Ibrahimi Dinani: Bisedat e Nasiruddin Tusiut: Tusiu Filozofi i Dialogut (Pjesa e Parë)
Nëse Naṣīruddīn Ṭūsīu nuk do të ishte Mullah Ṣadrā nuk do të ishte. Këtë ta dini në mënyrë të prerë. Gjithashtu nëse ai nuk do të kishte shkruar veprën e tij me titull: “Sherḥu’l-Ishārāti” (Sqarimi i Shenjave) dhe nuk do të kishte rrëzuar pretendimet pa bazë dhe pa dëshmi të Fakhruddīn Rāḍīut dhe ne sot do të ishim në errësirën, humnerën dhe vorbullën e esh‘arizmit. Fatkeqësisht madje dhe tani ne jemi në një gjendje të burgosur pak a shumë në këtë.
Ṭūsīu Filozofi I Dialogut
Ismā‘īl Menṣūrī Larixhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Me‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Ashtu siç e kujtoni ne kemi disa mësime të mira, që po shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, dëlira dhe të larta të ḥakīm Fārābīut. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Ashtu siç e dini ne po flisnim për du‘ānë (lutjen) filozofike të ḥakīmit të madh Fārābīut dhe po përfitonim nga interpretimet, komentimet, sqarimet e mençura, të urta dhe të zgjuara të mjeshtrit tonë të nderuar hirësisë së tij që thyejnë, zbërthejnë, zgjidhin të fshehtat, kodet e filozofit tonë.
Pikërisht ashtu siç kemi dhënë fjalën dhe më parë me dhuntinë, lejen dhe mirësinë e Allāhut, duke filluar që nga ky programi ynë dhe në vazhdim, ne do të hetojmë mendimet autentike dhe të kulluara të Khāxhe (ose Hoxhë) Naṣīruddīn Ṭūsīut. Ai krahas qenies një personalitet mjaft interesant dhe i mrekullueshëm, nga njëra anë bëjmë të ditur se sa keq dhe mëkat që nuk ka mundur të marrë interesin e merituar gjatë historisë.
Naṣīruddīn Ṭūsīu, erdhi në këtë botë në qytetin Ṭūs të Īrānit dhe në vitin 672 të hixhretit kur ishte 75 vjeç ndërroi jetë në qytetin Kāḍḥimejn (Bagdād) të ‘Irāḳut. Varri i tij është në një pozitë mjaft të afërt me vendin ku janë varrosur në fshehtësi dy imāmët e pafajshëm (i nderuar Imām Mūsā Kāḍḥimi dhe Imām Muḥammed Xheuād Ṭaḳīu). Madje dhe kjo gjendje, shpalos së tepërmi afrimitetin, dashurinë, dëshirën e zjarrtë dhe lidhjen që ai kishte ndaj imāmëve të pafajshëm (p.m.t.).
Ky personalitet i madh ka të pranishme një numër të lartë veprash në fusha të larmishme nga njëra-tjetra. Ai ishte dikush që kishte dituri, njohuri dhe largpamësi në fusha shkencore si fejlesufijje (filozofi), kelām (apologjetikë, fjalim), manṭiḳ (logjikë), akhlāḳ (moral), ‘irfān (urtësi), taṣaūuf (misticizëm), matematikë dhe astronomi. Vepra e tij me titull: “Texhrīdu’l- I‘tiḳādi (Pastrimi i Besimit, Kredos) e ruan rëndësinë e saj në shkencën e apologjetikës si një burim i rëndësishëm drejtimi kryesor, themelor për të tërë për një kohë mjaft të gjatë më shumë se 800 vitesh dhe ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën dhe sot vijojnë të shkruhen një numër i madh sqarimesh si nga dijetarët sunnitë dhe shī‘ītë. Çdo njeri që e hulumton ose qorton këtë vepër, ka rrëfyer dhe lëvduar meritën e saj në njëfarë mënyre.
Së fundmi mjeshtri ynë i nderuar Dr. Gulāmḥusejn Ibrāhīmī Dīnānī ka përpiluar një libër madhështor dhe të mahnitshëm me titull: “Khāxhe Naṣīruddīn Ṭūsīu Një Filozof I Dialogut” lidhur me të. Mjeshtri ynë në këtë vepër e ka parë Naṣīruddīn Ṭūsīun nga një dritare tjetër, që sipas meje ky është një aspekt mjaft i bukur dhe mbresëlënës. Filozofi i Dialogut... Shikimi i një filozofi, nga dritarja e dialogut dhe nga e vërteta... Mjeshtri ynë i nderuar ka përfituar në një mënyrë mjaft bukur nga mjetet e dialogut këtu, ai ia ka dalur mbanë në dëshminë, vërtetimin e funksioneve të dialogut dhe mrekullisë së fjalës, folurës në vendin e mendimeve të këtij mendimtari të madh.
Në njërën anë teksa e falenderojmë për këtë vepër të çmuar mjeshtrin tonë të nderuar, nga ana tjetër nuk mund të kaloj pa bërë shenjë tek kjo e vërtetë e hidhur: “Pandeh se nga ana jonë nuk është kuptuar aq sa duhet as vlera e veprave të Naṣīruddīn Ṭūsīut dhe as kjo vepër e mrekullueshme që kam në dorë e shkruar nga mjeshtri ynë i nderuar - kur them nga ne kam për qëllim qarqet universitare, akademikët dhe secilin që është specializuar në fushën e diturisë, edukatës, njohurisë dhe urtësisë. Pandeh se libri i lartcituar kishte marrë çmimin “libri i vitit” në vitin e largët 2009, apo nuk është kështu mjeshtër i nderuar?!
Mjeshtër Dīnānī: Po.
Lārīxhānī: Madje dhe ne nëse do Allāhu, në programet në vijim ne do të flasim më tepër mbi këtë libër dhe do të mundohemi që të përfitojmë sa të mundemi nga dituritë e çmuara të mjeshtrit tonë të nderuar. Në këtë mënyrë ne do të kemi parë nga një këndvështrim i ri mendimet e dijetar Naṣīruddīn Ṭūsīut.
Mjeshtër i nderuar nëse më lejoni, unë dua t’iu bëj disa pyetje me synimin e hyrjes në çështjen tonë. Falë kësaj dhe ndjekësit tanë të nderuar do të kenë një mendim në lidhje me brendinë, përmbajtjen e çështjeve që do të shqyrtojmë. Kurse më pas do të orvatemi që të shtjellojmë në një mënyrë të hollësishme mendimet e këtij mendimtari të madh.
Para së gjithash, lërmëni të kumtoj se thënia “filozof i dialogut” që keni përdorur për filozof Naṣīruddīn Ṭūsīun është një thënie shumë e bukur dhe e saktë... Unë si një njeri, i cili e ka lexuar tri herë librin e sipërpërmendur, kam ndjerë se ju keni patur për qëllim dëshminë, vërtetimin e një filozofie të re (qenies së filozofisë). Megjithëse të Naṣīruddīn Ṭūsīu nuk i ka shprehur në mënyrë dalluese dhe të qartë rregullat e kësaj filozofie, ju sikur keni gjetur fillin e këtij lëmshi, pirgu. Nëse dikush nuk e lexon në mënyrë të kujdesshme, vëmendshme dhe disa herë, atëherë ai nuk do të mund të arrijë në dallimin, kuptimin e këtyre rregullave. Vallë a janë të sakta këto përfundimet e mia në lidhje me librin tuaj, mjeshtër i nderuar?!
Mjeshtër Dīnānī: Po. Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e fillojmë mësimin e kësaj mbrëmjeje, duke miratuar se është pikërisht ashtu siç bëtë të ditur dhe ju, duke miratuar se ato që keni ndjerë në mënyrë intuitive janë shumë të sakta. Me të vërtetë unë në këtë libër desha të dëshmoja se Khāxhe (Hoxhë) Naṣīruddīn Ṭūsīu është njëri nga filozofët më të mëdhenj të botës. Por fatkeqësisht ai njihet vetëm si një mutekel’lim (apologjet) në përgjithësi. Ashtu siç e dini dhe ju mes filozofit dhe mutekel’limit (apologjetit) janë të pranishme dallime të mëdha. Bëj të qartë që është e saktë se ai njëkohësisht është dhe një mutekel’lim (apologjet). Pikërisht ashtu siç ju qartësuat pakëz qëparë ai është një astronom, fāḳih (jurist), letrar dhe matematikan. Krahas kësaj ai është një njohës dhe i shkencës së mjekësisë. Shkurtimisht ai di të tëra dituritë, shkencat e epokës së tij.
