Sulmi i 7 tetorit i Hamasit kundër Izraelit është sulmi më i suksesshëm ushtarak i këtij shekulli
Ka nga ata që i kushtojnë vëmendje çështjes palestineze për shkak të vuajtjeve të popullit palestinez. Ose situatës së të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Ose shenjtërisë së xhamisë Al-Aksa. Dhe teksa ne po flasim, objektivat e Hamasit të 7 tetorit po realizohen. Falë sakrificës së Hamasit dhe popullit palestinez. Kjo e bën sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit, sulmin më të suksesshëm ushtarak të këtij shekulli.
Ka një të vërtetë të cilës i referohem shpesh kur diskutoj qasje të ndryshme analitike për vlerësimin e gamës së gjerë të problemeve gjeopolitike me të cilat po përballet sot bota: Nuk mund ta zgjidhësh një problem nëse fillimisht nuk e përkufizon saktë. Thelbi i argumentit është mjaft i thjeshtë - çdo zgjidhje që nuk ka të bëjë fare me problemin në fjalë, me plotë kuptimin e fjalës, nuk është fare zgjidhje.
Izraeli e cilësoi sulmin e Hamasit ndaj bazave të ndryshme ushtarake izraelite, vendbanimeve të militarizuara apo Kibutz-ëve, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të sistemit të barrierës së Gazës, si një akt të madh terrorist dhe e krahasoi atë me sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001. Izraeli e mbështet këtë cilësim duke përmendur numrin e njerëzve të vrarë (përafërsisht 1200, një rishikim në rënie u bë nga Izraeli pasi u kuptua se 200 nga të vdekurit ishin luftëtarë palestinezë), si dhe duke detajuar një gamë të gjerë mizorish që pretendon se janë kryer nga Hamasi, duke përfshirë përdhunimin masiv, prerjen e kokave të fëmijëve dhe vrasjet brutale të civilëve izraelitë të paarmatosur.
Problemi me pretendimet e Izraelit është se ato janë dukshëm të rreme ose mashtruese. Rreth një e treta e viktimave izraelite përbëhet nga ushtarë, oficerë të sigurisë dhe policisë. Për më tepër, më 7 tetor u zbulua se vrasësi numër një i izraelitëve nuk ishte Hamasi apo grupet e tjera palestineze, por vetë ushtria izraelite. Një video e publikuar së fundmi, tregon helikopterët izraelitë Apache që qëllojnë pa dallim mbi civilët izraelitë të cilët përpiqen të ikin nga Mbledhja Supernova Sukkot në shkretëtirën e hapur pranë Kibbutz Re'im dhe pilotët që nuk mund të bëjnë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Shumë nga automjetet e përmendura nga qeveria izraelite si shembuj të tradhtisë së Hamasit u shkatërruan nga helikopterët izraelitë Apache.
Po ashtu, qeveria izraelite publikoi gjerësisht numrin e vdekjeve të 112 civilëve, të cilët i quajti "masakra e Re'im" dhe pretendoi se ishin vrarë nga Hamasi. Por, rrëfimet e dëshmitarëve okularë si për civilët e mbijetuar izraelitë, ashtu edhe për personelin ushtarak që morën pjesë në përleshje tregojnë se shumica dërrmuese e të vrarëve u vranë kur ushtarët dhe tanket izraelite hapën zjarr mbi ndërtesat ku civilët fshiheshin ose mbaheshin peng nga luftëtarët e Hamasit. Ushtrisë izraelite iu deshën dy ditë për të rimarrë Re'imin. Dhe kjo mundi të arrihej vetëm pasi tanket hapën zjarr mbi banesat civile, duke shembur ndërtesat mbi banorët e tyre dhe shpesh duke u vënë flakën atyre, duke shkaktuar djegien e trupave të atyre që ishin brenda. Qeveria izraelite ka deklaruar publikisht se si duhej të përdorte shërbimet e arkeologëve mjeko-ligjorë për të identifikuar mbetjet njerëzore në Kibbutz, duke lënë të kuptohet se Hamasi kishte djegur shtëpitë e banorëve. Por e vërteta është se ishin tanket izraelite ato që shkaktuan shkatërrimin dhe vdekjen.
Kjo skenë u përsërit edhe në Kibbutz të tjerë përgjatë sistemit të barrierave të Gazës.
