Protesta kundër Izraelit në Bahrein

Publikuar në Shk. 26, 2019, 12:21 a.m.

Në kohën kur Bahreini intensifikoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tij me regjimin sionist, populli i vendit mbajti një tubim dhe deklaroi se ata ishin kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist.

Populli mbajti  demonstrata për të kundërshtuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe për t'u përmbajtur hakmarrjes së dëshmorëve në Bahrein.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në qytetet e Abu Seyyeba dhe Al Shakhura, dhe protestuesit deklaruan se ishin kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist.

Këto demonstrata u zhvilluan pasi Ministri i Jashtëm i Bahreinit mori pjesë në Samitin e Varshavës së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe disa zyrtar arab.

Pas takimit, në një video të publikuar  në faqen e tij personale në YouTube, ministri i punëve të jashtme të Bahreinit kishte thënë se: “Vendet arabe e shihnin çështjen palestineze si problemin më të rëndësishëm që duhej ta trajtonin, por më pas, e pamë që ekziston një problem tjetër më i madh që buron nga Republika Islamike e Iranit.”



Burimi : Rast Haber