Myslimanët në Britani duhet të duan NATO-në

Publikuar në Shk. 1, 2019, 12:03 a.m.

Hakerët e grupit Anonymous kanë publikuar serinë e re të dokumenteve të cilët kanë rrjedh nga rrjeti i shquar sekret në Britaninë e Madhe. Seria e dokumenteve të reja përveç tjerash zbulon se si të sqarohet myslimanëve në Britaninë e Madhe” pse NATO-ja është e rëndësishme”. Dokumentet flasin pse është e rëndësishme “të arsimohen”myslimanët për paktin NATO.

“Pjesëmarrja e NATO-së në vendet me shumicë myslimane, sikurse që janë Afganistani, Iraku dhe Siria tregojnë se shumica e myslimanëve thjeshtë është armiqësisht e disponuar kundër paktit veriatlantik dhe konsiderojnë se NATO-ja është armik i islamit dhe myslimanëve”, thotë autori, duke akuzuar se çelësi i gjendjes aktuale është në “padijeninë” e myslimanëve.

Në vend të saj, sipas dosjes, myslimanët, e sidomos pjesëtarët e rinjë të tyre të grupeve etnike më Mbretërinë e Bashkuar, të cilët veç konsiderohen ”problematike”  do të duhej të mësohen se ”NATO-ja është organizata ndërkombëtare intervenuese e cila është e përkushtuar  për parandalim të luftërave dhe konflikteve, dhe si e tillë   luan rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin dhe sjelljen e paqes së përhershme në botë”.

Zgjidhja është të sigurohet ndikimi “me udhëheqës me ndikim të bashkësisë dhe me seminare për të rinjë”, dhe të sponsorohen një varg seminare në tërë Britaninë e Madhe  për të diskutuar rreth temave nga sheriati e gjer te rregullat e pranuara të veshjes, por në esencë janë të orientuara në shkatërrimin e ndjenjës së tensionit dhe frikës, mosbesimit dhe urrejtjes  ndaj paktit veri-atlantik të NATO-së.

“Njerëzit do të jenë të trimëruar të bisedojnë me miqtë dhe familjet e tyre për mirëkuptimin e rolit të NATO-së në konflikte globale, duke përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare në hapësirat e katastrofave natyrale”, ceket në dokument. Përveç kësaj, sugjerohet që përpjekjet në kryerjen e ndikimeve veç në rrjedhë, por bëhet thirrje në krijimin “ e programit të mirë për resurse të cilët në kohë afatgjate do të gjenerojnë respektin për NATO-në”.



Burimi : SAFF