Ish kryeministri i Irakut Ibadi: SHBA-ja nuk dëshiron t’i jap fund ISIS-it

Publikuar në Dhj. 13, 2018, 1:43 p.m.

Ish kryeministri irakian, Haider al-Ibadi tha se Irani e ka penguar për të dyten herë që të ulet në karrikën e  kryeministrisë.

Në një deklaratë të bërë në një kanal televiziv vendas, Haider al-Ibadi u shpreh se: “Unë mendoj se Irani për herë të dytë më pengoi të bëhem kryeministër sepse thashë se do të zbatojmë sanksionet e SHBA-së. Iranianët ishin shumë të frikësuar për këtë, kështu që ata mbështetën kryeministrin aktual (Adil Abdulmehdi).”

Ibadi u shpreh se ekziston një konflikt në Iran dhe për shkak të ndikimit të tij të fortë, ky është bartur edhe në Irak, duke shtuar se Iraku ishte ndikuar nga kjo gjë.

Duke vlerësuar qëndrimin e SHBA ndaj ISIS në Irak, Ibadi u shpreh: “SHBA-ja nuk dëshiron t’i jap fund ISIS-it. Veçanërisht, në vend që të reagohet ndaj ISIS-it në Andbar, SHBA kërkoi vendosjen e bllokadës.”



Burimi : Sputnik News