Sistani, fetva kundër dhunës sektare në Irak
Midis flakëve në rritje të sektarizmit, herë pas here ka njerëz dhe grupe që ngadhnjejnë me fyerje ndaj sekteve tjera fetare, duke shtuar zjarrin dhe duke nxitur ciklin e dhunës dhe të urrejtjes. Në të kundërtën, prinjësit fetarë të moderuar irakianë bëjnë çdo përpjekje për të penguar këtë tendencë dhe përpiqen sa më shumë të jetë e mundur, për të kufizuar këtë urrejtje.
Ndër zhvillimet më të fundit të krizës sektare që shkretëron Irakun, dhjetëra të rinj organizuan një marshim provokues në lagjen me shumicë sunnite në al - Adhamijah të Bagdadit, më 7 tetor 2013. Ata nuk brohoritën për kthim për në unitet apo bashkim, dhe refuzim të dhunës, ata as nuk dënuan bombardimet dhe terrorizmin. Ata, në të vërtetë, fyen dhe mallkuan, sunnitët, vendet e shenjta historike, etiketuan me fjalën “navasib , një term nënçmues që përdoret kundër sunnitëve.
Në një video klip paraqitet se grupi marshoi nën mbrojtjen e pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Irakut, gjë që çon në dyshim për veprimtarinë spontane. Kjo, gjithashtu, ngriti hipoteza se fshehen motivet politike pas marshimit, kjo dëshmon se palët janë të lidhura me regjimin.
Ky fraksion ka themeluar kanalet e para televizive satelitore, siç janë Fadaku dhe Savt Alitraa, që transmetohen nga vendet evropiane, si dhe kanalet YouTube, në të cilat ata i fyejnë, i mallkojnë publikisht disa prej grave të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) dhe disa prej shokëve të cilët janë të nderuar prej sunnitëve. Ky fraksion i takon një lëvizjeje ekstremiste shi’ite, e cila beson se fyerjet e lartpërmendura janë një detyrë e përshkruar nga besimi i tyre.
Fraksioni është përballur me një lëvizje të njëllojtë ekstremiste sunnite, e cila beson se shi’itët janë tradhëtar, vrasës, vrasja e të cilëve është e lejueshme nën rrethana të caktuara. Ky fraksion propagandohet në shumë kanale satelitore dhe nëpër faqe të ndryshme të internetit. Prej kanaleve televizive, në mesin e irakianëve më i njohuri, më i rëndësishmi është kanali Safa Channel Safa, i cili ka transmetuar për vite të tëra predikime dhe intervista që janë degraduese dhe poshtëruese kundër Shi’ive në rajon, kurse në veçanti në Irak.
Si rezultat i kësaj propagande, Iraku është shndërruar në një ferr, ku dy ekstremizmat luftojnë kundër njëri-tjetrit. Zakonisht, pas çdo abuzimi, reagimet pasojnë si valët e cunamit, duke ngulfatur zërat që thërrasin për maturi, për qetësi.
Myftiu sunni i Irakut, Shejh Rafeh al- Rifai, lëshoi një deklaratë, ku bëhet thirrje për një grevë të përgjithshme, në gjashtë provincat irakiane me shumicë sunnite, duke kërcënuar se nëse ndodhin ngjarje të tilla, do të ketë pasoja të tmerrshme. Greva u zhvillua më 10 tetor 2013, duke u mbyllur shkollat, tregjet, institucionet në të gjitha krahinat e lartëpërmendura. Ndërkohë, në Facebook dhe faqe të ndryshme të internetit vërshuan fjalët më poshtëruese, për reagimet e dhunshme të ngjarjeve dhe ata që e shoqëruan nxitjen.
Në të kundërt, autoriteti më i lartë shi’it në Irak, Ali al- Sistani, lëshoi një fetva (vendim) ku dënohet abuzimi i vendeve të shenjta sunnite, duke thënë :

Kjo është për t'u dënuar dhe është në kundërshtim me udhëzimet e imamëve shi’itë Fondacioni Imam el- Khoei, i cili është me ndikim në mesin e qarqeve fetare shi’ite, lëshoi një deklaratë ku denoncohen ngjarjet dhe bëri thirrje për respektimin e vendeve të shenjta të të gjithëve.
Muktada al- Sadër mbajti, gjithashtu, një fjalim ku denoncon dhe dënon aktet provokuese nga disa mendje të dobëta, siç u shpreh ai . Në të njëjtën kohë, ai kritikoi valën e sulmeve me bomba , dhe u përpoq për të dalluar sunnitë e moderuar nga atë që janë ekstremist . Ai tha:
Unë i përshëndes sunnitët irakianë të cilët u tërhoqën nga sektarizmi dhe ekstremizmi i turpshëm ideologjik; ata të cilët kanë refuzuar terrorizmin, el- Kaidan, kurthet dhe aktet e dhunës.
Para këtyre ngjarjeve, një tjetër fetva (vendim) është lëshuar në këtë drejtim nga lideri i Revolucioni Islamik të Iranit, Ali Khamenei, ku thuhet:
Është e ndaluar që të abuzohet me simbolet vëllezërve tanë Sunni ', është e ndaluar të akuzohet gruaja e Pejgamberit nga çdo gjë që njollos nderin e saj .
Si rezultat i këtyre zhvillimeve, një numër i aktivistëve irakianë propozoi krijimin e një observatori që monitoron aktet provokuese në vend dhe që përmban efekte të rrezikshme, të paraqiten përmes mediave, të merren masa ligjore.
Janë përhapur thashetheme në lidhje me një vendim ligjor, kinse është arrestuar lideri i grupit, që ushtron akte provokative, ndërsa një tjetër pohoi se Këshilli i Ministrave kishte mbrojtur një person të armatosur, sepse ai kishte marrë kërcënime në Facebook.
Asnjë deklaratë zyrtare nuk është lëshuar nga qeveria e Irakut në këtë drejtim, pavarësisht seriozitetit të saj, pasojat e saj të rrezikshme, ndërsa vënë në dukje se një numër i ligjeve që dënojnë fyerjen e vendeve të shenjta dënon nxitjen dhe tensionet sektare, për këto kërkohet nga qeveria të ndëshkohen të gjitha ata që kryejnë akte të tilla.
Dhe më në fund, në këto rrethana, qeveria e Irakut pritet të mbetet e paanshme dhe të kryejë detyrat e veta ligjore. Qeveria është për të parandaluar, nëpërmjet zbatimit të legjislacionit, ndodhjen e veprave të ngjashme.
Shënim:

Ali Mamouri është një studiues dhe shkrimtar i cili është i specializuar në fe. Ai është një ish-mësues në universitete iraniane dhe seminaret e Iranit dhe Irakut . Ai ka botuar disa artikuj në lidhje me çështjet fetare në të dy vendet, transformimet shoqërore dhe sektarizmin në Lindjen e Mesme .