Irani, Indonezia takohen për zhvillimin e lidhjeve Kur'anore

  • None
Publikuar në Prill 17, 2016, mesnatë

Kreu i qendrës kultutore iraniane në Indonezi zhvilloi një takim me kryetarin e Shoqatës të Hafizëve të Kur’anit të Indonezisë në Xhakartë.

Gjatë takimit, në të cilin mori pjesë edhe eksperti i njohur iranian i Kur'anit, eksperti  Ghulam Riza Shahmiveh, ku të dy palët diskutuan zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e aktiviteteve Kur'anore, kështu njoftoi faqja e internetit e Organizatës për Kulturë  dhe Marrëdhënie Islame (ICRO).

Amir Rahimi, kreu i qendrës kulturore, shprehu gatishmërinë e Iranit për të mbajtur programe të përbashkëta Kur'anore, duke përfshirë  gara Kur’anore, veprimtari kërkimore, programet arsimore dhe ekspozita Kur'anore, me Indonezinë. 

Indonezia, nga ana e saj, përshëndeti bashkëpunimin Kur'anor në mes të dy vendeve, duke përfshirë edhe një marrëveshje mes Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa të Iranit dhe Indonezisë  dhe një marrëveshje për dërgimin e hafizëve dhe kënduesve të Kur'anit  të Iranit në Indonezi.

Ghulam Riza Shahmiveh ka udhëtuar në Indonezi me ftesë të Shoqatës së Hafizëve të Kur'anit për të mbajtur kurse të specializuara Kur'anore në shtetin më të populluar të botës myslimane, në Indonezi.



Burimi : IQNA News