Fjala vjen dhe Raṣadkhāne Merāga (Observatori - Mbikqyrësi, Vëzhguesi i Merāgas) në qytetin Merāga (në Provincën e Azerbajxhānit Lindor në Īrān: Media e Lirë) është kujtim nga ai. Ai kishte marrë pjesë në ndërtimin e këtij observatori me qëllim që t’i shërbente shkencës së astronomisë. Fundja kjo nuk është çështja jonë. Gjëja që ne duhet ta nënvizojmë me viza të theksuara, trasha këtu është e vërteta se ai përpara së gjithash është një filozof i madh. Ana filozofike e Naṣīruddīn Ṭūsīut është marrë shumë pak parasysh. Ashtu siç shënjuat dhe ju, përsërisim se janë shkruar një mori sqarimesh për sa i përket veprës së tij me titull: “Texhrīdu’l-I‘tiḳādi” (Pastrimi i Besimit, Kredos) deri në këtë çast. Mirëpo një pjesë e madhe e këtyre sqaruesve kanë marrë anën kelāmīte (apologjetike) të tij parasysh. Në një kohë kur vepra e tij me titull: “Texhrīdu’l-I‘tiḳādi” (Pastrimi i Besimit, Kredos) për të cilën janë derdhur një sërë sqarimesh në letër, krahas përmbajtjes së çështjeve apologjetike, sipas mendimit tim është më shumë një vepër filozofike. Këtu janë studiuar çështjet më të rëndësishme të filozofisë. Rishtas ju lajmëruat se ai kishte autoritet dhe në ‘ilmu’l-manṭiḳi (shkencën e logjikës). Po, pohoj se dhe autoriteti i tij në logjikë - pikërisht si autoriteti i tij në fushat e tjera - është i pashoq. Ne do t’i prekim këto çështje në mënyrë të imtësishme më vonë, nëse do Allāhu.
Lërmëni t’iu njoftoj se as në botën sunnite nuk ju është treguar interesi, vëmendja e duhur ndaj këtij personaliteti të madh. Madje jo vetëm që nuk ju është treguar interes, por më tepër është ushqyer armiqësi. Shkaku i kësaj armiqësie është pretendimi se filozof Naṣīruddīn Ṭūsīu kishte luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e ‘abbāsitëve... (për hedhjen poshtë, kundërshtimin e këtij pretendimi shikoni artikullin në turqisht https://medyasafak.net/haber/856/bagdat-in-dusmesinde-nasiruddin-tus%C3%AE-nin-ve-siilerin-rolu-efsanesi (Gojëdhëna e Rolit të Naṣīruddīn Ṭūsīut dhe Shī‘ītëve në Rënien e Bagdādit), ose librin me titull: https://www.kitapyurdu.com/kitap/siilik-arastirmalari-1/476355.html (Kërkimet Shī‘īte): Media e Lirë). Kurse për sa u përket shī‘ītëve as ata nuk kanë treguar interes të mjaftueshëm ndaj Naṣīruddīn Ṭūsīut. Domethënë jo vetëm që nuk është treguar interes ndaj astronomisë dhe matematikës së tij, por nuk është treguar kujdes dhe vëmendje as ndaj logjikës së tij.
Në kohët e fundit, sigurisht se disa njerëz duke hequr vuajtje në këtë fushë kanë botuar disa vepra, ne nuk mund ta mohojmë këtë. Por risitë, shpikjet dhe zbulimet e tij në filozofi dhe logjikë nuk kanë hasur në interes aq sa duhet. Në këtë kontekst, kuptim ky mendimtar i madh me të vërtetë është i dhunuar. Megjithëse për të urtët tanë të tjerë herë herë thuhen një mori gjërash dhe drejtohen pretendime se janë shī‘ītë, kjo gjendje për Ṭūsīun është shumë më përtej qenies një pandehje dhe thashethem. Kështu që askush nuk mund të dyshojë, ngurrojë aspak për shī‘īzmin e tij. Kjo është një e vërtetë më e qartë se dielli dhe më e ndriçuar se vetë dita. Naṣīruddīn Ṭūsīu është një dijetar dhe filozof i madh shī‘īt. Dhe sërish disa degë, mjedise dhe rrethe, me të vërtetë u detyrohen shumë gjëra atij. Në këtë pikëpamje ç’është e vërteta, unë nuk mund t’i jap një kuptim mosdhënies së të drejtës, meritës së tij. Nëse Ṭūsīu nuk do të ishte, ka gjasa që filozofia në botën muslimane nuk do të mund të gjente, kishte vazhdim. Për shembull madje dhe vetë filozofi ynë i madh Mullah Ṣadrā i detyrohet shumë gjëra Ṭūsīut.
Në të vërtetë, ringjallësi i filozofisë, që ne e përkufizojmë në formën e veprës së “mendimit të thellë” është Ṭūsīu. Shprehemi kështu sepse filozofia pothuajse po asgjësohej në botën muslimane. Vepra me titull: “Tehāfutu’l-Felāsife” (Paqëndrueshmëritë e Filozofëve) e Imām Gazzālīut - që ne kemi bërë për përmbajtjen e saj fjalë në programet tona të kakuara - i kishte dhënë goditjen më të fuqishme filozofisë, madje e kishte gërrmuar, hequr, shkulur plotësisht rrënjën e saj në botën muslimane dhe në veçanti në mjediset, rrethet e Ehli Sunnetit dhe Xhemā‘atit. Sot arsimi, mësimdhënia e filozofisë në vendet muslimane, jashtë, përveç Īrānīt është e mbështetur në themelet e filozofisë perëndimore dhe këto vende i shikojnë çështjet më shumë nga aspekti i filozofisë perëndimore. Ju nuk mund të gjeni asnjë vend tjetër musliman, i cili u qaset çështjeve filozofike me një filozofi islāme në stilin e bërë të një Nasīruddīn Ṭūsīu, një Mullah Sadrāje, ose të një ‘Al’lāme Ṭabāṭabāīu, jashtë, përveç Īrānīt.
Ju nuk mund të ndeshni në një personalitet të madh në filozofi siç është Mullah Sadrā në asnjë vend tjetër musliman, jashtë, përveç Īrānīt. Këto - ndonëse disa e shohin shumë të fuqishme si përmbajtje veprën me titull: “Tehāfutu’l-Felāsife” (Paqëndrueshmëritë e Filozofëve) e Imām Gazzālīut, që unë nuk e shikoj aspak ashtu; megjithatë nëse do ta shohim në këndvështrimin e ndikimit që ajo ka shfaqur (që ky ndikim sipas disave mund të jetë si pozitiv ashtu dhe negativ... mirëpo unë e shoh si negativ) pohojmë se ajo është e pashoqe - janë një prodhim i goditjeve të dhëna ndaj filozofisë. Īrāni ishte vendi i vetëm ku Imām Gazzālīu nuk ia doli mbanë që të thante rrënjët e filozofisë. Përsërisim se rrënjët e filozofisë nuk u thanë kurrë në Īrān. Por, përse?! Si pasojë e mundimeve të jashtëzakonshme të mistik Nasīruddīn Ṭūsīut. Sepse në Īrān ishte i pranishëm një personalitet i madh si Ṭūsīu i cili e mbroi filozofinë deri në fund.
Por ç’e do se në Perëndim dhe në disa vende të tjera, bëhet fjalë se mbrojtësi i vërtetë i filozofisë në botën muslimane është Ibn Rushdi (Averroesi). Shtojmë se është e vërtetë se ai ka përpiluar veprën me titull: “Tehāfutu’t-Tehāfuti’l-Felāsife” (Paqëndrueshmëritë e Paqëndrueshmërive të Filozofëve) me qëllim që të kundërshtonte veprën e Imām Gazzālīut. Mirëpo vepra e lartcituar është një kundërshtim ndaj Ibn Sīnās (Avicennas), më tepër se Imām Gazzālīut. Disa pandehin se vepra e sipërpërmendur është një kundërshtim ndaj Imām Gazzālīut. Kjo është e vërtetë deri diku; por Ibn Rushdi në shumë vende të veprës së tij i ka futur në të njëjtin thes Imām Gazzālīun me Ibn Sīnān.
