Nuk do të shtypet më bankënota prej 500 eurosh

Publikuar në Jan. 6, 2019, 1:31 a.m.

Me qëllim që të parandaloj aktivitetet ilegale, Eurozona ka vendosur të mos shtyp më bankënota prej 500 eurosh.

Sipas njoftimit nga Banka Qendrore Evropiane (ECB), 17 nga 19 shtetet anëtare do të ndalojnë shtypjen e këtyre parave nga 27 janari.

Austria dhe Gjermania do të vazhdojnë të shtypin këto para deri më 26 prill, por pas asaj date edhe këto vende do të ndalojnë shtypjen e bankënotave prej 500 euro.

Sipas statistikave të ECB-së, Vetëm 2.4 për qind e valutave qarkulluese përbëjnë bankënota prej 500 euro, ndërsa vlera e këtyre monedhave është mbi 20 për qind e të gjithë eurove në treg.



Burimi : Sputnik News