Militantët e Boko Haram-it djegin fëmijë të gjallë në verilindje të Nigerisë

  • None
Publikuar në Shk. 23, 2016, 1 a.m.

Një i mbijetuar i fshehur në një pemë, thotë ai shikonte ekstremistët e Boko Haram-it  duke i vue zjarrin kasollave dhe ka dëgjuar britmat e fëmijëve në mesin e njerëzve të djegur për vdekje në sulmin e fundit nga ekstremistët e Nigerisë. 

Trupa të kufomave të djegura dhe me plagë plumbash kanë mbushur rrugët pas një sulmi që ndodhi të shtunën natën në fshatin Dalori vetëm pesë  kilometra nga Maiduguri, vendlindja e Boko Haram dhe qyteti më i madh në verilindje, sipas të mbijetuarëve dhe ushtarëve.

Të shtënat dhe djegia ka vazhduar për katër orë, ka thënë  i mbijetuari Alamin Bakura. Ai tha se disa nga anëtarët e familjes së tij u vranë, disa u plagosën.

Dhuna vazhdoi ndërsa tri sulmuese femra vetëvrasëse shpërthyen në mesin e njerëzve të cilët arritën të iknin në fshatin fqinjë Gamori, duke vrarë shumë njerëz, në bazë të një ushtari në vendin e ngjarjes i cili insistonte të mbetej anonim, sepse ai nuk është i autorizuar të flasë me gazetarët.

Ende nuk është e njohur se sa njerëz u vranë për shkak se trupat ende janë duke u mbledhur, duke përfshirë edhe nëpër shkurret përreth, ku kryengritësit  i kanë përndjekur fshatarët që po iknin, sipas Abba Shehu, një roje i sigurisë që ndihmonte për t’i mbledhur kufomat. 

Boko Haram ka organizuar sulme më të vogla, tani gjithnjë e më shumë merret me kamikazë, vetvrasës,  pasi ushtria në vitin e kaluar i përzuri ata nga qytete dhe fshatra në verilindje të Nigerisë.

Boko Haram ka vrarë rreth 20.000 njerëz dhe i ka dëbuar 2.5 milionë banorë nga shtëpitë e tyre.