Unë di, njoh Naṣīruddīn Ṭūsīun dhe jo Ibn Rushdin si mbrojtësin më të madh të filozofisë në botën muslimane. Krahas kësaj për arsye që nuk i di, pranoj se në një numër të lartë vendesh të botës është përhapur mendimi se Ibn Rushdi është mbrojtësi filozofisë në botën muslimane. Sigurisht se dhe ky i fundit ka bërë një numër të madh punimesh në këtë çështje. Madje nga ana ime është i pranishëm dhe një libër që kam shkruar për të.
Lārīxhānī: Ai më shumë ka përvetësuar një qasje aristoteliane.
Mjeshtër Dīnānī: Po, kjo është e saktë. Mbarë mundi i tij ishte në drejtim të bërjes së Aristotelit të njohur si mendimtarin më të madh në historinë e njerëzimit dhe mendimit. Ai nuk mund të dalë në mënyrë të prerë jashtë formateve, kallëpeve të Aristotelit. Ai nuk kishte menduar që të dilte, kalonte madje qoftë një hap përtej tij, madje kishte besuar se kalimi, kapërcimi i tij është i pamundur. Sipas mendimit të tij, ne nuk duhet ta kalojmë, nuk duhet të orvatemi të kalojmë Aristotelin dhe pothuajse gjithçka është e përbërë nga Aristoteli.
Megjithatë kur Naṣīruddīn Ṭūsīu ka mbrojtur filozofinë, ai nuk ka mbetur i fiksuar, kufizuar, zhytur si Ibn Rushdi tek Aristoteli, por pavarësisht se ai vetë mbrojtur Ibn Sīnān, ai nuk i ka kufizuar prerazi çështjet me të. Domethënë ai i kishte mbrojtur me të drejtë, meritë gjënë që ne quajmë filozofi, tefekkur (meditim), logjikë dhe racionalizëm dhe deshi që kjo të zinte vendin e merituar, takuar në botën muslimane. Si rrjedhojë ai nuk e kishte ndjerë veten të detyruar ndaj askujt.
Unë i ceka këto dituri në cilësinë, qëllimin e hyrjes për t’u ditur se çfarë lloj rëndësie të madhe që bart, ka Naṣīruddīn Ṭūsīu në botën muslimane dhe veçanërisht në botën shī‘īte. Ashtu siç bëra të ditur dhe pakëz qëparë kjo ka shumë shkaqe të drejta të pranishme.
Disa e kanë lexuar veprën me titull: “Texhrīdu’l-I‘tiḳādi” (Pastrimi i Besimit) si “Taḥrīru’l-I‘tiḳādi” (Çlirimi i Besimit). Me këtë rast unë dua të prek dhe këtë çështje: “Pra “taḥrīr” (çlirim) do të thotë gjëja që duhet bërë; texhrīdi (pastrimi) i itiḳādit (besimeve) nga besimet e kota dhe tepricat dhe çlirimi nga nënshtrimi dhe shtypja e gjërave të tjera”. Disa e kanë shqiptuar kështu emrin e veprës së mësipërme. Edhe arsyeja e komentimit në këtë mënyrë të kësaj vepre është qenia mjaft e tepërt e sqarimeve të shkruara për të. Kjo gjendje është e vlefshme vetëm për Īrānin, si dhe unë kam për synim vetëm īrānianët që bëjnë sqarimet për të cilat bëra fjalë. Por pavarësisht kësaj e drejta e tij nuk është dhënë, dorëzuar ende. Përcaktoj se me të vërtetë janë të pranishme një mori këndesh që me të drejtë meritojnë të merren parasyh. Në këtë libër të shkruar nga unë janë bërë plotësisht këto kënde me shenjë dhe është tërhequr vëmendja se çfarë është gjëja që e bën Naṣīruddīn Ṭūsīun të rëndësishëm. Po, unë i ceka të tëra këto për të qartësuar se çfarë vendi të lartë zotëron ai.
Kurse pyetja juaj kryesore, themelore ishte në drejtimin se përse titulli i librit tim është “Filozofi i Dialogut”. Libri im është titulluar kështu, sepse ai është një filozof i dialogut me kuptimin e plotë të fjalës. Pra ai nuk është dikush që është një njeri i debatit, diskutimit dhe pa gjykim të shëndoshë (i padrejtë në gjykimet e tij dhe në mendimet e shpalosura të tij). Dhe ai krijon, ndërton dialog me mbarë mendimtarët e botës. Cilëndo vepër të tij që të shihni, ju e shikoni këtë dialog. Fjala vjen ju e dini se ai ka shkruar një sqarim për veprën me titull: “El’Ishārāt ue’t-Tenbīhāt” (Shenjat dhe Paralajmërimet) të Ibn Sīnās. Vetëm se unë dua mund t'iu them me lehtësi dhe qetësi se vepra e lartcituar nuk është vetëm një sqarim. Kjo është më tepër se një sqarim. Shprehemi kështu sepse dhe dijetari Fakhruddīn Rāḍīu - për shembull - ka hartuar një sqarim për njërën nga veprat më të rëndësishme me titull: “El’Ishārāt ue’t-Tenbīhāt” (Shenjat dhe Paralajmërimet) të Ibn Sīnās. Krahas kësaj sipas mendimit të disa dijetarëve të mëdhenj, vepra e tij nuk ishte një sherḥ (shpjegim, sqarim), por është një xherḥ (plagosje, shpim).
Fakhruddīn Rāḍīu këtu, pothuajse nga shkronja “بِ” “be” e Bismil’lāhit (Me Emrin e Allāhut) dhe deri në pjesën ku shkruan “تَمَّتْ” “temmet” (u mbarua, përfundua, plotësua) sikur do ta qortojë Ibn Sīnān në atë mënyrë me aq sa mundet. Ja pra ky nuk është në të vërtetë një sherḥ (sqarim), por është një xherḥ (plagosje, shpim). Ai sikur i ka shpallur Ibn Sīnās luftë. Unë nuk po mundohem që të them diçka kundër postit të Fakhruddīn Rāddīut, qoftë ai një musliman sunnit, apo qoftë diçka tjetër, kjo nuk është e rëndësishme. Këto nuk janë gjëra që janë çështja jonë. Ai ishte një personalitet me mendim të thellë, të aftë dhe me një anë dyshuese (skeptike) shtypëse. Madje ai është një personalitet që ka fuqinë e mundësisë së hedhjes, ngjalljes në dyshim të lexuesit të tij, në veprën e tij me titull: “Bedīhijjāt” (Qartësitë)... Kjo fuqia e tij e debatit, diskutimit dhe e hedhjes, ngjalljes së dyshimit - që disa mendimtarë i kanë vënë nofkën “Imāmu’l-Mushekkikīni - Imāmi, Prijësi i Dyshuesve) - ishte deri në atë masë, shkallë sa ai thuajse ishte i pashoq në krijimin, shpikjen e një dyshimi ose të çare, krisjeje, vrime.
Ja pra ky sqarimi i tij, është përpiluar nga dikush që ka një qasje në këtë mënyrë si Rāḍīu. Ai ka shkruar gjëra pa bazë, themel në një sërë vendesh. Vetëm ky gabim i tij madje vë në dukje se ai nuk ka mundur që t’i kuptojë në një mënyrë të drejtë, saktë fjalët e Ibn Sīnās. Kurse dijetar Naṣīruddīn Ṭūsīu ishte përpjekur që t’i asgjësonte këto dyshime pa themel dhe pavend, teksa e bënte këtë nuk kishte nisur një debat me Rāḍīun. Në shtesë miratojmë se është e vërtetë se Naṣīruddīn Ṭūsīu kishte mbrojtur Ibn Sīnān; mirëpo ai nuk e kishte mbrojtur në një mënyrë të flaktë atë; ai thjesht dhe vetëm ishte munduar të krijonte një dialog të drejtë dhe me një gjykim të shëndoshë me të. Hedhim dritë se ka një dallim mes debatit, diskutimit dhe dialogut. Citojmë se është e vërtetë se debati është dialog në njëfarë drejtimi dhe gjithashtu se brenda debatit janë të pranishme një lloj debati dhe dialogu. Pra është e vërtetë se tërësia e këtyre është një lloj dialogu.
