Në Bahrein qindra fëmijë janë në burg

Publikuar në Jan. 25, 2019, 12:57 a.m.

Institucioni për të Drejtat e Njeriut "SELAM” ka njoftuar se në burgjet e regjimit Al Khalifa në Bahrein po mbahen të burgosur qindra fëmijë, nën arsyetimin e krimeve politike.

Sipas një raporti të IRNA, Institucioni për të Drejtat e Njeriut "SELAM” ka njoftuar në një raport, se regjimi i Bahreinit i ka detyruar fëmijët të flasin, duke përdorur dhunë dhe presion.

Sipas këtij lajmi, në muajin gusht të vitit 2018, regjimi i Bahreinit ka marrë deklaratë nga 108 fëmijë të Bahreinit, duke përdorur dhunë ndaj tyre, shumica e këtyre fëmijve tani ndodhen në burg, të privuar nga objektet shëndetësore dhe duke u mbajtur në kushte shumë të vështira.

Në lajme thuhet se regjimi i Bahrejnit i përdori fëmijët për hakmarrje politike, ndërsa ata të cilët kishin lindur gjatë procesit të ndalimit politik të etërve të tyre, u privuan nga të drejtat e tyre të shtetësisë.

Po ashtu raportohet se që nga viti 2012, 804 qytetarëve të Bahreinit u janë anuluar të drejtat e shtetësisë, ndërsa e drejtat e shtetësisë së 298 prej tyre, është anuluar vitin e kaluar.



Burimi : Rast Haber