Një periudhë përgjithmonë ka përfunduar

Publikuar në Nën. 29, 2016, 4:07 p.m.

Periudha në të cilën Bashkimi  Evropian  fut censurë dhe mbron lirinë e shprehjes,  jo vetëm të fundamentalistëve islamik, por edhe të gjithë të tjerëve të cilët guxojnë të theksojnë të kundërtën nga “vërteta” e proklamuar në të cilin demokracia evropiane si “e vetmja e vërtetë”, na përkujton  periudhën trishtuese nga shekulli i kaluar. Në anën tjetër, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “elita” neokonzervatore dhe neoliberale përpiqen që të ruajnë ”status kuonë” në të cilin edhe më tutje  promovohet ideja e të ashtuquajturës”globalizimit”, që në të vërtet do të thotë shndërrimi i tërë botës në një treg të madh në të cilin do të menaxhojnë dhe do të pasurohen fashistët modern  të veshur në pelerinën e “liberalizmit” të rrejshëm.

Ky skenar i tillë ka hasur në rezistencë në shumë pjesë të botës. I u është kundërvënë, Kuba, Irani, dhe shumë shtete tjera të cilët në përpjekjet e tyre që të ruajnë sovranitetin kombëtar kërkojnë mbështetje nga Rusia dhe Kina. Në imponimin e dhunshëm të agjendës së botës unipolare nuk e pranojnë as shtetet sikurse që janë India, Pakistani, Brazili, Venezuela, Kazakistani, Bjellorusia, Egjipti, Algjeria, Siria, Ekuadori, Nikaragua, Koreja Veriore dhe shumë të tjerë.

Me një fjalë, sot mbi botën është prezentë një stuhi e madhe e furishme e cila do të fshijë botën unipolare , dhe e cila për të ardhmen ofron vetëm dy opsione:

1.     Ose bota do të shkojë pa khim drejt multipolaritetit?

2.     Ose do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore?

 

Bota akoma është në periudhën e madhe të paqes, gjegjësisht në atë periudhë prej vitit 1946 gjer tani 2016, në të cilin fuqitë e mëdha botëror nuk kanë luftuar në mes veti drejtpërsëdrejti. Periudhë të tillë të gjatë të paqes realative njerëzimi nuk e kujton që nga koja e Perandorisë Romake, ndërsa çdo përpjekje që të shkaktohet Luftë e tretë botërore  do të përfundojë në mënyrë katastrofale, gjë që është e qartë për të gjithë.

Në Perëndim akoma nuk jetojnë vetëm të çmendurit, bile në rast se e marrim parasysh kualitetin shumë të ultë të “elitës” më të re politike. Pra, jetojmë në një periudhë të re, në përfundim të botës unipolare në të cilin Rusia me vetëm një stuhi ka rikthyer statusin e superfuqisë ushtarake, ndërsa Kina të superfuqisë ekonomike, duke sqaruar të pamendëve të tërë botës se politika e parandalimit nuklear të cilin e kanë udhëheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish Bashkimi Sovjetik në marrëdhëniet ndërkombëtare ishte akti i kryer dhe se bota unipolare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi e vetme hegjemone botërore ka përfunduar përgjithmonë.



Burimi : Alter Mainstream Info