Por nëse ky dialog është i mbështetur në tefelsuf (filozofi), tefekkur (meditim) dhe inṣāf (gjykim të shëndoshë), drejtësi, nga një debat i mbështetur në fanatizëm dhe nga mundi i vërtetimit të mendimit të tij me çdo lloj çmimi - që ai që bën debat, e ka dhënë vendimin e tij në këtë drejtim më parë dhe troket çdo derë për këtë; ndonjëherë i drejtohet fjalimit, elokuencës, oratorisë dhe ndonjëherë i drejtohet mangësisë së gjykimit të shëndoshë - do të jetë i ndryshëm. Kurse Ṭūsīu nuk ka bërë debat dhe diskutim në kuptimin që dimë; ai vetëm ka krijuar, ndërtuar dialog. Hem me Ibn Sīnān dhe hem me Rāḍīun... Sqarimi që Ṭūsīu ka shkruar në veprën e tij me titull: “El’Ishārāt ue’t-Tenbīhāt” (Shenjat dhe Paralajmërimet), në të vërtetë është një dialog.
Saktësisht në këtë pikë dhe Shehristani ka hartuar një vepër me titull: “Musāra‘atu’l-Felāsife” në kontekstin e kundërshtimit të filozofisë. Teksa Imām Gazzālī ka përpiluar veprën me titull: “Tehāfutu’l-Felāsife” (Paqëndrueshmëritë e Filozofëve), Shehristāni ka shkruar veprën me titull: “Musāra‘atu’l-Felāsife”. Fjala “tehāfut” bart kuptimin e “kundërshtimit” dhe madje dhe përtej kësaj bart kuptimin e një lloj “deliri”. Pra Imām Gazzālī ka pretenduar se filozofët janë në delir dhe kanë thënë gjëra të çuditshme dhe të paqëndrueshme. Pa mendoni, ai e ka emërtuar pikërisht kështu veprën e rij: “Tehāfutu’l-Felāsife” (Paqëndrueshmëritë e Filozofëve), që do të thotë “deliret, kundërshtimet dhe paqëndrueshmëritë e filozofëve”... Kurse Shehristāni që është një mutekel’lim (apologjet) esh‘arit, ka shkruar veprën me titull: “Musāra‘atu’l-Felāsife”, pra ai pothuajse ka dashur të thotë se “unë dua të grindem, kapem dhe të luftoj për vdekje me filozofinë dhe filozofët”.
Ai ka kërkuar një mundës me të të cilin do të ndeshej dhe ka sfiduar hem Fārābīun dhe hem Ibn Sīnān - shkurtimisht mbarë filozofët. Nëse një mutekel’lim (apologjet) esh‘arit si Shehristāni sulmonte personalitete si Fārābīu dhe Ibn Sīnā, atëherë qëllimi këtu është i qartë. Ai këtu sikur është betuar se do t’i dërgonte të tërë filozofët në varreza. Më pas ai ka drejtuar një mori pretendimesh rë paqena rreth mendimeve të filozofëve dhe vetë filozofisë në këtë librin e tij. Sidoqoftë ky libër nuk ka parë shumë interes gjatë shekujve në vijim. Naṣīruddīn Ṭūsīu dhe këtu është ulur në dialog me Shehristānin dhe “Unë nuk po luftoj me ty, por po flas; nëse do të më dëgjosh, mund të më dëgjosh”. Sa qasje e bukur! Gjithashtu ai dhe veprën e tij e ka emërtuar si “Musāra‘atu’l-Musāra‘a” dhe pothuajse sikur ka thënë: “Ti deshe të luftosh, atëherë dhe ne le të bëjmë një luftë të vogël kundër teje”. Mirëpo në këtë luftë Ṭūsīu nuk ka lexuar asnjë elegji! Vepra e tij ja vlen të lexohet. Por për fat të keq as kjo - ashtu si veprat e tjera - nuk ka parë tepër interes.
Bukurshkrimi, drejtshkrimi, elokuenca, oratoria, madhështia dhe thellësia e këtushme t’i lëbyr aq shumë sytë sa... Ja pra ai me të tëra këto veçori, orvatet që t’i tregojë diçka dhe ulet në dialog me një mendimtar esh‘arit, i cili as nuk e di se çfarë është filozofia dhe zhvillimin e debatit e quan urtësi. Naṣīruddīn Ṭūsīu është përpjekur që të krijojë, ndërtojë dialog qoftë në veprën e tij me titull: “Musāra‘atu’l-Musāra‘a’ dhe qoftë në sqarimin e shkruar ndaj veprës me titull: “El’Ishārāt ue’t-Tenbīhāt” (Shenjat dhe Paralajmërimet) të Ibn Sīnās, duke vijuar me radhë me Shehristānin dhe Fakhruddīn Rāḍīun. Shkurt cilësia e këtyre veprave është dialogu. Por një dialog me urtësi...
Kjo qasja e tij është e vlefshme dhe për të mëdhenjtë e tjerë. Për shembull një i urtë īrānian i quajtur Khusrevshāhī jetonte në Shām (Jordani, Palestinë, Siri) dhe Ṭūsīu kishte një mukātebe (shkrim të ndërsjelltë letrash) me të. Ai kishte ndërtuar një komunikim aq të bukur me Khusrevshāhīn që ç’të të them... Sërish dhe me të urtin e madh Ṣadruddīn Ḳonevīun... Ky i fundit ishte i dashuri, miku, nxënësi dhe pasardhësi i Ibn ‘Arabīut në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe nuk ishte një personalitet më pak i çmuar, vyer se Ibn ‘Arabīu. Gjithashtu dhe shkrimet e ndërsjella të letrave të Ṭūsīut me të, janë aq të bukura dhe aq ia vlejnë të lexohen sa! Si dhe fjalitë që ai i ka shkruar një të urti dhe qëndrimet që ka mbajtur përballë një të urti... Në fakt ne duhet t’i cekim dhe këto në shtesë... Domethënë si ka folur përballë një të urti, në ç’mënyrë ka ndërtuar me Khusrevshāhīn një dialog dhe ç’qëndrim ka mbajtur përballë Fakhruddīn Rāḍīut dhe Shehristānit?! Që të tëra këto duhen të shqyrtohen në mënyrë të hollësishme. Ai ose kishte ndërtuar një dialog dhe një lidhje, ose kishte shkëmbyer shkrime me çdo mendimtar të kohës së tij. Me të vërtetë mbarë veprat e Ṭūsīut janë një lloj dialogu.
Shumë mirë, por përse Ttusiu ka përvetësuar një metodë të tillë?! Duke qenë së në të vërtetë tërësia e filozofisë është e përbërë nga një dialog... Ky është një përshkrim i ri i imi që dua të bëj rreth filozofisë. Në mungesë të dialogut, filozofia nuk ëshjtë filozofi. Sepse filozofia nuk është e njëanshme. E thënë ndryshe, të themi të vërtetën kjo metodë ka filluar me Sokratin. Ai ishte një filozof, i cili kishte marrë metodën e dialogut për bazë në filozofinë e tij. Shumë mirë, por përse filozofia është konceptuar, perceptuar si një dialog?! Njeriu herë-herë krijon, ndërton dialog me një tjetër; madje dhe qoftë kur një filozof mbetet fillikat i vetëm - që në atë çast nuk ka askush tjetër përveç tij dhe ndërkohë ai mendon me “sirru’s-suuejdānë” (pikën më të errët, fshehtë, zezë të tij) - ai përsëri vazhdon të flasë dhe të ndërtojë dialog. I nderuar Lārīxhānī, në thelb në këtë çast, dua t’iu rrëfej se dhe mendimi është një lloj dialogu.
Njeriu herë pas here flet me tjetrin dhe herë pas here flet me veten. Si rrjedhojë kjo ndonjëherë është dialog dhe ndonjëherë është monolog. Unë madje dhe monologun e pranoj si një lloj dialogu. Ky i fundit përkthehet e folura jonë me tjetrin, kurse monologu e folura jonë me veten. Unë jam i mendimit se dhe “monologu” në kuptimin e të folurës me “veten” është një lloj i dialogut. Disa herë bashkëbiseduesi, bashkëfolësi është përpara njeriut dhe disa herë njeriu është shndërruar bashkëbiseduesi, bashkëfolësi i vetvetes. Shumë mirë, por si ndërtoj dialog me veten?! Duke pyetur pyetje... Përderisa nuk ka pyetje, kjo do të thotë se unë nuk kam as fjalë për të thënë. Këtu unë përjashtoj fjalimet e lindura nga nevojat ditore. Sepse këto të fundit nuk janë as filozofi dhe as mendim. Gjatë kohës kur njeriu mendon i vetëm, nëse nuk ka një pyetje në mendjen e tij, atëherë kjo nënkupton se ai nuk as dhe një mendim të tij.
