India dënon ashpër sulmin terrorist në Sistan-Balukistan, në Iran
Ambasada e Indisë në Teheran dënon ashpër sulmin terrorist në sektorin Khash-Zahedan të provincës Sistan-Baluchistan në Iran në natën e 13 shkurtit 2019.
"Terrorizmi, në të gjitha format dhe manifestimet e tij, është dënuar dhe autorët e krimeve të tilla duhet të sillen para drejtësisë në mënyrë të shpejtë dhe pa dallim," tha ambasada në një deklaratë.
"Ne i shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave, popullit dhe qeverisë së Republikës Islamike të Iranit. Ne dëshirojmë shërim të shpejtë të atyre që janë plagosur", thuhet në deklaratë.
Një vetëvrasës, sipas raporteve të medias, kishte në shënjestër të mërkurën një autobus të Gardës Revolucionare të Iranit, duke vra 27 dhe plagosur 20.
Burimi : ISNA