Vatikani dhe Al Azhar nënshkruajnë dokumentin e 'luftës kundër ekstremizmit'

Publikuar në Shk. 8, 2019, 4:47 a.m.

Al Azhar dhe Vatikani kanë nënshkuar dokumentin "Vëllazëria Njerëzore" për të luftuar ekstremizmin.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, institucioni Al Azhar dhe  udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe Presidenti i Vatikanit, Papa Françesk kanë nënshkuar dokumentin "Vëllazëria Njerëzore" për të luftuar ekstremizmin  në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Në dokumentin i cili miratoi një kulturë të bashkëpunimit dhe dialogut bazuar në përgjegjësinë fetare dhe morale, u kërkua nga krerët e botës, politikëbërësit ndërkombëtarë dhe ekonomia që të punojnë për "përhapjen e kulturës së tolerancës, bashkëjetesës dhe paqes, për të ndaluar luftërat aktuale, konfliktet, kolapsi kulturor dhe moral në botë".

Në dokument po ashtu u paralajmërua edhe kundër terrorizmit me ekstremizmin fetar dhe nacionalist.

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe Presidenti i Vatikanit, Papa Françesk kishte ardhur për herë të parë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi me ftesën e princit të kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.



Burimi : Sputnik News