Bërësi i pyetjes, ashtu siç mund të jetë një tjetër - që në këtë rast bashkëbiseduesi i kthen përgjigje pyetjes së tij - disa herë ai mund të jetë dhe vetë njeriu. Domethënë të fshehtat shfaqen nga derūni (ana, bota e brendshme) i njeriut në trajtën e një pyetjeje dhe njeriu u jep vetë përgjigje pyetjeve të tij. Shihni nëse shihni cilën vepër të Ṭūsiut, do të shikoni se gjendja është pikërisht në këtë mënyrë që ju tregova: “Ai ose flet me veten - dhe ky është një monolog; ndonëse ashtu siç përcaktova pakëz qëparë, unë besoj se dhe ky është lloj dialogu - ose ai ndërton dialog me tjetrin”. Këto dialogje janë gjithmonë të urta. Tek veprat e Naṣīruddīn Ṭūsīut nuk ndeshet në asnjë mënyrë në debat dhe fanatizëm. Ja pra dhe libri im prek, vë tek kjo çështje gishtin.
Lārīxhānī: Shumë mirë, mjeshtër ju falenderojmë shumë për sqarimet tuaja të bukura, por me lejen tuaj si fillim le të bëjmë një pushim të shkurtër dhe do të vazhdojmë pas tij...
***
Larixhānī: Po, mjeshtër i nderuar, në këtë anë, miratoj se pyetja ime që unë kam pyetur në fillim të programit tonë, në drejtimin se përse titulli i librit tuaj është “Një Filozof Dialogu” gjeti përgjigjen e saj në masë të madhe. Ka gjasa që thënia se filozof Naṣīruddīn Ṭūsīu e ka parë filozofinë si një “dialog” do të jetë përgjigja më e bukur e dhënë në këtë çështje. Kështu në këtë drejtim ishin dhe sqarimet tuaja dhe tekefundit janë të sakta... Nëse filozofia do të jetë një ndodhi nga klasa e mendimit, atëherë ajo duhet të jetë hem dialog dhe hem monolog.
Pyetja ime e dytë do të jetë si më poshtë: Unë jam duke shqisuar një gjendje dashurie, pasioni dhe varësie të veçantë ndaj Ṭūsīut në shkrimet tuaja në këtë libër. Dhe kjo duhet të jetë si rrjedhojë e qenies, vënies ballë përballë ndaj një numri të lartë problemesh dhe turbullirash në aspektin intelektual, politik dhe shoqëror të Ṭūsīut... Pra kur shohim jetëshkrimin e tij, shikojmë se ai ka mbetur ballë përballë me mundim, vështirësi ndaj larmie problemesh. Domethënë kur shikojmë jetëshkrimin e tij, shohim se ai ka mbetur ballë përballë me mund e vështirësi nga një shumëllojshmëri gjërash. Kështu që dhe ai vetë e ka zënë këtë në gojë. Qenien, vënien në këtë ngushtim, shtrëngim të tij, ne jemi duke e vënë re se ai ka përvetësuar një mënyrë që është mbështjellja e mishit me kockën në lapsin tuaj, gjë që është një mjeshtëri, shkathtësi, zotësi jashtë mase e veçantë... Pyetja ime në këtë kontekst është kjo: “Vallë a mund të quhet një mjeshtëri e tij, zgjedhja e filozofi të një mënyre sipas kushteve të përmbushura?!”
Mjeshtër Dinani: Ju shprehët gjëra mjaft interesante. Mjeshtëria e çdo njeriu të mençur qëndron, shtrihet në zgjedhjen e një mënyre dhe udhe të drejtë të tij. Si rrjedhojë dhe Ṭūsīu si një filozof i mençur dhe i urtë e kishte zgjedhur në një mënyrë të saktë udhën e tij. Pikërisht ashtu siç lajmëruat dhe ju, epoka ku ai jetoi është njëra nga epokat më fatkeqe dhe të këqia të Īrānit, që njëkohësisht përkon me një hark kohor pas sulmeve të pamëshirshme mongole. Ndikimet tej mase negative të këtyre pushtimeve pas sulmeve të pamëshirshme mongole ishin shfaqur në një mënyre aq dramatike në shoqërinë īrāniane sa ç’të të them... Genocidet, krimet, masakrat, përdhunimet, plaçkitjet dhe vrasjet e Xhengiz Khānit - që ky nuk ishte pushtimi i një shoqërie dosido, por ishte pushtimi dhe sulmi i një shoqërie tejet luftarake si barbare dhe kriminele si ajo mongole - kishte lënë mbresa dhe gjurmë tepër të këqia në shoqëri.
Mistik Naṣīruddīn Ṭūsīu ishte bashkëkohësi i Khulāgu Khānit, i cili ishte nipi dhe pasaradhësi i famëkeqit Xhengiz Khāni. Kjo ishte një epokë ku kjo gjëmë, fatkeqësi, mynxyrë binte pothuajse kudo si shiu. Trazirat ekonomike, turbullirat shoqërore, krizat politike... Shkurtimisht ishte i pranishëm një mjedis i mbushur plot me gjëma. Gjithashtu dhe gjendjet e dijetarëve ishin mjaft përtokë. Madje ai është orvatur që ta rrëfejë, tregojë ligësinë e kësaj epoke me një poezi. Me këtë rast duhet të themi se ai është në të njëjtën kohë dhe një poet:
Sado të shoh përreth meje, gjëma thuajse është bërë një unazë, kurse unë jam bërë guri i saj.
Pa shihni këto thënie... Pra një hallkë nga gjëma është mbështjellë, rrethuar përreth tij. Sepse ai e shëmbëllen me një unazë fatkeqësinë, kurse veten e shikon pikërisht si ai guri i asaj unaze, pra në mes të kësaj hallke, si dikush që ka mbetur në rrethin e zjarrit. Megjithatë Ṭūsīu, bëhet guri i asaj unaze, që e ka rrethuar fund e majë vetë në këtë hallkë, rreth të fatkeqësisë. Pa shikoni se sa bukur që e ka përshkruar gjendjen! Pra ne nuk duhet të frikësohemi nga gjëma, fatkeqësia. Po, pohojmë se është e vërtetë se gjëma është një hallkë si shembulli i një rrethi zjarri. Kështu që ai ishte si një rob në kraharorin e këtyre gjëmave. Shumë mirë, por ç’bëri ai kundrejt kësaj gjendjeje?! Pikërisht ashtu siç cituat dhe ju, ai duke zgjedhur udhën e drejtë, u bë guri i unazës së atyre gjëmave. E thënë ndryshe ai mundi të shpëtojë nga këto rrethime dhe mundi të bëhej guri i asaj unaze. Këto thënie që rrjedhin nga gjuha e tij, na ndihmojnë të përfytyrojmë se sa e vështirë ishte ajo epokë në përgjithësi.
Ai kishte arritur në mendimin se drejtimi ndaj filozofisë dhe mendimit do të ishte një zgjedhje e drejtë dhe kishte zgjedhur udhën e meditimit, në këtë epokë të vështirë. Fundja dhe udha e vetme e shpëtimit të njerëzimit, nuk është gjë tjetër përveç meditimit. Njeriu nuk mund të arrijë askund në mangësi të racionalizmit. Madje dhe nëse fuqia e njeriut çan qiejt dhe arrin në feleḳu’l-eflāḳin (universin e universve), përsëri nëse kjo fuqi nuk e ka marrë pjesën e tij nga racionalizmi ai nuk mund ta çojë njeriun askund. Pa mendoni historinë e botës, kush erdhi dhe kush shkoi... Xhengiz Khānët, fir‘aunët arritën në një fuqi të caktuar në këtë botë. Krahas kësaj këta njerëz nuk kishin një mendje që llogariste. Xhengiz Khāni kishte një fuqi të madhe; ai dogji, griu, preu, shkretoi, theri, vari, vrau, shkurt beri gjithçka. Megjithatë cili ishte përfundimi i tij?! Në fund ai u shkatërrua dhe shkoi. Shkoi dhe Ḍaḥḥāḳu... Shkuan që të tërë.
