Vija e Kuqe dhe Linja e Miut

  • None
nga Seymour M. Hersh | Publikuar në Prill 11, 2014, mesnatë

Seymour M. Hersh rreth Obamës, Erdoğanit dhe rebelëve sirianë

 
Seymour M. Hersh

 

Në vitin 2011 Barak Obama udhëhoqi një ndërhyrje ushtarake me aleatët pa u konsultuar me Kongresin Amerikan. Gushtin e kaluar, pas sulmit me sarin në Guta në periferi të Damaskut, ai ishte i gatshëm të niste një sulm ajror me aletatët. Kësaj here për të ndëshkuar qeverinë siriane, pasi dyshonte se ajo kishte kaluar “vijen e kuqe” që ai kishte vendosur në vitin 2012 për përdorimin e armëve kimike. Pastaj, më pak se dy ditë para se të ndërmerrte sulmin e planifkuar, ai njoftoi se do të kërkonte miratimin e Kongresit për ndërhyrjen. Sulmi u shty në pritje të dëgjimit nga Kongresi, e që më pas u anulua kur Obama pranoi ofertën e Asadit për të hequr dorë nga arsenali i tij i armëve kimike në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia. Pse Obama e vonoi [sulmin mbi Sirinë] e më pas u pendua, kur ai nuk u tregua apak i turpshëm kur u nxitua për Libinë? Përgjigjia është një përplasje mes atyre në administratë, të cilët ishin të angazhuar të kalonin vijen e kuqe dhe udhëheqësve ushtarakë, të cilët mendonin se lufta do të ishte e pajustifikueshme dhe potencialisht katastrofike.

 

Ndryshimi i mendjes nga Obama e ka origjinën në Port Doën, laboratori i mbrojtjes në Ëiltshire. Sherbimi sekret britanik kishte marrë një mostër nga sarini i përdorur në sulmin e 21 gushtit dhe analiza tregoi se gazi i përdorur nuk përputhej me llojin e njohur që ekzistonte në arsenalin e armëve kimike të ushtrisë siriane. Mesazhi se rasti kundër Sirisë nuk do të mbante u kaloi menjëherë shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-ve. Raporti britanik i shtoi dyshimet brenda Pentagonit; shefat e përbashkët ishin përgatitur tashmë për të paralajmëruar Obamën se planet e tij për një sulm me bomba dhe raketa mbi infrastrukturën siriane mund të çonin në një luftë më të gjërë në Lindjen e Mesme. Si pasojë, oficerët amerikanë i dërguan presidentit një paralajmërim të minutës së fundit, i cili sipas mendimit të tyre, e bëri atë që ta anulonte përfundimisht sulmin.

Për muaj të tërë ka pasur një shqetësim akut në mesin e ushëheqësve të lartë ushtarakë dhe në organet e inteligjencës për rolin në luftë të fqinjëve të Sirisë, veçanërisht Turqisë. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoğan ishte i njohur për mbështetjen e tij ndaj Frontit Al-Nusra, një fraksion xhihadist ne mesin e opozitës rebele. “Ne e dimin që ishte dikush në qeverinë turke, një ish-zyrtar i lartë i zbulimit amerikan, i cili ka akses në inteligjencën e tanishme, i cili më tha mua se “besonte se mund ta fusnin Asadin në grackë me anë të një sulmi me gazin sarin brenda Sirisë dhe se do të benin që Obama të “bente mirë” me kërcënimin e tij për kalimin e vijes së kuqe.”

Shefat e përbashkët, gjithashtu, e dinin se pretendimet publike të administratës Obama se vetëm ushtria siriane kishte qasje në gazin sarin ishin të gabuara. Komunitete e inteligjencës britanike dhe amerikane kishin qënë në dijeni se që nga pranvera e vitit 2013 disa njësi rebele në Siri po zhvillonin armë kimike. Më 20 qershor analistë nga Agjencia e Inteligjences Amerikane të Mbrojtjes nxorën një pesë-faqësh të klasifikuar me “pika diskutimi” si udhëzim për nëndrejtorin e DIA-s David Shedd, i cili deklaroi se Al-Nusra kishte një qelizë të prodhimit të gazit sarin: programi – thonë dokumentet – ishte komploti më i parparuar me gazin sarin që nga përpjekjet e Al-Kaedës para 11 Shtatorit.” (Sipas një konsulenti të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Inteligjenca Amerikane ka qënë në dijeni prej shumë kohësh se Al-Kaeda por bënte eksperimete me armët kimike. Ajo ka një video të një prej eksperimenteve të saj me gaz mbi qentë). Gazeta DIA vazhdoi: Fokusi i komunitetit të mëparshëm [të inteligjencës] kishte qënë pothuajse tërësisht në stoqet e armëve kimike siriane; tani ne shohim Frontin Al-Nusra që përpiqet të bëjë armët e veta kimike... Liria relative e Frontit Al-Nusra në operimin brenda Sirisë në çon në vlerësimin se aspiratat e grupit për armët kimike do të jënë të vështira të pengohen në të ardhmen.” Gazeta mori nga agjenci të ndryshme të inteligjencës dokumente te klasifikuara: Ku thuhet se janë marrë sasi të mëdha, me dhjetra kilogramë, në përpjekje për ta prodhuar në shkallë të madhe në Siri (I pyetur rreth gazetës DIA, një zëdhënës i drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare tha: Asnjë dokument i tillë nuk është bërë e as kërkuar ndonjëhërë nga analistët e komunitetit të zbulimit.”)

