Uniforma të njëjta për imamët në Azerbajxhan

  • None
Publikuar në Qershor 3, 2014, mesnatë

     Një kod i unifikuar veshjeje për të gjitha figurat fetare do të vendoset  në Azerbajxhan, tha udhëheqësja e shërbimit për shtyp të Departamentit të  Muslimanëve të Kaukazit, Raghima Dadashova.


     Sipas saj, modele të uniformave të njëjta për figurat fetare janë punuar tashmë dhe janë dorëzuar për miratim në agjencinë përkatëse qeveritare.  


    Pritet që një mostër e vetme uniforme do të jepet edhe për të diplomuarit e kurseve të trajnimit të personelit të organizuara nga Departamenti i Muslimanëve të Kaukazit për figurave fetare.