Gjendet vajza e rrëmbyer nga shkolla, nga grupi terroristë “ Boko Haram “ në Nigeri

  • None
Publikuar në Maj 19, 2016, mesnatë

Gjatë fundjavës së shkuar, në verilindje të Nigerisë, 20 gra janë rrëmbyer.

Në verilindje të Nigerisë  gjatë vitit 2014 janë rrëmbyer më shumë se 200 vajza dhe 20 gra. Këto femra janë rrëmbyer nga grupi terrorist Boko Haram. Për këtë arsye, familjarët nuk kanë kërkuar ndihmë nga ushtria, duke iu druajtur ndonjë hakmarrje të mundshme vdekjeprurëse.

Është bërë e ditur se rrëmbimi i vajzave dhe  grave është kryer nga militantët, e veshur me uniformë ushtarake dhe të armatosur rëndë.

Ndërsa këtyre ditëve Gjendet një nga 218 vajzat e rrëmbyera nga grupi militant Boko Haram. Njëra nga 218 vajzat e rrëmbyera para dy viteve nga grupi militant “Boko Haram”, është gjetur e gjallë në Nigeri.

Aktivistët kanë bërë të ditur për BBC, se Amina Ali Neki ishte gjetur gjatë ditës së djeshme në afërsi të kufirit nigerian.

Në deklaratat e saj, Amina ka thënë se pothuajse të gjitha vajzat e rrëmbyera nga shkolla janë ende në Sambisa, vetëm gjashtë prej tyre kanë vdekur.

Ajo së bashku me 218 vajzat e tjera ishte rrëmbyer në prill të vitit 2014, në një sulm, të ndërmarrë nga grupi militant në një shkollë, në veri – lindje të vendit.

Disa nga vajzat kishin arritur të shpëtonin vetëm disa orë pas rrëmbimit të tyre, duke u hedhur nga kamioni në shkurre, shkruan BBC.