Diplomati tunizian rrëmbehet në Libi

  • None
Publikuar në Mars 25, 2014, 1 a.m.

Tunizia thotë se sulmues të panjohur kanë rrëmbyer një prej stafit të ambasadës të saj në kryeqytetin e Libisë, në Tripoli.


     Sipas Press TV, Ministria e Jashtme e Tunizisë në një deklaratë të lëshuar të shtunën tha se ishte në kontakt me autoritetet libiane për të ndjekur fatin e Muhammed bin Sheikh, sekretarit të ambasadorit të Tunizisë në Tripoli, i cili ishte rrëmbyer në kryeqytetin e Libisë, një ditë më parë.


     Ministria, gjithashtu, i bëri thirrje zyrtarëve libianë për të siguruar mbrojtjen e të gjithë punonjësve të misioneve diplomatike dhe konsullatave në Libi.


     Sipas një burimi të Ambasadës të Tunizisë, burra të armatosur të paidentifikuar kanë detyruar makinën e Muhammed bin Shejhut ta ndalin në periferi të kryeqytetit, në Ain Zara, më 21 mars 2014.


      Në një incident të ngjashëm, sulmuesit e armatosur rrëmbyen katër diplomatë egjiptianë dhe një punonjës të ambasadës në Tripoli më 24  dhe 25 janar 2014. Incidenti  e detyroi Kajron të evakuojnë ambasadën e saj nga kryeqyteti i Libisë, si dhe konsullatën e saj në Bengazi.

Diplomatët u liruan disa ditë më vonë.


     Një zyrtar i Koresë së Jugut u rrëmbye në muajin janar 2014, duke e lënë zyrën e tij në kryeqytetin libian. Megjithatë , forcat libiane të sigurisë arritën ta lirojnë atë disa ditë më vonë.