Irani është mbështetësi më i madh i rezistencës palestineze

Publikuar në Shk. 10, 2019, 2:56 a.m.

Hidir Habib, një anëtar i rangut të lartë të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, ka thënë se me realizimin e Revolucionit Islamik, Irani ka marrë një pozicion në problemet e umetit, veçanërisht në rastin e çështjes palestineze.

Hidir Habib, një anëtar i rangut të lartë të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, ka thënë se me realizimin e Revolucionit Islamik, Irani ka marrë një pozicion në problemet e umetit, veçanërisht në rastin e çështjes palestineze.

Zyrtari i Xhihadit Islamik, i cili dha një intervistë për faqen e lajmeve "Al-Ahd”, ka thënë se fjalimi i Imam Humeinit në lidhje me atë se ‘Izraeli është një kancer dhe se për të arritur paqen, Islami dhe veçanërisht bota islame, nuk ka zgjidhje tjetër po të shpëtoj nga ky kancer’, është një nga ligjërimet e tij themelore në procesin e themelimit të Revolucionit Islamik dhe se tashmë është duke u vepruar në përputhje me këtë fjalim.

Habib u shpreh se: “Pas revolucionit, Irani u bë përkrahësi më i madh i rezistencës palestineze kundër armikut sionist”, duke shtuar se: “Irani e kuptoi se formimi sionist është një rrezik i madh për rajonin dhe se është e nevojshme të punohet me gjithë forcën për të larguar këtë kancer nga trupi i ummetit.”

Hidir Habib u shpreh se Irani ka ruajtur pozicionin e tij si një palë në çështjen palestineze dhe se po vazhdon të mbështesë çdo grup rezistence, pavarësisht nëse ka identitet islamik apo jo, si dhe shtoi se Imam Humeini kishte njoftuar se rezistenca ka qenë pranë çështjes palestineze që nga momenti i parë i revolucionit dhe se flamuri i Izraelit në ambasadë ishte hequr dhe në vend të tij ishte ngritur flamuri i Palestinës.

Hidir Habib po ashtu u shpreh se kjo mbështetje e Iranit ndaj çështjes palestineze, nuk është një mbështetje e kushtëzuar apo mbështetje që synon të kontrollojë  grupet palestineze, ndërsa në lidhje me marrëveshjen e shekulit, ai u shpreh kështu: “Ne si Lëvizje Islamike e Xhihadit, qëndrojmë pranë Iranit dhe e bojkotojmë marrëveshjen. Synimi i i kësaj marrëveshjeje është Irani, Umeti Islamik dhe bota arabe. Po përpiqemi ta bëjmë këtë marrëveshje të dështojë. Kjo marrëveshje do të dështojë për shkak të vendosmërisë dhe rezistencës së popullit palestinez kundër armikut sionist, rezistencës libaneze dhe gjithë rezistencës që ka dalë kundër SHBA-së dhe Izraelit.”

Anëtari i Frontit të Çlirimit të Popullit të Palestinës: Revolucioni islamik ndryshoi plotësisht qëndrimin e Iranit

Anëtari i Byrosë Politike të Frontit të Çlirimit të Popullit të Palestinës, Kayed al Gul u shpreh kështu: “Revolucioni Islamik, së bashku me ndryshimin e qëndrimit të Iranit, ka shkaktuar një transformim të madh në rajon. Administrata e Damaskut ka qenë armik i popullit palestinez dhe popujve të Umetit, mdërsa me armiqtë sionist ka qenë armik. Nga ana tjetër, Republika Islamike ka qenë përkrahëse e popullit palestinez duke vënë një qëndrim të kundërt. Ajo mbështeti grupet e rezistencës.”

Al Gul, i cili dha një intervistë ekskluzive për kanalin e lajmeve Al Ahd, përcolli urimet e tij me rastin e 40 vjetorit të Republikës Islamike, duke u shprehur se: “Një nga blloqet ndërtuese të Revolucionit iranian është të mos njohë armikun sionist dhe ta definojë atë në statusin e armikut. Duke vepruar në përputhje me këtë parim, Irani kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme për popullin palestinez jo vetëm politikisht por edhe materialisht. Ai mbështeti dhe forcoi grupet e rezistencës të cilët zhvillonin luftë të armatosur kundër forcave pushtuese. Neasnjëherë nuk e ndjem se Irani është duke u përpjekur për të ushtruar presion mbi ne. Irani shumë herë e ka shprehur mbështetjen e tij për popullin palestinez dhe grupet e rezistencës.”

Al Gul u shpreh se një qëndrim i përbashkët politik brenda boshtit të rezistencës është i domosdoshëm kundër rrezikut të Traktatit të Shekullit i cili synon të zhduk çështjen palestineze dhe të legjitimojë përpjekjet për normalizim me sionistët, dhe se për lëtë arsyje, ekziston një qëndrim dhe koordinim i përbashkët politik brenda boshtit të rezistencës, si dhe shtoi se ende nuk është formuar ndonjë plan i përbashkët se si të luftohet kundër marrëveshjes.

Gul u shpreh se të gjithë duhet të bashkojnë përpjekjet e tyre kundër Marrëveshjes së Shekullit, duke i menduar së pari interesat e vendit të vet, e pastaj edhe ato të ummetit dhe të çështjes palestineze, si dhe theksoi nevojën për të krijuar një rezistencë kundër kësaj marrëveshjeje me aksin e rezistencës dhe forcat e tjera në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.



Burimi : Rast Haber