Si u krijua Hizbullahu - Djemtë e Imam Hamenei

  • None
nga Ali Hashem | Publikuar në Prill 18, 2016, mesnatë

Punimi që Shefi Ali Hashim shkroi për Byronë e Teheranit të televizionit El Mejadin rreth Hizbullahut i cili edhe u publikua në persisht në Tasnimnews.com: “Imam Humejni i urdhëroi Konservatorët e Revolucionit që të dërgonin një pjesë të kadrove të tyre në Liban në mënyrë që të trajnonin një grup luftëtarësh ideologjikë që u është dhënë emri Hizbullah...”

Punimi që Shefi Ali Hashim shkroi për Byronë e Teheranit të televizionit El Mejadin rreth Hizbullahut, i cili edhe u publikua në persisht në Tasnimnews.com:

Në fakt, kur këshilluesi i Iranit i drejtohet anëtarëve të Hizbullahut si “djemtë e mijë”, nuk është një shprehi e ekzagjëruar. Ajetullah Hamanei e pranon këtë lëvizje islamike si një pjesë e pandarë e Shtetit Ligjor Islamik. Ndërkaq, Shteti Ligjor Islamik është vepra kryesore e ngritur nëpërmjet Republikës Islamike të Iranit.

Historia e kësaj daton në fillimet e viteve ’60, domethënë daton atëherë kur Imam Musa Sadir, një dijetar i ri iranian me origjinë libaneze u kthye në vendin e tij dhe kur mori si detyrë të tij udhëheqjen ekonomike, shoqërore dhe arsimire të shiive të këtushëm.

Në ato periudha, varfëria në mesin e shoqërisë shiite në Libanin Jugor dhe në qarkun e Bekas ishte shumë e përhapur. Për këtë arsye,një pjesë e rëndësishme e shoqërisë shiite emigronin jashtë vendit. Ndërsa përsa i përket fushës politike, përfaqësuesit e shiitëve që prej pavarësisë së arrirë kundrejt francezëve në vitin 1943 dhe deri më sot janë në duartë e familjeve feudale dhe në fakt këta njerëz janë arsyeja e vërtetë e varfërisë së shoqërisë.

Sadiri besonte se hapi i parë që kjo shoqëri të zhvillohej ishte që ata të përfshiheshin në fushën politike. Sadirit iu deshën disa vite për të përmbushur këtë objektivë. Në vitin 1974, Sadiri krijoi Lëvizjen e Të Privuarve, që më pas do të bëhej e famshme si “Emel”. Nuk vonoi shumë derisa kjo lëvizje arriti të tërhiqte drejt vetes një numër të konsiderueshëm shiitësh. Përgjithësisht këta shiitë përbëheshin nga ata që njiheshin si klasa e ulët e shoqërisë dhe nga të rinjë që mundoheshin të krijonin vetveten.

Në të njëjtën kohë kur doli në vëmendje Sadiri u kthye në vendlindje edhe një dijetar tjetër  Sejjid Muhammed Fadlallah, i cili sapo kishte përfunduar detyrën e tij që kishte zgjatur prej vitesh në njërën prej qendrave më të mëdha të shkollave fetare, Nexhef. Fadlallah, i cili ishte njëri prej themeluesve më të rëndësishëm të Partisë së Ftesës (Hizbuddave) kishte filluar t’i jepte rëndësi tërheqjes drejt vetes të të rinjve shii. Metodologjia e Fadlallahut, në këtë kuptim ishte e ndryshme nga ajo e Sadirit. Fadlallahu i jepte mëshumë rëndësi të rinje të ciliët posedonin një rol potencial në të ardhmen.

Aktivitetet që drejtonin të dy dijetarët nga fundi i viteve 1960 dhe fillimet e viteve 1970 përbënim fushën politike dhe shoqërore dhe disa prej tyre patën luajtur një rol brenda organizatave të qëndresës palestineze që u zhvilluan gjatë sulmeve të Izraelit në Libanin e Jugut.