Në fakt trashëgimtarët e Xhengiz Khānit u tretën në një farë mënyrë në kulturën īrāniane. Këta të fundit fillimisht u bënë muslimanë madje dhe më pas shī‘ītë. Kur ju shkoni në rajonin e quajtur Sullṭānijje të Zenxhānit, ju shihni tyrben e sundimtarit ilkhānit Ollxhajtos, i cili më tej u bë shī‘īt. Shikoni nëse një kulturë është e fuqishme, atëherë ajo tret dhe lë dhe një sundimtar gjakderdhës dhe mizor si Ḍaḥḥāḳu në vend. Mirëpo kjo ndodh me kohën dhe shkallë-shkallë. Madje dhe nipi i Xhengiz Khānit, Khulāgu Khāni u bë shī‘īt me anë të Naṣīruddīn Ṭūsīut. Sidoqoftë ky i fundit kishte diagnostikuar, identifikuar se përhapja e racionalizmit ishte e nevojshme në këtë epokë të keqe. Kjo është arsyeja se hem ai vetë ishte i zënë me tefekkur (meditim), kishte rritur nxënës cilësorë dhe hem kishte shkruar, kishte këmbyer shkrime me dikë dhe kishte krijuar dialogje, si dhe falë Allāhut veprat e tij kanë arritur deri në ditët e sotme. Ṭūsīu kishte çelur udhën e mendimit.
Sa pak dijetarë janë si Ṭūsīu në ditët tona! Pikërisht ashtu siç vutë dhe ju në dukje, ja pra për këtë arsye unë ndjej një admirim dhe dashuri të madhe ndaj këtij personaliteti madhështor! Sepse ai me të vërtetë ka kryer shërbime të mëdha. Kur ju shihni këndet e ndryshme të jetës së tij sot, shikoni se vepra të çmuara që la ka lënë në apologjetikë, filozofi dhe logjikë. Rishtas ai kishte horizonte të pabesueshme dhe në politikë. Për më tepër ai kishte dhënë kontribute madhështore në një mori shkencash - si për shembull në astronomi dhe matematikë - madje dhe në një mjedis të tillë sprove dhe trazire. Ai madje kishte zhvilluar vazhdimisht mbledhje me astronomët dhe matematikanët rreth e rrotull tij dhe kishte kryer shkëmbime intelektuale. Këto shërbimet e vyera të tij kishin tërhequr vëmendjen e Khulāgu Khānit. Ky i fundit e kishte dalluar se Ṭūsīu ishte një personalitet mendimtar dhe kishte dashur që të përfitonte nga ana intelektuale nga ai.
Nga ana tjetër Ṭūsīu nuk kishte kërkuar asnjë lloj pagese kundrejt këtij shërbimit të tij, vetëm kishte kërkuar dhënien, rikthimin e njësisë përkatëse të shtetit të bamirësisë, dhurimeve të pronave dhe punëve atij. Shumë mirë, por përse e kishte dashur këtë?! Sepse ai kishte dashur të ndërtonte një observator nga të ardhurat e asaj njësie të shtetit dhe të kryente veprimtari shkencore me këtë rast. Kudo ku kishte një astronom, matematikan dhe mendimtar, ai kishte grumbulluar dhe mbledhur në Merāga dhe ai kishte ndërtuar një observator së bashku me ta këtu. Ai që ka dëshirë të shikojë se çfarë ka lënë në këtë observator në Merāga, ka mundësi dhe sot e kësaj dite që të shkojë dhe t’i vizitojë ato vepra që kanë mbetur pas nga këtu.
Lārīxhānī: Ai ka lënë katërqindmijë libra pas.
Mjeshtër Dīnānī: Po, mëse e saktë, e lehtë të thuhet... Plot katërqindmijë libra... Dhe sidomos në atë mjedisin e koklavitur pas sulmeve të pamëshirshme mongole... Ai i kishte mbledhur këto veprat e tij atje. Kjo ishte një veprimtari mjaft e madhe kulturore. Naṣīruddīn Ṭūsīu kishte diagnostikuar se duhet të kryente veprimtari kulturore. Nëse ai kishte bërë me Khulāgu Khānin paqe, këtë nuk e kishte bërë për të kryer veprimtari barbare, të dhunshme sipas stilit të Ḍaḥḥāḳut, por për të kryer veprimtari kulturore dhe shkencore. Shkurtimisht ai kishte synuar që shpatën e Khulāgu Khānit ta shndërronte në laps. Tekefundit Khulāgu Khāni ishte një sundimtar mongol dhe kishte një shpatë në dorën e tij. Kurse Ṭūsīu nga ana tjetër ndonëse e pranonte se shpata kishte një detyrë, funksion, ai donte t’i kujtonte dhe për praninë e diçkaje të quajtur “laps”. Dhe kështu ai kishte siguruar daljen e lapsit nga gjiri i shpatës dhe i kishte çelur udhën e shkrimit të katërqindmijë librave.
Sërish ai kishte qenë pararoja dhe në ndërtimin e një librarie në Merāga. Gjithashtu në ndërtimin e observatorit, në përdorimin e astrolabit... Pa shikoni mundimet e hequra dhe qëndrueshmërinë e treguar! Kjo është diçka që perëndimorët çuditen madje dhe sot e kësaj dite nga ai. Pa pyeteni një herë ata njerëz që merren me vëzhgime astronomike në mesin e perëndimorëve të ditëve të sotme që merren me astronomi, nëse e dinë, apo nuk e dinë Observatorin e Meragās. Përgjigjemi se që të tërë e dinë Observatorin e Meragās. Një miku im īrānian që interesohet nga afër me këto veprimtari dhe në të njëjtën kohë bën shpesḥerë fjalë për emrin e Ṭūsīut në shoqërinë shkencore perëndimore, kishte thënë se këta të fundit e dinin se kush ishte Ṭūsīu. Po, përsërisim se perëndimorët e dinë, njohin mjaft mirë atë; për fat të keq jemi ne, ata të cilët nuk dimë asgjë për të. Ja pra një personalitet i tillë kishte shkuar, zgjedhur udhën e një përparimi kulturor: “Ue ni‘metu’ṭ-tarīḳi” (dhe udhën më të bukur, mirë)! Në këtë drejtim ai kishte ringjallur kulturën islāmo-īrāniane, doktrinën shī‘īte dhe udhën e vërtetë ‘aleuīte dhe kjo udhë kishte vijuar në dhënien e fryteve të saj dhe pas vdekjes së tij. Mbase unë e kam thënë me dhjetra herë këtë:
Nëse Naṣīruddīn Ṭūsīu nuk do të ishte Mullah Ṣadrā nuk do të ishte. Këtë ta dini në mënyrë të prerë. Gjithashtu nëse ai nuk do të kishte shkruar veprën e tij me titull: “Sherḥu’l-Ishārāti” (Sqarimi i Shenjave) dhe nuk do të kishte rrëzuar pretendimet pa bazë dhe pa dëshmi të Fakhruddīn Rāḍīut dhe ne sot do të ishim në errësirën, humnerën dhe vorbullën e esh‘arizmit. Fatkeqësisht madje dhe tani ne jemi në një gjendje të burgosur pak a shumë në këtë. Shikoni, asnjë nga këta nuk është një shërbim që mund të nënçmohet në histori.
Lārīxhānī: Ṭūsīu është hedhësi i themeleve të meditimit shī‘īt.
Mjeshtër Dīnānī: Si dhe njëkohësisht i themeleve të racionalizmit shī‘īt.
Lārīxhānī: Ja pra këtë kanë kanë vënë në dukje, shfaqje dhe sundimtarët ṣafeuītë.
Mjeshtër Dīnānī: Po, pohoj dhe se themeli i teorive politike të tyre mbështetej tek Ṭūsīu. Tekefundit ṣafeuītët kishin ndërtuar një qytetërim në Īrān. Ju mund t’i dëshmoni, shikoni qytetërimin dhe veprat e ṣafeuītëve duke filluar me Iṣfahanin në një numër të lartë qarqesh dhe qytetesh, në ditët e sotme. Për shembull, Xhāmi‘a e Shejkh Luṭfullāhut është njëra nga këto. Po, ne duhet ta pranojmë se nëse Ṭūsīu nuk do të ishte, ata nuk do të mund të linin një qytetërim të tillë pas. Këto janë vetëm një pjesë e vogël që nuk mund të merren lehtë, nënçmohen e veprimtarive që i madhi Naṣīruddīn Ṭūsīu, ka kryer në Īrānin musliman dhe shī‘īt. Krahas të tëra këtyre ai njëkohësisht mundësoi që dhe racionalizmi të bëhej familjar, i njohur. Unë nuk e anashkaloj në mënyrë të prerë as pjesëmarrjen e mendimtarëve tanë të tjerë të mëdhenj. Ne kemi dhe juristët fetarë dhe muḥaddithët tanë që kanë marrë pjesë në këtë qytetërim.
