fakti se për herë të parë në bisedime merr pjesë edhe Abdyl Gani Baradari, i afërt me udhëheqësin e talibanëve mulla Hibatullah Akhundzadi, inkurajon shpresën e madhe.

Abdyl Gani Baradari të cilin e kanë konsideruar dorën e djathtë të ish liderit talibanez mulla Omerit, i cili ka vdekur në vitin 2013, ishte i burgosur më 2010 në Pakistan dhe është lëshuar në liri në vitin 2018.”Atë që zëvendësi i liderit talibanez po merr pjesë në bisedime tregojnë se kësaj here palët janë serioz”, ka vlerësuar për AFP analisti afganistanez Ahmed Sajadi.

Në bisedimet gjashtëditore në fund të janarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talibanët kanë arritur marrëveshje parimore me të cilin talibanët kanë premtuar se Afganistani nuk do të jetë strehë për sulmet terroriste në shtetas të huaj, por ka munguar plani i caktuar kohor për tërheqjen e ushtarëve amerikan.



Burimi : ePogledi