Majin e kaluar, më shumë se dhjetë anëtarë të Frontit të al-Nusra u arrestuan në Turqinë jugore. Policia lokale i tha shtypit se i kishin kapur me dy kilogram sarin. Në një akt-akuzë prej 130 faqesh ky grup është akuzuar se po përpiqet të blejë siguresa, tubacione për ndërtimin e mortajave dhe prekursorë kimikë për gazin sarin. Pesë prej të arrestuarve u liruan pas një kohe të shkurtër. Të tjerët, përfshirë kryetarin, Haytham Kassab, për të cilët prokuroria kërkoi një dënim me burg 25 vjet, u liruan në pritje të gjyqit. Ndërkohë, shtypi turk ka qënë i mbushur plot me spekulime se administrata e Erdoğanit ka fshehur përfshirjen e saj me rebelet. Në një konferencë për shtyp verën e kaluar, Ajdin Sezgin, ambasadori i Turqisë në Moskë, hodhi poshtë arrestime dhe deklaroi për gazetarët se Sarini i zbuluar ishte thjesht një 'anti-ngrires.

Gazeta DIA i mori arrestimet si provë  se Al-Nusra po zgjeronte aksesin e saj te armet kimike. Tha se Kassabi ishte “vetë identifikuar” si pjesëtarë i Al-Nusras, dhe se ai ishte i lidhur direkt me Abd-al-Ghanitin, emirin e Frontit Al-Nusra për prodhimet ushtarake. Kassabi dhe shoku i tij Khalid Ousta kanë punuar me Halit Unalkaya, një punonjës i një firme turke të quajtur Zirve Export, i cili u siguroi “kuotat e çmimeve për sasi të mëdha të prekursorëve të sarinit.” Plani i Abd Al-Ghanit për dy bashkëpunëtorët ishte që të përsosnin procesin e prodhimit të sarinit, pastaj të shkonin në Siri për të trajnuar të tjerët për të filluar prodhimin në një shkallë të madhe në një laborator të paidentifkuar në Siri.” Gazeta DIA tha se një nga operativët  e tij kishte blerë një prokursor në “Tregun Kimik në Bagdad”, i cili ka mbështetur të paktën shtatë  përpjekje për armët kimike që prej vitit 2004.”

Një numër i madh sulmesh me armë kimike në muajin mars dhe prill u hetuan në muajt pasardhës nga një mision i posaçëm i OKB-së në Siri. Një person më njohuri të mira rreth aktivitetit të OKB-së në Siri, më tha se nuk kishte prova që lidhin opozitën siriane me sulmin e parë me gaz më 17 mars në Khan el-Assal, një fshat afër Alepos. Në raportin e tij përfundimtar në dhjetor, misioni tha se të paktën 19 civilë dhe një ushtar sirian ishin në mesin e viktimave, së bashku me të dhënat e të plagosurve. Nuk kishte mandat për të caktuar përgjegjësin për sulmin, por përsoni me njohuri rreth aktiviteve të OKB-së tha: “Hetuesit intervistuan njerëzit që ishin atje, duke përfshirë edhe mjekët që trajtonin viktimat. Ishte e qartë se kryengritësit kishin përdorur gazin.  Nuk u bë publike, pasi askush nuk donte që të merrej vesh.”

Disa muaj para se të niste sulmi, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes më tha se DIA po qarkullonte  një raport ditor të klasifikuar, i njohur si “SYRUP,” tek të gjithë inteligjenca e lidhur me konfliktin në Siri, përfshirë materiale mbi armët kimike. Por në pranverë, shpërndarja e një pjese të raportit në lidhje me armët kimike u cungua rëndë me urdhër të Denis McDonough, shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë.” “Kishte diçka aty që shkaktoi këtë veprim nga McDonough,” tha ish-zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes. Një ditë ai ishte një problem i madh, dhe pastaj, pas sulmeve të marsit dhe prillit me sarin” – ai shtrëngoi duart e tij – “ nuk është më aty.” Vendimi për të kufizuar shpërndarjen u bë pasi krerët e përbashkët urdhëruan planifikimin e një sulmi pushtues të mundshëm në Siri, objektivi kryesorë i të cilit do të ishte eliminimi i armëve kimike.

Pas sulmit të 21 gushtit, Obama urdhëroi Pentagonin të hartojë objektivat për bombardimet. Në fillim të procesit, ish-zyrtari i inteligjencës tha se “Shtëpia e Bardhë refuzoi 35  shënjestra të caktuara nga shefat e përbashkët si pamjaftueshmërisht të “shimbshme” për regjimin e Asadit.” Objektivat origjinalë përfshinin vetëm infrastrukturën ushtarake dhe asnjë prej infrastrukturave civile.  Nën presionin e Shtëpisë së Bardhë, plani sulmues amerikan evuloi në një “sulm përbindësh”: dy bombardues B-52, nëndetëset e marinës dhe anijet e pajisura me Tomahok ishin vendosur në bazat ajrore afër Sirisë. “Çdo ditë lista me shënjestra bëhej më e gjatë,” më tha ish-zyrtari i inteligjencës. “Planifikuesit amerikanë thanë se nuk mund të përdornin vetëm raketa Tomahok për të goditur objektivat raketor të Sirisë, për shkak se ato janë varrosur shume thellë nën tokë, prandaj dy avionët B-52 me rreth një mijë kilogram bomba ishin caktuar për misionin. Pastaj do të duheshin ekipe në gatishmëri për kërkim-shpëtimin për të shpëtuar pilotë të rrëzuar dhe dronet për shënjestrat e caktuara. “U bë e madhe.”  Lista e re me objektivat kishte për qëllim “çrrënjosjen krejtësisht të gjitha aftësitë ushtarake  të Asadit, tha ish-zyrtari i inteligjencës. Zemra e objektivit përfshinte rrjetet e energjisë elektrike, depot e naftës dhe të gazit, të gjitha pasisjet logjistike të njohura, depot e armëve, të gjitha komandat e njohura, objektet e kontrollit, të gjitha ndërtesat ushtarake dhe ato të inteligjencës.

