IRGC-ja Dhe Oficerët Libanezë Të Hizbullahut Janë Duke Na Udhëhequr Në Luftën Tonë Kundër Forcave Amerikane Që Nga Viti 2004

Publikuar në Shk. 1, 2019, 12:05 a.m.

Shejh Ekrem El-Kaabi Udhëheqësi i Milicisë En-Nuxheba: IRGC (Trupat e Gardës Revolucionare Islame) dhe oficerët libanezë të Hizbullahut janë duke na udhëhequr në luftën tonë kundër forcave amerikane që nga viti 2004: “Ne filluam që të përdornim shpërthyes blindshpues (EFP)... Ata mund të shpërthenin brenda tankut, ata e shkatërronin tankun dhe mund të vrisnin të tërë amerikanët të cilët gjendeshin brenda”.

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm i Milicisë En-Nuxheba në Irak dha një reportazh më 1 janar 2019 në En-Nuxheba TV në rrjetin televiziv të internetit të organizatës. El-Kaabi tha se IRGC-ja dhe Hizbullahu libanez kishin ndihmuar micilitë shiite që të luftonin kundër forcave amerikane që në fillim të vitit 2004. Gjithashtu ai rrëfeu hollësitë e betejës së Nexhefit të vitit 2004 të zhvilluar midis forcave amerikane dhe atyre irakiane dhe ushtrisë së milicive të Ushtrisë së Mehdiut, në të cilën 13 ushtarë amerikanë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Ai kumtoi se IRGC-ja dhe oficerët e Hizbullahut ishin të pranishëm në terren dhe se kishin ndihmuar Ushtrinë e Mehdiut në betejë. Sërish El-Kaabi shtoi se kur beteja e Nexhefit kishte mbaruar, ai kishte udhëtuar në Liban dhe kishte takuar Sejjid Hasan Nasrullahun dhe Imad Mugnijjen, të cilët i kishin kërkuar atij të dhëna për këtë betejën. Rishtas sipas El-Kaabit, Nasrullahu dhe Mugnijje i kishin vënë në urdhrin e tij të tëra aftësitë dhe përvojat e tyre. Ai vazhdoi që të të përshkruante se si milicitë e En-Nuxhebasë kishin filluar që të përdornim shpërthyes blindshpues (EFP) si dhe shpërthyes të bërë me dorë (IED) kundër tankeve M1 Abrams amerikane në Irak.

“Vëllezërit nga IRGC-ja dhe nga Hizbullahu na ndihmuan në betejën në Nexhef. Madje dhe në qytetin Sadr kishte këshilltarë iranianë”.

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Sot ne po luftojmë kundër një politike: politikës se regjimeve amerikane dhe angleze, ose shkurtimisht kundër asaj të pushtimit sionist... Sionistët përbënë një ushtri me qëllim që të krijonin një shtet artificial dhe një popull të rremë. Pra të tëra forcat dhe të tërë izraelitët të cilët gjenden në trojet e Palestinës janë pushtues, madje edhe foshnjat e porsalindura, nuk ka përjashtime për këtë. Ata përbëjnë një ushtri të sjellur nga pushtuesit anglezë, të cilët pasi i kanë bindur kanë arritur që të krijojnë këtë tumor kanceroz dhe e kanë mbjellur në të tërë rajonin.

“Dëmi i shkaktuar amerikanëve (në Irak) ishte jashtë mase i madhe”.

Prezantuesi: “A keni mbledhur ndonjë statistikë?”

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Epo kishte shkëmbime intensive të zjarrit dhe ne ishim të detyruar që t’i mbanin ata nën shënjestër me IED-të, por si pasojë e armaturës së blinduar në -tanket e M1 Abrams dhe automjetet e tjera- dëmi i shkaktuar ishte shumë i lehtë. Megjithatë kur tanket M1 Abrams u përballën me pesë nga muxhahidët tanë në Varrezat e Nexhefit varrezat (në 2004)... Pavarësisht qenies në zotërim të automjeteve të blinduara dhe teknologjive bashkëkohore, tankistët dhe ekipet e tyre nuk mund të gjenin guxim për të ecur përpara. Ata do të ktheheshin pas dhe do të parapëlqenin që të largoheshin së bashku me tanket e tyre”. 

