“Ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon me shpagim bërthamor’’ shkruan Asif

Publikuar në Dhj. 28, 2016, 5:38 a.m.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, e ka paralajmëruar Izraelin se edhe vendi i tij ka kapacitete bërthamore, si kundërpërgjigje ndaj një lajmi, që tani del se ishte i rrejshëm.

Asif ka shkruar në Twitter: “Ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon me shpagim bërthamor duke e konsideruar rolin e Pakistanit në Siri kundër Daesh [ISIS]. Izraeli po harron se edhe Pakistani është një shtet që posedon armë bërthamore.”

Një lajmi i rrejshëm i postuar në “AWDnews” sugjeronte rrejshëm se Pakistani po planifikonte të dërgonte trupa tokësore në Siri, si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar kundër ISIS-it, shkruan Independent.

Në këtë jam të rrejshëm citohet edhe ish ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon, i cili dha dorëheqje në maj të këtij viti, duke thënë: “Nëse ata, fatkeqësisht, shkojnë në Siri... ne do t’i shkatërrojmë në një sulm bërthamor.”