Borxhi publik i SHBA-ve 22.000 miliard dollar

Publikuar në Shk. 14, 2019, 3:57 a.m.

Borxhi publik i SHBA-ve ka kaluar kufirin e ri duke arrit për herë të parë në më shumë se 22.000 miliard dollar.

Raporti ditor i Ministrisë së financave, publikuar të martën, tregon se borxhi i gjithëmbarshëm publik është 22.010 miliard dollar në raport me 19.950 miliard dollar, i cili ishte në çastin kur presidenti i ri amerikan Donald Trumpi ka marr detyrën me 20 janar të vitit 2017.

Shuma e borxhit është rritur nga koha kur është aprovuar zvogëlimi i tatimit në vlerë prej 1.500 miliard dollar në janar të vitit 2017, pas vendimit të vitit të kaluar të Kongresit për rritjen e konsumit në programet ushtarake  të  brendshme dhe të jashtme. Borxhi shtetëror është përmbledhja e deficiteve buxhetore vjetore.

Zyra e Kongresit për rritjen e buxhetit(CBO) parasheh se deficiti i sivjetshëm do të jetë 897 miliard dollar, që është rritje për 15,1% në raport  me zvogëlimin e vitit të kaluar prej 779 miliard dollar amerikan.

CBO parasheh se deficiti do të vazhdojë të rritet për 1.000 miliard dollar në vit, duke filluar prej vitit 2022, dhe se këto rritjet asnjëherë nuk do të jenë më të vogla se kjo shumë gjer në vitin 2029.

Në këto kryesisht do të ndikojnë shpenzimet në rritje të financimit të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale(Medicare), duke marr parasysh në pensionimin masiv të pjesëtarëve të brezit të lindur pas Luftës së dytë botërore.

Përkundër nivelit të rritjes së borxhit federal, shumë ekonomistë konsiderojnë se rreziqet janë të vogla  dhe tregojnë në shkallën aktuale amatore, të cilët janë edhe më tutje jonormal  të ulëta ndaj standardeve historike.

Por, disa ekspert buxhetor tërheqin vërejtje se gjithnjë e më i lartë borxhi shtetëror paraqet rrezikun e konsiderueshëm për qeverinë pasi që do të mund të rëndojnë  se në ndonjë krizë eventuale financiare të përgjigjet me zvogëlimin e tatimit apo rritjes së konsumit.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS