Qeveria Shqiptare: Rosa e Hutuar
Me këtë qëndrim, ata nuk e e morrën parasysh as Kanunin, as Besën, as Sheriatin. Dhe një personi të tillë pa Kanun, pa Besë dhe pa Sheriat, është e pamundur t’i thuhet "Arnavut/Shqiptar".
Një proverb turke e cila përshkruan njerëzit e marrë të cilët bëjnë punën e tyre mbrapsht, thotë kështu: Pata e hutuar nuk zhytet me kokë, por me të pasmet e saj. Veprimet e qeverisë shqiptare ndaj politikës ndërkombëtare përputhen me atë që thuhet në këtë proverb.
Siç dihet, Shqipëria përjetoi një nga regjimet më të vështira në botë midis viteve 1945-1990. Në këtë periudhë, e cila mund të përmblidhet si Enver Hoxha në Shqipëri, shqiptarët u paralajmëruan vazhdimisht nga qeveritë socialiste të Shqipërisë rreth ambicieve imperialiste të institucioneve evropiane dhe atlantike dhe qëllimin e tyre për të sulmuar dhe pushtuar Shqipërinë në çdo kohë. Pasi regjimet e vendeve të Bllokut Lindor filluan të shembeshin një nga një në vitin 1989, Shqipëria rezistoi për një kohë dhe më në fund hapi dyert për institucionet dhe vendet europiane dhe ato të Atlantikut, të cilave më parë ua kishte mbyllur. Kur perëndimorët hynë në Shqipëri pa hedhur një plumb të vetëm, ata gjetën rreth 700,000 bunkerë, qindra aeroplanë, depo armësh sovjetike dhe kineze të mbushura me armë të lehta dhe të rënda të cilat i kishte shpërndarë Enver Hoxha, si dhe 4 milionë shqiptarë të gatshëm për të ikur menjëherë nga vendi. 28 vjet pas asaj kohe, mund të themi se në ëndrrën e tyre “Një Shqipëri si Evropa”, shqiptarëve nuk u ka mbetur as ushtri, as armë, as popull. Ushtria u bë simbolike. Dyqanet e armëve janë plaçkitur dhe shitur. Ndërsa populli i dërgohej perëndimit si punë e lirë. Popullsia e cila 28 vjet më parë ishte 4 milion, sot ra nën 3 milion. Bota perëndimore nuk e bëri Shqipërinë si Europën, por i ktheu shqiptarët në skllevër modernë. Kjo situatë solli shumë pyetje.
Ndërsa Shqipëria konsiderohet shtet sovran në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, si u bë realisht një vend nën mandatin amerikan? Si ndodhi që ambasadori amerikan në Tiranë me qëndrimin e guvernatorit rajonal. Cilave vështirësive iu nënshtruan shteti dhe populli shqiptar? Pse ky popull i cili posedon të gjitha llojet e burimeve, prej Preshevës e deri në Adriatik, filloi të veproj me udhëzimet e të huajve? Pse sistemi që demoralizoi demokratët dhe socialistët në politikën shqiptare, që i ngjante një pengese, gjithmonë dëmton vetë - identitetin e shqiptarëve dhe synon të joshë marshimin e tyre afatgjatë në histori? Dhe si rezultat i kësaj, si e kthyen Amerika dhe Evropa Shqipërinë në një vend mbeturinash?