Prezantuesi: “Si pasojë e shpirtit tonë luftarak...”

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Po si dhe nga mungesa e kësaj të fundit në anën tjetër... Kjo ishte mëse e dukshme, sepse atje ishte një fushë e vogël. Ju mund të ngjiteni në minaren e Xhamisë Emir Al-Muminini dhe nga atje mund të shihni lëvizjen e njësiteve dhe të tankeve, sepse atje ishte një vend i lartë. Me të vërtetë ishte e çuditshme të shihje shkatërrimin e një tanku nga ana e pesë njerëzve tanë të cilët po qëllonin me automatikë PK. Pra ishte e qartë se morali në anën tjetër ishte përtokë. Pas të tëra këtyre betejave, ne e kuptuam se kishim nevojë për një metodë të re, veçanërisht pasi vëllezërit nga IRGC-ja dhe Hizbullahu na ndihmuan në betejën e Nexhefi... Madje dhe në qytetin Sadr kishte këshilltarë iranianë. Aty ishte një oficer i IRGC-së i quajtur Ebu Ali me rrënjë nga Ahuadi i cili fliste pastër arabisht. Ai ishte me ne në Nexhef dhe na ndihmoi me dhënien drejtim të betejës dhe na dha këshilla themelore dhe të rëndësishme për të cilat kishim shumë të nevojë”.

“Ne e kuptuam se do të kishim rezultate më të mira, nëse do t’i përdornim më me zotësi këtë aftësi dhe ekspertizë. Një vëlla i quajtur Ebu Turab ishte i njohur nga ana e të tërë vëllezërve në Ushtrinë e Mehdiut. Për më tepër ai ishte me ne edhe në Bagdad. Ky vëlla nga Hizbullahu ishte i specializuar në inxhinieri dhe kishte shumë përvojë në lidhje me çështjet e luftës. Ai stërviti shumë nga vëllezërit tanë. Dr. Xhesim El-Abadi kryeinxhinjeri ynë i cili ra dëshmor në Nexhef, ishte ndër të parët i cili u stërvit nga ana e vëllezërve tanë nga IRGC-ja dhe Hizbullahu. Shkurtimisht ne e kuptuam se punët do të ecnin për mbarë nëse do të përftonim më shumë aftësi. Morali ynë ishte i lartë. Muxhahidët tanë ishin të gatshëm që të bënin flijime. Kështu që ne vendosëm që të ndiqnim këtë udhë dhe të përftonim një numër të madh përvojash. Për këtë arsye ne zhvilluam marrëdhëniet tona me vëllezërit tanë në IRGC dhe në Hizbullah. Si IRGC-ja dhe Hizbullahu ishin të hapur në çdo çështje me ne”.

“Ne filluam që të përdornim shpërthyes blindshpues (EFP)... Ata mund të shpërthenin brenda tankut, ata e shkatërronin tankun dhe mund të vrisnin të tërë amerikanët të cilët gjendeshin brenda”.

Prezantuesi: “Pra me këtë filloi njohja juaj me sekretarin e përgjithshëm të Hizbullahut?

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Po. Pas betejës së Nexhefit unë kreva një vizitë në Liban duke kaluar nëpërmjet Sirisë dhe atje takova për herë të parë Sejjid Hasan Nasrullahun. Vëllezërit (nga Hizbullahu) nuk fshehën asnjë të fshehtë nga ne. Ata na përgatitën ndihmën me vitet e tyre të përvojës të cilat ata kishin. Ata e përmblodhën këtë përvojë dhe na rrëfyen të tëra imtësitë dhe në të vërtetë kjo na udhëhoqi në ndryshime madhështore në qëndresën tonë në terren”.

(...)