Britania dhe Franca do të kishin një rol. Më 29 gusht, ditën kur Parlamenti votoi kundër ofertës së Cameronit për t’iu bashkuar ndërhyrjes, The Guardian raportoi se ai kishte udhëruar tashmë gjashtë aeroplanë ushtaralë RAF Typhoon që të vendoseshin në Qipro, dhe kishte dërguar vullnetarisht një nëndetëse të aftë për të  lëshuar raketa Tomahok. Forcat ajrore fraceze – një lojtar i rëndësishëm në sulmet e vitit 2011 në Libi – ishin të angazhuara thellësisht, sipas  Le Nouvel Observateur; Françis Hollande kishte urdhëruar disa bombardues të bashkoheshin me sulmin amerikan. U raportua se objektivat e tyre ishin në Sirinë perëndimore.

Nga ditët e fundit të gushtit, Presidenti u kishte dhënë shefave të përbashkët një afat të caktuar për nisjen. “Ora H do të fillonte jo më vonë se të hënën në mëngjes [2 shtator], një sulm masiv për të neutralizuar Asadin, tha ish-zyrtari i inteligjencës. Ishte një surprizë për shumë njerëz kur gjatë një fjalimi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, më 31 gusht, Obama tha se sulmi do të vihej në pritje të votimit nga Kongresi.

Në këtë fazë, premisa e Obamës – se vetëm ushtria siriane ishte e aftë për të vendosur sarinin – ishte e qartë. Brenda pak ditësh pas sulmit të 21 gushtit, ish-zyrtari i inteligjencës më tha se  operativët e inteligjencës ushtarake ruse kishin gjëtur në Ghouta disa mostra të agjentit kimik. Ata e analizuan atë e më pas ia kaluan inteligjencës ushtarake britanike; ky ishte materiali i dërguar në Porton Doën. (Një zëdhënës i Porton Doën tha: “Shumë nga mostrat e analizuara në Britaninë e Madhe dolën pozitivë për agjentin nervor sarin.” MI6 tha se nuk komenton për çështjet e zbulimit.)

Ish-zyrtari i inteligjencës tha se rusët që dërguan mostrën në Britaninë e Madhe ishin “një burim i sigurtë” – njerëz me akses, njohuri dhe të besueshëm.” Pas rapotit të përdorimit të parë të armëve kimike në Siri vitin e kaluar, agjencitë e intelicës amerikane dhe të vendeve aleate “bënë një përkjekje për të gjetur një përgjigje se çfarë (nëse) ishte përdorur – dhe burimin e tij. “Ne këmbejmë të dhëna në bazë të Konventës së Armëve Kimike. Baza e DIA-s konsistonte në njohjen e përbërjes së çdo grupi të armëve kimike të prodhimit sovjetik. Por, ne nuk e dinim se çfarë grupi kishte qeveria e Asadit në arsenalin e saj. Pak ditë pas incidentit të Damaskut ne kërkuam një burim në qeverinë siriane për të na dhënë një listë me grupet që kishte qeveria. Kjo është arsyeja pse ne mundëm ta konfirojmë dallimin në mënyrë kaq të shpejtë.”

Procesi nuk kishte punuar normalisht ne pranvetë, tha ish-zyrtari i inteligjencës, sepse shumë studime të kryera nga inteligjenca perëndimore “ishin jo bindëse ne lidhje me llojin e gazit. Fjala “Sarin” nuk u përmend. Kishte një diskutim të madh në lidhje me këtë,  por meqënëse askush nuk mund të thotë përfundimisht se çfare gazi ishte, ju nuk mund të thoni se Asadi e kishte kaluar vijen e kuqe të presidentit.” Me 21 gusht, vazhdoi ish-zyrtari i inteligjencës, “Opozita siriane në mënyrë të qartë e kishte marrë vesh nga kjo dhe njoftoi se ishte përdorur “Sarini” nga ushtria siriane, përpara se të mund të bëhej çfarëdo analize dhe shtypi e Shtepia e Bardhë e përdorën këtë. Meqënëse ishte sarin, “atëherë duhet të jetë  Asadi.”

Stafi i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, që dërgoi mostrat në Porton Doën, duke ia kaluar shefave të përbashkët, po i dërgonte një mesazh amerikënve, tha ish-zyrtari i i inteligjencës: “Ne po gënjehemi këtu.” (Kjo ka kuptim pas një mesazhi të dërguar nga një zyrtar i lartë i CIA-s në fund të muajit gusht: “Kjo nuk ishte si rezultat i regjimit aktual. Britania dhe Amerika e dinë këtë.”)  në atë kohë, sulmi ishte çështje ditësh dhe planët e amerikanëve, britanikëve dhe francezëve si dhe anijet e nëndetëset ishin gati. 