Të gjithë e dinë se Amerika nuk shikon se cilit mendim apo besim i përkisni, por shikon se a i bindeni urdhërave të saj. Edhe nëse regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri u shemb, elementët e vërtetë të atij regjimi u pranuan nga hegjemonia amerikane dhe vazhduan të ekzistojnë me emra të rinj, imazhe të reja dhe një rrjet të ri marrëdhëniesh. Si pasojë e natyrshme e këtij pranimi, ambasadori amerikan gjithmonë, por gjithmonë ka vendosur se kush do të hyjë në politik, kush do të ngrihet, kush të votohet, kush do të qëndrojë larg, kujt do ti ndahen burimet e vendit, cilat televizione do të formohen dhe kush do t’i drejtojë ato, çfarë do të shkruajnë gazetat, cilat çështje do të diskutohen, cilët akademik mund të shërbejnë në universitete, kë do ta duan sshqiptarët dhe kë do ta kenë armik, kush do të jetë në pushtet në Parlamentin shqiptar. Njerëzit e përfshirë në politikën shqiptare më në fund e kthyen Shqipërinë në një mbeturinë. Shqipëria u shndërrua në një vend mbeturinash ku u hodhën dhe u deponuan edhe njerëzit e përdorur. Në këtë vend, ku marrëdhëniet mafiase janë bërë fytyra e dukshme e politikës zyrtare, janë mbrojtur jo vetëm organizatat kriminale lokale, por edhe zgjerimet e tyre. Megjithatë, Shqipëria ka përjetuar edhe përtej kësaj. Ajo u bo armike me një vend i cili ishte i vendosur të ketë marrëdhënie miqësore me të dhe këtë e bëri vetëm dhe vetëm me udhëzimet e ambasadorit amerikan, dhe për 30 vjet, mijëra militantë të një organizate që kryejnë veprime terroriste kundër këtij vendi janë vendosur në Shqipëri. Shqipëria kështu shkatërroi me dije dhe me dashje marrëdhëniet miqësore me Republikën Islamike të Iranit që është 2,500 kilometra larg. Shifrat në politikën dhe qeverinë shqiptare kanë shkuar më tej se ambasadori dhe qeveria amerikane, të cilët e kanë udhëzuar atë në armiqësi ndaj një shteti sovran dhe të pavarur duke deklaruar se ata e mbështesin organizatën terroriste në një mënyrë të hapur dhe të saktë dhe se duan të hyjnë në Teheran së bashku me terroristët. Sepse megjithë qëndrimin e njohur armiqësor të qeverisë amerikane ndaj Republikës Islamike të Iranit, politikanët dhe burokratët amerikanë thonë para publikut se ata nuk duan të përmbysin regjimin në Iran, por të ndryshojnë sjelljen e regjimit. Ndërsa politikanët shqiptar, me një qëndrim “më mbretëror se mbreti”, e kanë vendosur shtetin e Iranit në tabelën e synuar. Kjo duhet të konsiderohet si një shkujdesje dhe si arrogancë.
Kjo është një shkujdesje sepse ata i kanë marrë dhe i dhënë një mbrojtje “shtetërore” armiqëve të një vendi i cili nuk paraqet asnjë kërcënim ndaj Shqipërisë. Megjithatë, fakti se mijëra militantë të armatosur u morën nga kufijtë e Republikës Islamike të Iranit dhe u liruan në një vend mbeturinash në Ballkan, nuk përbënte ndonjë problem sigurie për Iranin. Përkundrazi, prania e këtyre militantëve të organizatave terroriste në Shqipëri nuk është kërcënim për ta. Ndërsa udhëheqësit e tyre së bashku me Meryem Rexhevin jetojnë në luks në hotelet me pesë yje të Evropës, këta njerëz të mbushur në një kamp në Shqipëri kanë potencial të dëmtojnë Shqipërinë përpara Iranit. Vetëm shefat fisnor vendas që veprojnë vetëm me udhëzimet e një guvernatori kolonial nuk mund ta kuptojnë ose ta injorojnë atë.
Ajo që bëjnë politikanët shqiptarë në të njejtë kohë është edhe arrogancë, sepse këta njerëz të cilët do të duhej të turpëroheshin për shkak se mirëpresin ata që njihen për aktivitetet e tyre terroriste kundër një shteti sovran, edhe nëse kanë marrë udhëzime për të ndarë diplomatët e Republikës Islamike të Iranit nga Shqipëria dhe nuk mund të mos i përmbushin ato, ata do të mund ti përmbushnin këto udhëzime të marra nga ambasadori amerikan në një mënyrë më të sjellshme dhe diplomatike. Kështu, ata do të kishin fshehur pak faktin se si shqiptarët ishin viktima të një sistemi mafioz. Ata nuk e vlerësonin mirëpritjen që bënë populli shqiptar dhe ndjeshmërin e tyre ndaj personave të cilët ofrojnë siguri qoftë edhe ndaj armikut, dhe e shkelën kulturën tonë mijëra vjeçare. Me këtë qëndrim, ata nuk e e morrën parasysh as Kanunin, as Besën, as Sheriatin. Dhe një personi të tillë pa Kanun, pa Besë dhe pa Sheriat, është e pamundur t’i thuhet "Arnavut/Shqiptar".
Siç mund të shihet, proverba turke shpreh pikërisht gjendjen e mësipërme. Pra udhëheqësit e Republikës së Shqipërisë po përpiqën të zhyten në arenën ndërkombëtare, jo me kokë, por me të pasmet e tyre.