Musa Sadir i kërkoi mikut të tij Mustafa Çamran, i cili pasi përfundoi studimet doktorale për Fizikë në Universitetit Berkeley në Amerikë filloi të punonte si një specialist i kalibrit të lartë në Nasa, që t’i bashkohej lëvizjes së tij. Pas kësaj, Çamran u kthye në bicepsin e pjesës ushtarake të lëvizjes Emel dhe gjithashtu u rreshtua ndër më kryesorët e lëvizjes kundër regjimit Pehlevi, duke përfshirë bashkë me të edhe djalin e Ajetullah Humeynit, Ahmedin.

Musa Sadir humbi gjatë një udhëtimi të tij në Libi në vitin 1978 dhe pas një viti Revolucioni Islamik i Iranit doli fitimtar. Çamran u bë ministër i mbrojtjes në qeverinë revolucionare dhe bashkë me atë u bashkuan në rradhët e para të Ushtrisë së Konservatorëve të Revolucionit Islamik që u riorganizua edhe iranianët e tjerë që kishin luftuar në luftën e Libanit. Kjo situatë do t’i hapte një derë të re shokëve të armatosur në Liban, marrëdhënia me të cilët do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.

Kjo mundësi ka dalë në pah në vitin 1982, kur Izraeli sulmoi Libanin. Ata ishin një grup dijetarësh fetarë, që ideologjikisht qëndronin tek ndjekësit e Imama Humejnit, për këtë arsye vendosën të kërkonin ndihmë. Këta persona, duke ardhur në Teheran u takuan me Udhëheqësin e ardhshëm të Revolucionit, Ajetullah Humejni (r.a). Imam Humejni i urdhëroi Konservatorët e Revolucionit që të dërgonin një pjesë të kadrove të tyre në Liban në mënyrë që të trajnonin një grup luftëtarësh ideologjikë që u është dhënë emri Hizbullah...

Edhe Hysejin Dehgan, Ministri aktual i Mbrojtjes në Iran ishte komandanti i parë i Konservatorëve të Revolucionit që shkoi në Liban. Dehgani mori përsipër qytetin e Baalbek, në lindje të Libanit.  Brenda disa muajve arriti me sukses të krijonte një ushtri të vogël duke marrë si shembull forcat e Ushtrisë së Konservatorëve të Revolucionit.

Kjo organizatë e re u akuzua se fshihej pas sulmeve të kryera në bazat qëndrore të marinës amerikane në Liban dhe gjithashtu pas sulmeve të qëndrave të komandimit të parashutistëve fancezë. Edhe sot, Hizbullahu ende e mohon të ketë qënë e fshehur pas këtyre sulmeve. (shën. përkthyesit: duke qënë se data zyrtare e krijimit të Hizbullahut 1985) megjithatë ka marrë përsipër haptazi operacionin në Sura që solli si rezultat vdekjen e më shumë se 200 ushtarëve izraelitë.

Në vitet në vazhdim, marrëdhënia mes Iranit dhe Hizbullahut sa ka ardhur dhe është bërë më e fortë dhe më e gjërë. Gjatë kësaj periudhe, Hizbullahu ka realizuar qindra sulme kundrejt kampeve qëndrore të ushtarëve të Izraelit në Libanin Jugor. Në të njëjtën kohë, Hizbullahu është fajësuar gjithashtu se ka realizuar një gjerdan operacionesh politike të pengmarrjes për të mbështetur kështu politikën e Jashtme të Iranit . organizata i ka mohuar në mënyrë konstante këto akuza.

Roli i Hizbullahut si një organizatë rezistuese u rrit edhe më shumë pas marrëveshjes së 1989-s të firmosur në qytetin Taif të Arabisë, që i jepte fund luftës së brendshme në Liban dhe pas bashkimit të tij me Iranin për të mbështetur organizatën në Siri.