Zyrtari përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit ishte gjenerali Martin Dempsey, kryetari i shefave të përbashkët. Që nga fillimi i krizës ish-zyrtari i inteligjencës tha se krerët kanë qënë skeptikë ndaj argumenteve të administratës për ta mbështetur besimin e saj në fajësinë e Asadit. Ata i bënë presion DIA-s dhe agjencive të tjera për më shumë dëshmi. “Ata nuk mendon në asnjë mënyrë se Siria do të përdorte gaz nervor në atë fazë, pasi Asadi ishte duke e fituar luftën,” tha ish- zyrtari inteligjencës. Dempsey e kishte irrituar shumë adminsitratën Obama duke e paralajmëruar Kongresin në mënyrë të përsëritur  gjatë verës për rrezikun e pranisë ushtarake amerikane në Siri. Prillin e kaluar, pas një vlerësimi optimist për progresin e rebelëve nga sekretari i shtetit John Kerry, përpara Komisionit të Punëve të Jashtme, Dempsey i tha Komitetit të Forcave të Armatosura se “ekziston rreziku që ky konflikt të kthehet në një qorrsokak.”

Pikëpamja fillestare e Dempsey pas 21 gushtit për një sulm të SHBA-ve në Siri – me supozimin se qeveria e Asadit ishte pergjegjëse për sulmin me sarin – do të ishte një gabim i madh ushtarak, tha ish-zyrtari i inteligjencës. Raportete e Porton Doën bënë që krerët e e përbashkët të shkonin të presidenti me një shqetësim më të madh: se sulmi i kërkuar nga Shtëpia e Bardhë do të ishte një akt agresioni i pajustifikueshem. Ishin krerët e përbashkët që e bënë Obamën të ndryshojë kurs. Shpjegimi i Shtëpisë së Bardhë për shtypin në lidhje me kthesen ishte se presidenti Obama, papritmas vendosi të kërkojë për sulmin  miratimin e Kongresit  të ndarë, me të cilin ai ishte në konflikt prej dy vitesh. Ish-zyrtari Departamentit të Mbrojtjes më tha se Shtëpia e Bardhë u dorëzoi një shpjegim ndryshe anëtarëve të udhëheqjes civile të Pentagonit:  Bombardimi ishte anuluar, për shkak se inteligjenca kishte thënë se “Lindja e Mesme do të shkrumbohej: nëse sulmi do të ndërmerrej.

Ish-zyrtari i inteligjencës tha se vendimi i presidentit për të shkuar në Kongres është parë fillimisht nga ndihmësit e lartë në Shtëpinë e Bardhë , si përsëritje e hapjes së Xhorxh W. Bushit në vjeshtë të vitit 2002 para pushtimit të Irakut: Kur u bë e qartë se nuk kishte Armë të Shaktërrimit në Masë në Irak, Kongresi, i cili e kishte miratuar luftën e Irakut, dhe Shtëpia e Bardhë, të dy ndanë fajit dhe në mënyrë të përsëritur cituan të metat e inteligjencës. Nëse Kongresi aktual do të votojë  për miratimi e sulmit, Shtëpia e Bardhë, përsëri mund të këtë dy alternativa; ta godasë Sirië me një sulm masiv dhe të vertetojë angazhimin e presidentit në lidhje me vijen e kuqe, ose mund të ndajë fajin me Kongresin nëse rezulton se ushtria siriane nuk qëndeonte pas sulmit. “Kthesa erdhi si një surprizë edhe për udhëheqjen demokrate ne Kongres. Në shtator Wall Street Journal raportoi se tri ditë para fjalimit të tij ne Rose Garden Obama kishte telefonuar Nancy Pelosin, udhëheqësen e demokratëve,  “për të folur për opsionet. Ajo më vonë u tha kolegëve, sipas Journal, se ajo nuk i kishte kërkuar presidentit të dërgonte çështjen e bombardimit për votim te Kongresi.

Vendimi i Obamës për ta çuar punen në  Kongres u bë një udhë ka krye. “Kongresi nuk do ta linte këtë punë me kaq,” tha ish-zyrtari i inteligjencës. “Kongresi bëri të ditur se pavarësisht lejes për lufën në Irak, duhet të ketë senaca degjimi. “Në këtë pikë, kishte një ndjenjë dëshpërimi në Shtëpinë e Bardhë,” tha ish-zyrtari i inteligjencës. “Prandaj këtu del në lojë Plani B. Anulimi i sulmeve dhe Asadi do të pranonte të firmoste marrëveshjen për armët kimike dhe do të binte dakord për shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike nën mbikqyrjen e OKB-së. “Në një konferencë për shtyp në Londër më 7 shtator, Kerry akoma fliste për ndërhyrje: “Rreziku i mosndërhyrjes është më i madh se ai i ndërhyrjes.” Por, kur u pyet nga një reporter nëse kishte diçka që mund të bëntë Asadi për të ndaluar sulmet, Kerry tha: “Ai mund t’ia ktheje çdo armë kimike komunitetit Ndërkombëtar në javën e ardhshme... por ai nuk ka për ta bërë, dhe nuk mund të bëhët, padyshim. Ashtu siç rapotoi Neë York Times të nesërmen, marrëveshja e ndërmjetësuar nga Rusët që u shfaq më pas ishte parë dhe diskutuar nga Obama dhe Putini në verën e vitit 2012. Edhe pse planet për një sulm u lanë mënjanë, administrata nuk e ndryshoi qëndrimin publik për  justifikimin e shkuarjes në luftë. “Në këtë pikë ka toleracë zero për ata që gabojnë, tha ish-zyrtari i inteligjencës për zyrtarët e lartë në Shtëpinë e Bardhë. “Ata nuk mund të thonin: “Ne e kishim gabim.” (Zëdhënësi i DNI-së tha: “Vetëm regjimi i Asadit, mund të jetë përgjegjës për sulmin me armë kimike më 21 gusht.”)

