Revolucioni Islamik i Iranit ndryshoi rrjedhën e historisë

Publikuar në Shk. 7, 2019, 3:30 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes libaneze Hezbollah, ka thënë se: “Revolucioni Islamik i Iranit, i udhëhequr nga Imam Khomeini, ka ndryshuar rrjedhën e historisë.”

Seyyid Hasan Nasrullah ka bërë një fjalim në lidhje me zhvillimet aktuale.

Lideri i Hezbollahut vuri në dukje deklaratat e fundit të kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanjahut, dhe u shpreh se: “Armiku sionist, dhe në veçanti, Benjamin Netanjahu, duke bërë pretendime të rreme dhe joreale, po përpiqet të tregoj qeverinë aktuale libaneze si të ishte qeveria e Hezbollahut. Dhe disa prej tyreveprojnë në drejtim të këtyre fjalëve të pakushtëzuara në Liban. Por e vërteta është se ky pretendim është një gënjeshtër e plotë.”

Nasrullah vazhdoi kështu: Qëllimi i pretendimit të Netanyahut se qeveria libaneze është e sunduar nga Hezbollahu është të nxisë vendet e Amerikës, Evropës dhe rajonit kundër qeverisë libaneze. Administrata aktuale libaneze i takon të gjithë popullit tonë. Secili duhet të kryejë detyrat e tyre në këtë qeveri.

Duke folur në lidhje me ditët e fitorës së Revolucionit Islamik të Iranit,  Seyyid Hasan Nasrullah u shpreh kështu: “Revolucioni Islamik i Iranit, i udhëhequr nga Imam Khomeini, ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Ky revolucion ka një lidhje të drejtpërdrejtë me fatin e Palestinës, Rezistencës dhe rajonit.”

Nasrullah theksoi se përvjetori i 40-të i Revolucionit Islamik duhet të organizohet në një mënyrë shumë spektakolare, duke shtuar se: “40 vjetori i Revolucionit Islamik të Iranit tregon se të gjitha komplotet e SHBA-së dhe aleatëve të saj janë mposhtur.”



Burimi : Mehr News Agency