“I ndjeri Imad Mugnijje mori pjesë në orët e vona në takimin tonë-me Nasrullahun.Në fakt ky i fundit dhe Mugnijje kërkuan që unët’u jepja të dhëna  për betejën e Nexhefit (në lidhje me ngjarjetdhe shpërndarjen e njësiteve dhe mjeteve). Madje Mugnijje më kërkoi që unë t’i rrëfeja duke vizatuar në një dërrasë të zezë gjithçka, në këtë mënyrë ata do të kishin një ndjenjë rreth asajse çfarë kishte ndodhur në terren. Kështu që unë ua bëra të qartë të tëra hollësitë. Nasrallahu ishte... Natyrisht se të tëra këto ndodhën në takimin e dytë. Takimi i parë ishte një takim zyrtar fillestar. Pastaj -gjatë kohës kur isha ende në Liban- u mbajt takimi i dytë. Që të dy si Nasrullahu dhe Mugnijje ishin të dashur dhe të afërt me ne. Që të dy na pohuan se ishin munduar qëtë krijonin kontakte me ne shumë herë para ngjarjeve në Nexhef dhe nëse do t’ia kishin dalë mbanë atëherëne do të ishim në gjendje që të korrnim fitore më të mëdha dhe të ndryshonim ndjeshëm drejtpeshimin e forcave. Por ata thanë se ky ishte përcaktimi i Allahut dhe se Hizbullahu nuk do të kursente asgjë nga ne. Ata thanë: “Të tëra aftësitë dhe përvojat tona janë në urdhrin tuaj”.

(...)

“Ne në fillim përdorëm predha të vjetra anti-ajrore për të prodhuar IED. Ato ndonëse shkaktonin një shpërthim të madh, me zë të lartë dhe tym të dendur, ato kishin shumë pak ndikim mbi automjetet e rënda të blinduara amerikane. Shpimii këtij blindi nuk ishte një punë e lehtë. Megjithatë më vonë IED-të tona u përmirësuan.Ne filluam që të përdornim shpërthyes me fuqi shpimi. Këto lëndë nuk do të shkaktonin një zë të lartë dhe tym të dendurpor do të mund të futeshin thellë brenda tankut duke shpuar një vrimë të caktuar në blind. Ata mund të shpërthenin brenda tankut, ata e shkatërronin tankun dhe mund të vrisnin të tërë amerikanët të cilët gjendeshin brenda”.

“IRGC-ja dhe Hizbullahu kanë përftuar përvojë madhështore gjatë qëndresës kundër pushtimit amerikan dhe pushtimit të ISIS-it”.

Prezantuesi: “Kështu që ju e mposhtët makinënamerikane të luftës”.

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Po kjo është e vërtetë… Kjo shkaktoi frikë të madhe për ta...”

Prezantuesi: “Amerikanët...”

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Kjo shkaktoi frikë të madhe në mesin e ekipeve të tankeve Abrams, sepse ata nuk mund t’i mbronte më as armatura e tankeve të tyre”.

(...)

“IRGC-ja dhe Hizbullahu kanë përftuar përvojë madhështore gjatë qëndresës kundër pushtimit amerikan dhe pushtimit të ISIS-it. Gjatë pushtimit të ISIS prania e këtyre vëllezërve u bë zyrtare”.

(...)

“Sipas thashethemeve ambasadori i ri amerikan (Matthew Tueller) i cili po vjen në Irak, ka shërbyer si ambasador në Jemen më parë. Ky i fundit është i specializuar në çështjet e kryerjes së vrasjeve dhe në ndezjen e luftrave farefisnore dhe sektare, sepse ai nuk ka patur sukses në Jemen...”

Prezantuesi: “Ai po vjen për të provuar fatin e tij në Irak...”

Shejh Ekrem El-Kaabi Sekretari i Përgjithshëm: “Ai dështoi për shumë arsye në Jemen dhe gjithashtu do të dështojë edhe në Irak”.



Burimi : Medya Şafak