Shtrirja e plotë e bashkëpunimit të SHBA-ve me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Katarin në lidhje me ndihmën ndaj opozitës rebele në Siri nuk ka dalë akoma në dritë. Administrata e Obamës kurrë nuk e ka pranuar publikisht rolin e saj në atë që CIA e quan “Linja e Miut”, një kanal mbështetjeje në Siri. Linja e Miut, e autorizuar në fillim të vitin 2012, është përdorur për të kanalizuar armë dhe municione nga Libia nëpërmjet Turqisë jugore dhe përgjatë kufirit sirian për opozitën. Shumica e atyre që morën armë në Siri ishin xhihadistë, disa prej tyre ishin të lidhur me Al-Kaedën. (Zëdhënësi i DNI-së tha: “Ideja se Amerika po furnizon me armë Libinë është e pavërtetë.”)

Në janar, Komisioni i Senatit të Inteligjencës lëshoi një raport mbi sulmin nga një milici vendore në shtator 2012 në konsullatën amerikane dhe një objekti të fshehtë të CIA-s aty pranë në Bengazi, i cili rezultoi në vdekjen e ambasadorit amerikan, Christopher Stevens , dhe tre të tjerëve. Kritikat e raportit të Departamentit të Shtetit për mos ofrimin e sigurisë së përshtatshme në konsullatë, dhe të komunitetit të inteligjencës për mos njoftim të ushtrisë amerikane për praninë e një poste të CIA-s në zonë, pati një mbulim në faqen e parë dhe ringjalli armiqësitë në Uashington me republikanët të cilët akuzonin Obamës dhe Hillari Klintonin për mbulimin e krimit. Një dokument sekret i pa publikuar, përshkruan një marrëveshje mes Obamës dhe administratës së Erdoğanit në fillim të vitit 2012. I përkiste Linjës së Miut. Sipas kushteve të marrëveshjes, financimi vinte nga Turqia, Arabia Saudite dhe Katari; CIA me mbështetjen e MI6 ishte përgjegjëse për marrjën e armëve te Gadafit për në Siri. Një numër i kompanive të para ishin vendosur në Libi, disa nën mbulesën e subjekteve Australiane. Ushtarë amerikanë në pension, të cilët nuk e dinin gjithmonë se kush i punësonte, merreshin me menaxhimin dhe gjetjen e anijeve. Operacioni u drejtua nga David Petraeus, drejtori i CIA-s, i cili do të japë dorëheqjen së shpejti, pai u bë e njohur se ai kishte një lidhje me biografen e vet. (Një zëdhënës i Petraeus mohoi zhvillimin e operacionit.)

Operacioni nuk u zbulua në atë kohë. Ai iu ngrit komisioneve të shërbimeve sekrete të kongresit dhe udheheqësve të tij sikur kërkohen nga ligji që prej viteve ’70. Përfshirja e MI6 i mundësoi CIA-s të shmange ligjin duke e klasifikuar misionin si një operacion ndërlidhës. Ish-zyrtari i inteligjencës shpjegoi se për vite ka pasur një përjashtim të njohur në ligj, që lejon CIA-n të mos i raportojë Kongresit, i cili do të detyrohej pastaj ta pengonte. (Çdo operacion i fshehtë i CIA-s duhet të shkruhet në një dokument, i njohur si “zbulimi”, i cili i duhet dorëzuar udhëheqësit të lartë të kongresit për miratim.) Shpërndarja e raportit ishte e kufizuar të ndihmësit e stafit që e kanë shkruar raportin dhe të tetë anëtarët e rangut të Kongresit – liderët demokratë dhe republikanë të Senatit, dhe liderëve të komitetit të inteligjencës. Kjo vështirë se përbënte një përpjekje të sinqertë për mbikqyrje: tetë liderët nuk shquhen për mbledhjen sëbashku për të ngritur pyetje e për të diskutuar mbi informacionin sekret që ata marrin.

Kjo nuk tregon të gjithë historinë e asaj që ndodhi në Bengazi para sulmi, as nuk shpjegon pse konsullata amerikane u sulmua. “Misioni i vetëm i konsullatës ishte të siguronte mbulimin e lëvizjes së armëve. Nuk ka rol të vërtetë politik,” tha ish-zyrtari i inteligjencës i cili e ka lexuar raportin.

