Muhamed Mahathir mohon akuzat për antisemitizëm
Qeveria e Malajzisë ka ndaluar ardhjen e sportistëve izraelit në kampionatin botëror të notit për para olimpikët. Dje Komiteti ndërkombëtar para olimpik në mbledhjen e mbajtur në Londër ia mori Malajzisë organizimin e garave të cilat do të duhej të mbaheshin në korrik të këtij viti në Malajzi.
Kryeministri malajzias Muhamed Mahathir në këndin e vet të rrjetit social ka publikuar tekstin me titull”Shtet gjenocidial”, i cili ishte përgjigje kritikëve ndaj vendimit të tij për ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve izraelit në garat e planifikuara që do të mbaheshin në korrik të këtij viti në Malajzi. “Izraeli është themeluar në pjesën e vendit palestinez pa organizimin e referendumit ose plebishitit. Palestinezët janë dëbuar nga shtëpitë dhe vendi i tyre pa kurrfarë dëmshpërblim”, ka përkujtuar kryeministri i Malajzisë Muhamed Mahathir .
Kryeministri malajzias Muhamed Mahathir më tej ka shkruar se krejt bota është dëshmitar i keqtrajtimit të palestinezëve, por avokuesit më të mëdhenj të sundimit të drejtës ndërkombëtare nuk po guxojnë të kritikojnë Izraelin duke e favorizuar atë.
“Çdo kush i cili kritikon Izraelin shpallet armik i hebrenjve. Malajzia nuk është shtet antisemit. Arabët poashtu janë me prejardhje semite. Kemi të drejtë të kritikojmë dhe të dënojmë praktikën johumane, jomorale dhe jolegale”, ka cek ai.
Muhamed Mahathir në tekst poashtu ka përkujtuar se zyrtarët e SHBA-së kanë ndaluar hyrjen shtetasve të pesë vendeve myslimane, ndërsa Hungaria, Polonia dhe Çekia kanë ndaluar pranimin e imigrantëve mysliman.
“Edhe ne kemi të drejtë të mos lejojmë hyrjen e shtetasve izraelit. Izraeli është shtet i cili meriton të jetë i akuzuar. Jemi të vetëdijshëm se Izraeli ka mbështetje të madhe në botë dhe ne mundemi vetëm të mos pranojmë atë shtet. Bota e cila na akuzon për shkak të ndaljes së hyrjes së izraelitëve me të drejtë themi se është dyfytyrëshe”, ka porositur Muhamed Mahathir.
Krahas kësaj, kryeministri malajzias Mahathir ka porositur dje në Kuala Lumpur se Komiteti ndërkombëtar para olimpik ka të drejtë të merr Malajzisë nikoqirllëkun e garave, por kjo nuk është kurrfarë humbje për këtë vend. Ai ka thënë se Malajzia do të organizojë gara tjera sportive.
Burimi : GlobalCir