Për shembull si Shejkh Ṣadūḳu... Secili nga këta ka çuar detyrën e tij në vend. Mirëpo Naṣīruddīn Ṭūsīu, ishte ai i cili ka siguruar përparimin dhe zhvillimin e racionalizmit. Kjo çështje është e një rëndësie jetike. Si dhe këtë ta keni nga unë, besoj fuqishëm se dhe një bashkësi, shoqëri në këtë çast, në këtë epokë brenda së cilës po jetojmë nëse nuk mendon të njëjtën gjë dhe nëse nuk merr racionalizmin për bazë, le të arrijë ku arrijë, ajo në të vërtetë nuk do të arrijë askund. Nëse në një shoqëri nuk ka racionalizëm, atëherë thuamëni ju, se ku është vendi i saj. Le të ketë sa të dojë mirëqenie, vallë a ndryshon gjë?! Unë nuk dua të përmend emra këtu, por dua të shpalos se ka shumë shoqëri, vende që janë të pasura dhe nuk shkojnë në udhën e racionalizmit. Vallë a mund të merret si e mirëqenë se këto kanë arritur në të vërtetë në një pikë?! Vallë ku është vendi i tyre në gjeografinë kulturore të botës?!
Lārīxhānī: “Ato janë si kafshët me katër këmbë; madje janë më të humbur, shmangur se ato nga udha” shtu: “إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ ۖ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلًا” “In hum il’lā ke’l-en‘āmi bel hum eḍal’lu sebīlān” (Ata janë pikërisht si bagëtitë, kafshët, madje janë dhe më të ulët se ato, janë të humbur, shmangur nga udha e vërtetë). (Sūre Furḳān, 44)
Mjeshtër Dīnānī: Si do që të jetë Naṣīruddīn Ṭūsīu, ka luajtur një rol kaq të rëndësishëm në histori.
Lārīxhānī: Sqarimet tuaj ishim mëse me vend, mjeshtër i nderuar. Unë kam dëshirë që të cekim Naṣīruddīn Ṭūsīun dhe në disa programe të tjera në vazhdim. Kështu që le të hedhim dritë mbi një numër të madh anësh që kanë mbetur të paditura, pajnjohura hem për ndjekësit tanë të ditur dhe hem për ne, si dhe le ta shpëtojmë nga qenia i paditur, panjohur dhe nga padrejtësia e mosdhënies së të drejtës së merituar të tij. Sigurisht se ne duhet të bëjmë dy gjëra për këtë:
Gjëja e para është: e folura jonë me gjuhën e tij, me sqarimet që ju keni bërë rreth historisë në mësimet tona paraardhëse dhe kështu në njëfarë kuptimi, hem për t’u kthyer në epokën ku jetoi Naṣīruddīn Ṭūsīu dhe hem për të ditur, njohur udhën dhe mënyrat e ndjekura të tij. Fundja ju i keni bërë këto me shenjë në vende të larmishme të librit tuaj. Unë kam mbledhur secilën nga këto dhe besoj se do të jetë me vend bërja jonë fjalë si një “mënyrë dialogu” nga këto.
Rishtas Naṣīruddīn Ṭūsīu e zë me këtë ājet fill përgjigjen që i ka dhënë Ṣadruddīn Ḳūneuīut (Ḳonevīut) në letrën që i ka shkruar atij: “ادْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ” “ud‘u ilā sebīli Rabbike bi’l-ḥikmete ue’l-meu‘iḍḥati’l-ḥaseneti” (grish, fto në udhën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të bukur, mirë). (Sūre Naḥl, 125) Ky ājet i nderuar ḳurānor na tregon se sa e gjërë që është fusha e dialogut në mendimin e Ṭūsīut. Domethënë ai në njëfarë kuptimi ka përfituar nga mësimet e Ḳur’ānit Famëlartë.
Mjeshtër Dīnānī: Po, ashtu është.
Lārīxhānī: Si rrjedhojë, a mund të themi me lehtësi, qetësi se veçoria e parë e dialogut të Ṭūsīut është “përfitimi nga mësimet e nderuara ḳurānore”, këtu?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, natyrisht se mund të themi, madje pa ngurruar aspak. Naṣīruddīn Ṭūsīu është personaliteti i vetëm që nuk ndihet, ngjall dyshim në ‘aleuīzmin dhe shī‘īzmin e tij. Ne nuk duam në asnjë mënyrë që të bëjmë medḥebizëm këtu. Në fund të fundit ai ka përfituar nga mësimet e Ḳur’ānit Fisnik dhe nga rrëfimet, tregimet e Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe ashtu siç përcaktuat dhe ju këtë e ka vënë me këtë ājet të nderuar ḳurānor në dukje, përgjigjen që i ka kthyer Ṣadruddīn Ḳūneuīut, në letrën që i ka shkruar këtij të fundit. Shikoni, se sa i thellë dhe udhërrëfyes është ājeti i lartcituar! Në këtë rast, shtojmë se është e mundur se disa njerëz mund të drejtojnë kundërshtime në formën “grish, fto këtë njeri të urtë (ose të urtë), apo jo?!”, lidhur me thënien “grish, fto me urtësi” në ājetin e sipërpërmendur. Ndërkohë pranë kësaj thënieje është përdorur dhe thënia “këshillë të bukur, mirë”. Shumë mirë, por çfarë do të thotë “këshillë e bukur?!”
Kjo do të thotë të mossfolurën në një mënyrë pa takt, të tërbuar, zemëruar, të vrazhdë dhe me vese. Sërish këtu duhet të shohim dhe se çfarë synon Ḳur’āni Kerīm me “këshillë të bukur” dhe “cila këshillë është e bukur”. Cilat janë gjërat e cilësuara si “حَسَنٌ” “ḥasen” (të bukura, mira) në terminologjinë e Ḳur’ānit Mexhīd?! Përsëri dhe në thënien “lufto në mënyrën më të bukur me ta”, cila është “më e bukura?!” Vallë çfarë lloj debati dhe lufte është kjo?! Qartësojmë se është mëse e qartë se me këtë nuk janë synuar debatet dhe diskutimet e zhvilluara në mënyrë fanatike. Sepse vetë ky ājet ḳurānor është një udhërrëfyes. Nënvizojmë se është tejet e qartë se Ṭūsīu ka përfituar nga Ḳur’āni Famëlartë. Ne nuk duhet të dyshojmë kurrë për këtë. Ai ka ecur, lëvizur tërësisht me ndikimin e Ḳur’ānit Fisnik. Në të njëjtën kohë ai është dhe një mendimtar i pavarur.
Me fjalë të tjera ai është i lirë dhe nuk ka mbetur i fiksuar dhe i zhytur në fanatizma. Ai nuk është një dijetar mendjengushtë. Ai ka menduar më parë mbi hipotezat. Ai nuk ka shprehur mendimin e tij pa i menduar këto. Vallë a ka udhë tjetër për grishje, ftesë përveç urtësisë?! Çfarë është urtësia?! Fuqia dhe qëndrueshmëria e fjalës; fjala me dëshmi dhe racionale. Pra nuk është khiṭabet (fjalim). Urtësia është e folura në një mënyrë muḥkem (të urtë). Shumë mirë, por çfarë nënkupton qenia muḥkem e fjalës?! Kjo nënkupton zotërimin e një logjike të fortë dhe mbulimin, përfshirjen, rrethimin e mbarë anëve, drejtimeve dhe këndeve të diçkaje. Të dish se ç'thua dhe të mbështetesh në themele të qëndrueshme, shëndosha. Këto janë kuptimet e urtësisë. Fjala ḥikmet (urtësi) rrjedh nga fjala muḥkem (i urtë). Çdo muḥkem (e urtë) është ḥikmet (urtësi) dhe çdo gjë me ḥikmet (urtësi) është muḥkem (e urtë). Në mangësi të muḥkemit (të urtës) nuk ka ḥikmet (urtësi).
Si përkthehet qenia muḥkem (i urtë?!) Qenia nga çeliku dhe hekuri?! Jo. Pra qenia i urtë përkthehet qenia me shtresa dhe i thellë i mendimit dhe qenia i qëndrueshëm, shëndoshë në aspektin logjik, racional. As hekuri nuk është kaq i qëndrueshëm se! Tekefundit dhe farkëtarët sado i qëndrueshëm të jetë hekuri, përsëri a nuk e shkrijnë në një tavë duke e nxehur dhe duke e rrahur atë?! Shumë mirë, por a ka diçka që mund ta rrahë dhe shkrijë një fjalë racionale dhe të urtë?!
