Hashdi Shabi: Ne nuk lejuam ushtarët amerikan në Mosul

Publikuar në Shk. 4, 2019, 3:41 a.m.

Duke folur për Sputnik, komandanti i Hashdi Shabit, Zeki Muratli u shpreh se ata nuk i kanë lejuar  ushtarët amerikan në automjete të blinduara që të hyjnë në Mosul.

Muratli tregoi se ushtarët amerikanë që donin të hynin në Mosul në mesditë u penguan me automjete të blinduara dhe me armë të rënda. Ai vuri në dukje se ata nuk e dëshirojnë në Irak, SHBA-në të cilën e shohin si pushtuese dhe armike.

Ndërsa komandanti i operacioneve të Hashdi Shabit, Haxhi Rezwan Elanzi u shpreh se: “Ne e shohim këtë aktivitet të amerikanëve si një shkelje të qëllimshme. Kjo ka bërë që forcat e Hashdi al Shabit të jenë armiqësore ndaj mobilitetit të amerikanëve. Ne i mbyllëm rrugët dhe i penguam ata që të hyjnë në Mosul dhe i paralajmuam drejtpërdrejt.”



Burimi : Sputnik News