Në këtë periudhë, sekretari i dytë i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Abbas Museviu përjetoi një atentat të organizuar nga Izraeli dhe partia pranoi zgjedhjen e 32 vjeçarit Sejjid Hasan Nasrallahut si lideri i tyre edhe me mështetjen e udhëheqësit Ajetullah Ali Hameneiut. Nasrallah ka jetuar për disa vite në Iran dhe ka kryer detyra në medresen e Kumas. Në të njëjtën kohë, duke sjellë në jetë edhe disa detyra të organizatës ka pasur një marrëdhënie të sinqertë me Udhëheqësit e Iranit.

Në vitet 1992 dhe 1994, pas atentatit që iu bë Abbas Museviut dhe pas arrestimit të Mustafa Dejranit, një ish komandanti të Emelit Irani dhe Hizbullahu u akuzuan se si përgjigje të këtyre veprimeve kishin bombarduar aktivitetet fitimprurëse të Izraelit në Argjentinë. Thuhet se njeriu i fundit që e ka parë në birucë Dejranin është piloti izraelit Roan Dan.

Hizbullahu zhvilloi luftën për çlirimin e Libanit nga pushtuesit izraelitë në jug të vendit dhe nga milicitë libaneze që mbështesnin palën izraelite dhe kështu pas një pushtimi 22 vjeçarë, Hizbullahu i vetëm e detyroi Izraelin që të tërhiqej. Kjo ishte një pikë kthese shumë e rëndësishme që i detyrojë Iranin dhe Hizbullahun të vlerësonin stategjitë dhe marrëdhëniet e tyre.

Ndryshimi i personit që mbante pozicionin e presidentit në Iran nuk u bë arsye për ndryshimin në asnjë këndvështim të marrëdhënies së Teheranit me këtë organizatë. Bashkëngjitur kësaj, ish presidenti Sejjid Muhammed Hatemi është shprehur se ka dashur ta kufizojë këtë ndihmë, megjithatë duke qënë se, kjo dosje në tërësi, përfshirë këtu edhe ndihmat ekonomike administrohen nga Këshilltari i Revolucionit dhe ekzekutohet nëpërmjet Konservatorëve të Revolucionit, kjo dëshirë e tij është e pamundur.

Bashkëngjitur me fajësimin që Washingtoni i bëri Teheranit se kishte armatosur dhe mbrojtur grupimet në Irak që kishin sulmuar forcat pushtuese, pas sulmeve amerikane në Irak, Irani filloi të tërhiqte vëmendje me rolin e tij mbështetës ndaj fuqive që ishin kundër Amerikës. Amerika e akuzoi Hizbullahun se kishte trajnuar organizatat shiite në Irak dhe kështu në vitin 2007 u arrestua një zyëtar i një kalibri të lartë operacional i Hizbullahut. (Shën. i përkthyesit: Më pas ky komandant u la i lirë)

Izraeli, në vitin 2006 filloi një luftë me qëllimin për ta shkëputur dhe nxjerrë p;otësisht Hizbullahun nga Libani. Ky konflik plasi pasi u morrën peng nga Hizbullahu dy ushtarë izraelitë, të cilët ishin gati për spastrimin e palestinezëve dhe të privuarve libanezë. Hizbullahu luftoi për 33 ditë dhe hodhi me qindra mijëra raketa mbi Izraelin.

Kjo organizatë i ka treguar gjithëkujt forcën e saj shkatërruese duke shkatërruar dhjetra tangje, dy helikopterë si dhe një anije lufte të përparuar. Pas këtyre armatimeve dhe teknologjive qëndron Irani. Ndërsa pas një pjesë të caktuar qëndron Rusia dhe Kina. Përveç kësaj, Irani ka kontribuar financiarisht edhe në rindërtimin pas luftës të mijëra shtëpive, rrugëve dhe urave të shkatërruara.

Lufta në Siri brendashkuan një sprovë të re për të provuar marrëdhëniet mes Iranit dhe Hizbullahut. Të dyja palët po mbështesin Presidentin Beshar Esad, në këtë luftë të përgjakur, me para, armë, përfshirë edhe trupa dhe çdo mënyrë tjetër.