Uashingtoi papritur i dha fund rolit të CIA-s në transferimin e armëve nga Libia pas sulmit mbi konsullatë, por linja e miut vazhdoi. “Shtetet e Bashkuara nuk kishin më në kontroll atë që Turqia po u dërgonte xhihadistëve,” tha ish- zyrtari i inteligjencës. Brenda disa javësh, dyzet raketa tokë-ajër ishin në duart e rebelevë sirianë. Më 28 nëntor 2012, Joby Warrick i Washington Post raportoi se një ditë më parë rebelët afër Alepos kanë përdorur raketa të tilla për të rrëzuar një helikopter transporti sirian. “Administrata Obama,” - shkruan Ëarrick, “E ka kundërshtuar me ngulm armatosjen e forcave opozitare siriane me armë, të cilat mund të bien në dorë të terroristëve dhe të përdorën për të rrëzuar avionë komercial.” Dy zyrtarë të inteligjencës në Lindjen e Mesme e drejtuan gishtin nga Katari si burim dhe një ish-analist amerikan i inteligjencës spekuloi se raketat mund të jenë siguruar nga postat ushtarake siriane të pushtuara nga rebelët. Nuk kishte prova se zotërimi i raketave nga rebelët ishte një pasojë e padëshiruar e një programi të fshehtë të SHB-ve, që nuk ishte më nën kontrollin e tyre.

Deri në fund të vitit 2012 besohej ne komunitetin e inteligjencës amerikane të zbulimit se kryengritësit po e humbisnin luftën. “Erdoğani i kishte punët keq,” tha ish-zyrtari i inteligjencës, “dhe ndjeu sikur kishte ngelur varur në hardhi. Ishin paratë e tij dhe ndërprerja u pa si tradhëti.” Në verën e vitit 2013 inteligjenca amerikane mësi se qeveria turke – me anë të MIT-it, agjencisë turke të inteligjencës dhe Xhandarmërisë, forcat ushtarake të rendit, po punonte në mënyrë dirkte me Al-Nusran dhe aleatët e saj për të zhvilluar aftësitë sulmuese me armë kimike. MIT-i ishte duke krijuar një ndërlidhje politike me kryengritësit, ndërsa xhandarmëria trajtonte logjistikën ushtarake, dhe këshilla për trajnim, përfshirë edhe trajnimin për luftë kimike,” tha ish- zyrtari i inteligjencës. Roli i Turqisë në pranverën e vitit 2013 shihej si çelësi i problemeve të saj atje. Erdoğani e dinte se nëse e ndalonte mbështetjen për xhihadistët çdo gjë do të merrte fund. Sauditët nuk mund ta mbështesnin luftën për shkak të logjistikës – distancës së largës dhe vështirësisë në lëvizjen e armëve dhe furnizimeve. Shpresa e Erdoğanit ishte që nxiste një ngjarje që do ta detyronte Amerikën të kalonte vijën e kuqe. Por, Obama nuk u përgjigj në muajin mars dhe prill.”

 

Nuk pati asnjë shenjë të ndonjë sheri publik kur Erdogani dhe Obama u takuan më 16 maj të vitit 2013 në Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për shtyp më vonë Obama tha se ata kishin rënë dakord që Assadit “i ka ardhur koha për t’u larguar. I pyetur nëse a mendonte ai se Siria e kishte kaluar vijën e kuqe, Obama pranoi se nuk kishte prova të tilla, se çfarë armësh ishin përdorur, por shtoi, është e rëndësishme për ne që të marrim informacion më të hollësishëm rreth asaj se çfarë saktësisht po ndodh atje. Vija e kuqe ishte ende e paprekur.

Një ekspert amerikan i politikës së jashtme i cili flet rregullisht me zyrtarët në Uashington dhe Ankara më tha se Obama e kishte mbajtur Erdoganin për darkë pas takimit të tyre ne maj. Mbëmja u dominuan nga insistimi turqve se Siria e kishte kaluar vijën e kuqe dhe ankesat e tyre se Obama nuk ishte i gatshëm të bëjë ndonjë gjë në lidhje me të . Obama u shoqërua nga John Kerry dhe Tom Donilon, këshilltari i sigurisë kombëtare që së shpejti do të largohet nga puna. Erdogani u shoqërua  nga Ahmet Davutoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, dhe kreu i MIT-së. Fidan njihet si  jetë besnik i Erdoganit, dhe është parë si një përkrahës i vazhdueshëm i opozitës rebele radikale në Siri.

Eksperti i politikës së jashtme më tha se Erdogani  kishte kërkuar takimin për t’i demonstruar Obamës se vija e kuqe ishte kapërcyer, dhe e kishte sjellë Fidanin me vete pikërisht për t’a shqyrtuar rastin. Kur Erdogani u përpoq t’a nxjerrë Fidanin në bisedë, dhe Fidan filloi duke folur, Obama e ndërpreu dhe i tha : Ne e dimë “. Erdogani u përpoq t’a nxisë Fidanin në një kohë të dytë, dhe Obama përsëri ja preu fjalën dhe tha: Ne e dimë. Në këtë monet pa pritur Erdogani tha:Por viza juaj e kuqe është kapërcyer! dhe , eksperti më tha, “Doniloni i tha Erdoganit Nuk mund t’ja drejtosh atë ddreq gishti një presidenti brenda Shtëpisë së Bardhë. Obama më ju drejtua Fidanit dhe i tha: Ne e dimë se çfarë po bëni me rebelët në Siri. ( Donilon, i cili u bashkua me Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë korrikun e kaluar, nuk ju përgjigj pyetjeve në lidhje me këtë histori. As Ministria e Jashtme turke nuk u përgjigj në lidhje me darkën. Një zëdhënës për Këshillin e Sigurimit Kombëtar konfirmoi se darka u zhvillua dhe si provë kishte një fotografi që tregon Obama, Kerry, Donilon, Erdogan, Fidan dhe Davutoglu ishin ulur në një tavolinë. Përtej kësaj , tha ai, i nuk kam ndërmend të të jap më shumë detaje të diskutimeve të tyre.)