Lārīxhānī: Kjo mund të bëhet, vetëm në rast se ka një fjalë më racionale se ajo...
Mjeshtër Dīnānī: Rishtas kjo është vetë mendja. Cila është gjëja që do të shkrijë ‘aḳlin (mendjen) dhe me‘ḳūlin (të menduarën)?! Vetëm çeliku dhe hekuri mund të shkrihen duke u nxehur dhe rrahur. Kjo nuk është diçka si fortësia, qëndrueshmëria e çelikut dhe hekurit, por do të thotë një fuqi dhe qëndrueshmëri logjike, racionale. Ja pra Ṭūsīu është një njeri i tillë dhe e ka thënë fjalën e tij me urtësi.
Lārīxhānī: Ai në vijim të letrës së tij dërguar Ḳūneuīut iu është drejtuar kështu: “Secili nga ne është dikush që kërkon urtësinë në udhën e tij. Ḥakīmi (i urti) është dikushi që u rrëfen, tregon udhën më të lehtë dhe më të mirë kërkuesve”. Sa bukur që e ka thënë!
Shumë mirë, mjeshtër i nderuar. Ashtu siç bëra dhe më parë të ditur, unë i shënjova artikull për artikull këto mënyra dhe besova se do të ishte e duhur prekja jonë e secili nga këta në çerekun e fundit të programit tonë.
Njëra nga këto është mosqenia fanatik, me të vërtetë ashtu siç keni bërë ju të qartë. Sepse dhe Ṭūsīu kështu është. Rishtas dhe vëzhgimi, vrojtimi në elokuencë, oratori, retorikë është nga domosdoshmëritë, nevojshmëritë e urtësisë. Ky mendimtar i madh, sa shumë që ka bërë kujdes ndaj hollësive të fjalës! Vëzhgimi i moralit... Pragu i durimit të tij ishte aq i lartë sa... Përputhja me kriteret apologjetike dhe të urtësisë... Domethënë kur bëhemi pjesë, përfshihemi në çdo lloj fushe, ne duhet të vëzhgojmë të tëra parimet e asaj fushe, disipline, diturie... Disa njerëz në ditët e sotme e shikojnë si një lloj aftësie dhe fuqie shkencore tronditjen nga themeli, ose quajtjen e mosqenë të çdo parimi.
Mjeshtër Dīnānī: I nderuar Lārīxhānī, ju shenjuat një pikë të tillë tani që, nëse nuk e prek këtë e ndjej sikur diçka do të mbetet e mangët.
Ashtu siç lajmëruat dhe ju, Ṭūsīu i cili zotëronte dituri të shumëllojshme dhe cilësohej, quhej si dijetari më i madh i kohës së tij, nuk i ka ngatërruar, përzier rregullat e asnjë diturie që është zhytur me një dituri tjetër. Ai është një mutekel’lim (apologjet) në kelām (apologjetikë), një astronom në astronomi, një filozof në filozofi dhe një matematikan në matematikë dhe ai nuk i ngatërron, përzien asnjërën nga këto me njëra-tjetrën. E thënë ndryshe ai ka mbetur i lidhur ndaj bazave të asaj disipine, diturie. Krahas kësaj, ashtu siç njoftuat dhe ju në ditët tona, fatkeqësisht bëhet fjalë për një katrahurë të plotë në këto fusha dhe është tejet në modë një thënie, që madje nuk dua të hyj aspak në qortimin e së cilës dhe që është “ndërdisiplina”... Patjetër që e keni dëgjuar këtë thënie, që zihet shpeshherë në gojë sot. Të them të drejtën, unë nuk mund t’i jap asnjë lloj kuptimi se çfarë është dhe çfarë ka për qëllim kjo thënie. Çfarë do të bëjë gjëja që e quajmë “ndërdisiplinë?!”
Ajo do të bashkojë disa shkenca dhe t’i përziejë me njëra-tjetrën në mungesë të çdo lloj autoriteti dhe ekpertize. Epo mirë, nuk po themi gjë as deri këtu. Megjithatë nëse do ta bëjnë këtë, a nuk duhet që të paktën t’ua ngarkojnë dikujt që i përfshin vetëm këto fusha dhe di t’i shohë nga një hapësirë, largësi e caktuar këto?! Këto punë nuk bëhen duke marrë një djathtas e një majtas, pra njerëz që nuk janë ekspertë. Ata nëse do të përdorim thënien e duhur këtu, janë duke bërë “‘ashure” (ëmbëlsirë īrāniane me grurë, qiqra dhe ujë: Media e Lirë) duke i përzier gjithçka me njëra-tjetrën këtu dhe janë duke e emërtuar si “ndërdisiplinë” këtë. Unë nuk dua madje as të mendoj se çfarë lloj dëmesh do të lindë kjo në botën tonë kulturore. Ja pra Ṭūsīu nuk i bën këto. Ai nuk kishte përzier asgjë me njëra-tjetrën. Kur ai bënte për filozofinë fjalë dëshira, qëllimi i tij ishte vetëm filozofia; kur fliste për astronominë ai fliste vetëm për astronominë, kurse kur hetonte logjikën, ai e hetonte në një mënyrë aq të përpiktë madje më të përpiktë se Aristoteli atë.
Lārīxhānī: Sa keq që në një libër kam lexuar se dhe filozofia e Mullāh Ṣadrās ishte cilësuar si një filozofi “ndërdisiplinore” që zë mes meshshā’izmit (peripatetizmit, ecjes) dhe ishrāḳizmit (iluminacionizmit, ndriçimit) vend.
Mjeshtër Dīnānī: Ajo nuk është një filozofi ndërdisiplinore, por është një metodë tërësisht e re. Mullāh Ṣadrā ka kapërcyer, tejkaluar si peripatetizmin dhe iluminacionizmin; ai ka shpikur një metodë autentike dhe të re. Ata që thonë se filozofia e tij është eklektike, janë njerëz që nuk kanë mundur të kuptojnë thelbin e filozofisë së tij. Miratojmë se në veprat e tij mund të rastisen mendimet e disa shkollave dhe shtojmë se është e vërtetë se ai ka lexuar të tërë veprat në fushën e tij. Sqarojmë se nëse leximi është problem, atëherë nuk ka asgjë të keqe, pengesë në leximin e këtyre veprave; e kundërta pengesa qëndron në ngatërrimin e tyre. Si dhe nëse ai i ka lexuar të tërë këto vepra, në fund të fundit ai ka mundur t’i kapërcejë, tejkalojë të tëra këto dhe madje ai ka mundur t’u japë një identitet, ngjyrë të re këtyre. Unë nuk e di përse ata nuk mund ta kuptojnë këtë pjesë të çështjes. Në fakt çështja e “ndërdisiplinës” që bëra qëparë fjalë në të vërtetë është eklektizëm.
Lārīxhānī: Ky ishte një sqarim madhështor, mjeshtër i nderuar. Edhe sot çështja jonë ishte përsëri e mahnitshme. Unë jam i mendimit se këto çështje që shtjelluam janë një hyrje e bukur për mendimet e Ṭūsīut dhe për metodën e ndjekur nga ai. Sqarimet tuaja lidhur me dukurinë se përse ju zgjodhët një titull të tillë për librin tuaj dhe përse Ṭūsīu ka përvetësuar një metodë të tillë ishin mjaft ndriçuese. Ne duke patur gjurmën, kriterin, normën këtyre çështjeve parasysh, do të vijojmë t’i ndjekim këto dhe në programet tona pasardhëse. Sipas mendimit tonë funksionimi i kësaj metode e ruan vlefshmërinë e saj dhe në ditët e sotme dhe jep një mesazh për kohën tonë. Në të njëjtën kohë ne mendojmë dhe se këto do të jenë mjaft ndikuese në asgjësimin e katrahurës botën e kulturës dhe shkencës së ditëve tona. Mjafton që ne të dimë të rivëmë në jetë këtë metodë të Ṭūsīut në shoqërinë e veprës së vyer të mjeshtrit tonë të nderuar dhe të njohim me të drejtë, me meritë risitë që ky mendimtar i madh ka shtuar në botën e mendimit.
Ne do të jemi duke pritur shoqërimin e ndjekësve tanë të nderuar në programet tona në vazhdim në të cilat do të vijojmë që të bëjmë këtë personalitet madhështor të njohur.
Me dëshirën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, iu themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut mbarë miqve dhe ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimi : Medya Şafak