Regjimi i Bahreinit dënon me vdekje kundërshtarët

Publikuar në Shk. 3, 2019, 12:43 a.m.

Gjykata e Bahreinit ka njoftuar se për krime të ndryshme, 23 qytetarë të këtij vendi janë dënuar me burg të përjetshëm, me dëbim dhe me vdekje.

Është njoftuar se gjykatat e  regjimit të Al i-Khalifës kanë dënuar me vdekje një qytetarë të Bahreinit për pjesëmarrje në aktet terroriste si dhe  22 qytetarë të tjerë me burgim të përjetshëm dhe me dëbim.

Raportohet se gjykatat e  regjimit të Al i-Khalifës, për akuza boshe dhe për arsye të pajustifikuara dhe të paligjshme, kanë dënuar qytetarët e Bahreinit me dënime të ndryshme, përfshirë edhe dënimin me vdekje dhe dëbimin.

Organizatat ndërkombëtare kanë dënuar qëndrimin e dhunshëm të regjimit të Al i-Khalifës ndaj aktivistëve që vepronin në sferat politike dhe shoqërore në Bahrein.

Që nga 14 shkurti 2011, populli i Bahreinit ka filluar një revolucion popullor kundër regjimit të Khalifës.



Burimi : Rast Haber