Por Erdogani nuk u largua me duar bosh. Obama vazhdoi t’ lejonte Turqisë që të shfrytëzonte një shteg deri në një urdhër presidencial ekzekutiv qe do ndalonte eksportin e arit të Iranit, pjesë e sanksioneve të regjimit amerikan kundër vendit. Në mars të vitit 2012, si kundërpërgjigje e sanksioneve të bankave iraniane nga ana e BE-së, sistemit SËIFT të pagesave elektronike, e cila lehtëson pagesat ndërkufitare, sabotuan dhjetra institucione financiare iraniane, duke kufizuar ashpër aftësinë e vendit për të kryer tregti ndërkombëtare. SHBA pati ndjekur me urdhër ekzekutiv në korrik, por u tërhoq nga ai kështuqë më vonë u bë e njohur si shtegu i artë: Dërgesat e arit të subjekteve private të Iranit mund të vazhdonin. Turqia është një blerës i madh i naftës iraniane dhe gazit, dhe ajo mori avantazhin e shtegut duke depozituar pagesat e saj të energjisë në lira turke në një llogari iranian në Turqi; këto fonde janë përdorur më pas për të blerë ar turk për eksport kundrejt konfederatave në Iran . Ar me një vlerë prej 13 bilion dollarës thuhet se ka hyrë në Iran në këtë mënyrë, në mes të marsit 2012 dhe korrik 2013.

Programi shpejt u shndërrua në një minierë ari për politikanët e korruptuar dhe tregtarët në Turqi, Iran dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë rast ndërmjetësi bëri atë që ata gjithmonë bëjnë, tha ish- zyrtar iinteligjencës : Mori 15 për qind. CIA kishte vlerësuar se ka pasur më shumë se dy miliardë dollarë në ceqe, ar dhe lira turke. Një debat nxëhtë u ndez në publik dhe u njoh me emrin “skandali i gazit dhe i arit në Turqi në dhjetor, dhe përfundoi me akuza kundër dhjetra njerëzve, duke përfshirë biznesmenë dhe të afërmit e zyrtarëve të qeverisë të shquar, si dhe dorëheqjet e tre ministrave, një prej të cilëve kërkuan  që dhe Erdogani të japë dorëheqjen. Shefi ekzekutiv i një banke të kontrolluar nga shteti turk që ishte në mes të skandalit këmbënguli se më shumë se 4.5 mijë dollarë në para janë gjetur nga policia në një kuti këpucësh gjatë bastisjes së shtëpisë së tij të cilët ishin për donacione bamirëse.

Në fund të vitit të kaluar Jonathan Schanzer dhe Mark Duboëitz raportuan në Politikën e Jashtme se administrata Obama e mbylli shtegun e artë në janar të 2013-tës, por ka lobuar për të siguruar që legjislacioni ... të mos hyjë në fuqi për gjashtë muaj. Ata spekulluan se administrata donte të përdorte vonesën si një nxitje për të sjellë Iranin në tryezën e bisedimeve mbi programin e tij bërthamor, apo për të qetësuar aleatin e tij turk në luftën civile siriane. Vonesa i lejoi Iranit që të depozitojë miliarda dollarë më shumë në ar, që më vonë të jetë në gjendje të përballojë regjimin e sanksioneve.

Vendimi amerikan për t'i dhënë fund mbështetjes CIA-s në dërgesat e armëve në Siri e bënë Erdoganin të ekspozuar politikisht dhe ushtarakisht. Një nga çështjet në samitin e majit ishte edhe fakti se Turqia është e vetmja rrugë për të furnizuar kryengritësit në Siri, tha një ish- zyrtar i inteligjencës. Ato nuk mund të kalojnë përmes Jordanit dhe as nëpërmes luginave dhe maleve e Libanit.

“ Pa mbështetjen ushtarake të SHBA-ve ndaj rebelëve- tha ish-zyrtar iinteligjencës -ëndrra e Erdoganit për të pasur një shtet klient në Siri ka marrë fund dhe ai mendon se ne jemi arsyeja e kësaj. Kur Siria të fitojë luftën, ai e di se rebelët me shumë probabilitet mund të kthehen po aty - ku tjetër mund të shkojnë? Deri atëherë ai do të ketë mijëra radikalë në oborrin e shtëpisë së tij.”

Një konsulent i shërbimit të fshehtë të SHBA-ve më tha se disa javë para 21 gushtit ai pa një informacion me rëndësi të jashtëzakonshme përgatitur për Dempsey dhe sekretarin e mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili e përshkroi  “ankthi akut i administratës Erdogan në lidhje me perspektivat e pakësuara të luftëtarëve. Analiza paralajmëronte se udhëheqja turke e kishte shprehur nevojën për të bërë diçka që do të nxiste një përgjigje ushtarake amerikane. “Nga fundi verës, ushtria siriane ende kishte përparësi mbi rebelët, -tha ish-zyrtar i inteligjencës,- dhe vetëm fuqia ajror amerikane mund t’a rikthentë valën. Në vjeshtë, analistët e zbulimit amerikan që mbahen mbahen përgjegjës për ngjarjet e 21 gushtit thanë se Siria nuk e kishte bërë sulmin me gazi. Por provat ishin të qarta, atëherë si ndodhi kjo? Të dyshuarit e parë ishin turqit, sepse ata i kishin të gjitha premisat për të qenë pjesë e asaj që ndodhi.

