Deputeti irakian: SHBA po i dërgon në Irak anëtarët e Muxhahidëve të Popullit

Publikuar në Jan. 19, 2019, 2:01 a.m.

Deputeti irakian  Mohammad al Beldavi tha se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të sjellin në Irak anëtarët të organizatës terroriste Muxhahidët e Popullit.

Deputeti irakian  Mohammad al Beldavi tha se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të sjellin në Irak anëtarët të organizatës terroriste Muxhahidët e Popullit.

Mohammad al Beldavi, një anëtar i koalicionit, ka thënë se me tërheqjen e saj nga Siria, Amerika ka filluar të sjell në Irak anëtarët e organizatës terroristetë quajtur  Muxhahidët e Popullit, me veprim në Iran.

Deputeti irakian al Beldavi deklaroi se anëtarët e Muxhahidëve të Popullit, të cilët u sollën në Irak, u vendosën në bazat ushtarake amerikane në veri të Irakut dhe filluan trajnimin e tyre.

Mohammad al Beldavi tha se pasi SHBA-ja njoftoi se do të tërhiqet nga Siria, ajo  filloi të vinte zjarr në rajon dhe të ndërmerr hapa të mëtejshëm për të përkeqësuar stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë në përgatitje të një komploti të madh, deputeti al Beldavi deklaroi se pasi u bartën në Irak, anëtarët e organizatës terroriste Muxhahidët e Popullit u armatosën dhe u stërvitën.

Duke ftuar të gjithë udhëheqësit politikë të Irakut që të merren me këtë çështje, deputeti Al Beldavi bëri thirrje për të parandaluar destabilizimin e vendeve fqinjë që ndihmuan Irakun në luftën kundër terrorizmit.



Burimi : Tesnim News Agency