U dha vendimi për Sheikh Ali Salman
Është liruar udhëheqësi i lëvizjes së Bahreinit, ‘Al Wefaq’, Sheikh Ali Salman, i cili u arrestua me dyshimin për spiunimin ndaj Katarit.
Është dhënë vendimi lidhur me rastin me të cilin për Sheikh Ali Salman është kërkuar burg nga 4 deri në 9 vjet, me akuzën për spiunim ndaj Katarit. Në sencën e bërë, gjykata urdhëroi lirimin e udhëheqësit të opozitës.
Po ashtu, janë liruar edhe anëtarët e lëvizjes ‘Al Wefaq’, Sheikh Hasan Sultan dhe Ali Asved, të cilët janë gjykuar në të njejtën gjykatë.
Organizata Amnesty International kërkoi lirimin e menjëhershëm të Sheik Ali Salmanit, i cili u arrestua për arsye ideologjike në Bahrein.
Sheikh Ali Salman është udhëheqësi i lëvizjes ‘Al Wefaq’, i cili ishte i arrestuar nga regjimi Al Khalifa që nga viti 2014.
Burimi : Rast Haber