 Të dhënat e tjera në lidhje me sulmet e 21 gusht u mblodhën, komuniteti i inteligjencës gjeti prova për të mbështetur dyshimet e veta. Ne tani e dimë se ishte një veprim i fshehtë i planifikuar nga njerëzit e Erdoganit për të shtyrë Obamën mbi vijën e kuqe, tha ish- zyrtar iinteligjencës. Ata donin të përshkallëznin një sulm me gaz pranë Damaskut. Marrëveshja ishte që të bëhej diçka spektakolare. Oficerë të lartë ushtarakë raportuan se Sarina u furnizua përmes Turqisë. Turqit madje kanë dhënë edhe trajnime në prodhimin sarin dhe përpunimin e saj. Pjesa më e madhe e provave për këtë erdhi nga turqit vetë, me anë të bisedave të përgjuara menjëherë pas sulmit. Dëshmia kryesor erdhi nga gëzimit dhe eurofisë turke pas sulmit. Operacionet janë gjithmonë aq sekrete në momentin e planifikimit por që të gjithë fluturojnë nga dritarja kur vjen puna për të llomotitur më pas . .Nuk ka dobësi më të madhe sesa kur autorët pretendojnë kredi për suksese. Problemet e Erdoganit në Siri do të përfundojnë së shpejti : Obama do të deklaronte vijën e kuqe dhe Amerika do të sulmonte Sirinë, ose të paktën kjo ishte ideja. Por nuk ndodhi ashtu.

İnteligjenca në Turqi pas sulmit nuk arriti që ta bind Shtëpinë e Bardhë. “Askush nuk donte të fliste rreth kësaj,” më tha ish-zyrtari i inteligjencës. “Ka një hezitim të madh për të mos kundërshtuar presidentin, edhe pse të gjitha analizatnga  burimet e komunitetit të inteligjencës e mbështetëd hapin e tij. Nuk ka pasur asnjë provë të vetme për përfshirjen e Sirisë në sulmin me sarin, që kur Shtëpia e Bardhë anulloi sulmin. Qeveria ime nuk mund të thotë asgjë, pasi ne kemi vepruar në mënyrë të papërgjegjshme. E meqënëse ne fajësuam Asadin, nuk mund të kthehemi pas e të akuzojmë Erdoğanin.

Gatishmërinë e Turqisë për të manipuluar ngjarjet në Siri për qëllimet e veta dukej sikur do të demonstrohej në fund të muajit të kaluar, disa ditë përpara raundit të zgjedhjeve lokale, kur një regjistrim,  ku shfaqej Erdogani dhe bashkëpunëtorët e tij, u postua në YouTube. Ajo përfshinte diskutimin e një operacioni të fhsehtë që do të justifikonte një inkursion nga ushtria turke në Siri. Operacioni ishte përqëndruar në varrin e Sulejman Shahut, gjyshi i nderuar i Osman I, themeluesi i Perandorisë Osmane, i cili është afër Aleppos. Një prej fraksioneve rebele islamike kërcënoi se do të shkatërronte varrin si një vend i idhujtarisë, dhe administrata Erdogan publikisht kërcënoi për hakmarrje nëse do të ndodhte edhe më i vogli dëm. Sipas një raporti të Reuters të bisedës thuhet se një zë i dyshuar si Fidan foli për krijimin e një provokim : Tani shikoni, komandantin tim [ Erdogan ], në qoftë se duhet të jetë arsyetim, atëherë arsyetimi mund të bëhet në këtë formë: të dërgoj katër burra në anën tjetër. I dërgoj ato të ndezin tetë raketa në tokë të zbrazët [në afërsi të varrit]. Kjo nuk është problem. Arsyetimi mund të krijohet. Qeveria turke pranoi se kishte pasur një takim të sigurisë kombëtare rreth kërcënimit nga Siria, por tha se regjistrimi ishte i manipuluar. Qeveria më pas bllokoi qasjen e publikut në YouTube .”

Me përjashtim të një ndryshimi të madh në politikën e Obamës, ndërhyrja Turqisë në luftën civile siriane ka të ngjarë të vazhdojë. Kur i pyeta kolegët e mi se a ka ndonjë mënyrë për të ndaluar mbështetjen e vazhdueshme të Erdoganit ndaj rebelëve, ish-zyrtar iinteligjencës më tha : Përgjigja ishte: Ne jemi të dehur. Turqia është një rast i veçantë . Ata janë një aleat i NATO-s. Turqit nuk i besojnë Perëndimit. Ata nuk mund të jetojnë me ne, nëse ne do të merrnim ndonjë rol aktiv kundër interesave të Turqisë. Nëse ne do dilnim në publik me atë që ne dimë për rolin Erdoganit në sulmin me gaz, ajo do të jetë katastrofike. Turqit do të thonë: Ne ju urrejmë kur na thoni se çfarë mund dhe nuk mund të bëjmë.

4 Prill

Seymour M. Hersh është duke shkruar një histori alternative e luftës ndaj terrorizmit. Ai jeton në Washington DC.


Seymour M. Hersh

Seymour M. Hersh është duke shkruar një histori alternative e luftës ndaj terrorizmit. Ai jeton ...