Edhe pse qeveria izraelite i trajton Kibbutz- ët thjesht si civilë, ajo ka bërë publike se si ekipet e armatosura të sigurisë të disa Kibbutz- ëve me personel të të ashtuquajturve banorë "civilë" kanë mundur të mobilizohen në kohë për të zmbrapsur me sukses sulmuesit e Hamasit. E vërteta është se çdo Kibbutz duhej të shihej nga Hamasi si një kamp i armatosur dhe të sulmohej si një objektiv ushtarak, sepse të gjithë ishin të tillë.
Për më tepër, derisa Izraeli zhvendosi disa batalione të forcave të IDF-së (Israel Defense Forces) në Bregun Perëndimor, secili Kibbutz u përforcua me një ekip prej afërsisht 20 ushtarësh IDF të vendosur në Kibbutz. Duke marrë parasysh se Hamasi e kishte planifikuar këtë sulm për më shumë se një vit, Hamasi duhej të supozonte se këta 20 ushtarë të IDF-së ishin ende të pranishëm në çdo Kibbutz dhe të vepronte në përputhje me këtë.
Qeveria izraelite u detyrua të tërhiqte pretendimet e saj se Hamasi i kishte prerë kokën 40 fëmijëve dhe nuk dha asnjë provë të besueshme se Hamasi kishte kryer përdhunim ose sulm seksual ndaj një gruaje të vetme izraelite. Sipas dëshmitarëve okularë, luftëtarët e Hamasit ishin të disiplinuar, të vendosur dhe kryenin sulme vdekjeprurëse, ndërsa ishin të butë dhe të sjellshëm ndaj robërve civilë.
Në mendje vjen pyetja se pse qeveria izraelite zgjodhi të prodhojë një narrativë të krijuar për të mbështetur cilësimin si të rremë dhe mashtrues të sulmit të 7 tetorit ndaj sistemit të barrierës së Gazës nga Hamasi si një akt terrorizmi.
Përgjigja është sa e qartë aq edhe shqetësuese: sepse ajo që ndodhi më 7 tetor nuk ishte një sulm terrorist, por një sulm ushtarak. Dallimi midis këtyre dy termave është si nata dhe dita. Duke i përshkruar ngjarjet e 7 tetorit si një akt terrorizmi, Izraeli merr përgjegjësinë për humbjet e mëdha nga ushtria, shërbimet e tij të sigurisë dhe inteligjencës dhe ia ngarkon Hamasit. Megjithatë, nëse Izraeli do të pranonte se ajo që kreu Hamasi ishte në fakt një bastisje - një operacion ushtarak - atëherë do të vihej në dyshim kompetenca e ushtrisë izraelite, shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës dhe lidershipit politik përgjegjës për mbikëqyrjen dhe drejtimin e operacioneve të tyre.
Dhe nëse jeni kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, kjo është gjëja e fundit që dëshironi.
Benjamin Netanyahu po lufton për jetën e tij politike. Ai tashmë po përballej me një krizë të krijuar nga vet ai për shkak të miratimit të një ligji që rishkruan Kushtetutën izraelite për ta sjellë gjyqësorin izraelit nën kontrollin e Knesset, duke i dhënë fund statusit të gjyqësorit si një degë e veçantë, por e barabartë e qeverisë ( deri këtu qenka për Izraelin të jetë "demokracia më e madhe në Lindjen e Mesme"). Ky veprim e solli Izraelin në prag të luftës civile dhe qindra mijëra protestues dolën në rrugë për të dënuar Netanyahun.
Ajo që i bën veprimet e Netanyahut edhe më shumë të neveritshme është fakti se ato përfaqësojnë pak më shumë se një lojë pushteti të zhveshur nga sistemi gjyqësor izraelit i krijuar për të parandaluar ndjekjen penale të Netanyahut për një seri akuzash të besueshme për korrupsion që do ta çonin atë në burg për vite me radhë nëse shpallet fajtor (gjë që ka shumë mundësi).
Netanyahu e ka paraqitur veten si mbrojtësi më i mirë i Izraelit, një ekspert për kërcënimet me të cilat përballet Izraeli jashtë vendit dhe për mënyrën më të mirë për t'iu përgjigjur atyre. Ai ka mbrojtur haptasi një konflikt ushtarak me Iranin për programin e tij bërthamor. Netanyahu është po ashtu një mbështetës i praktikave më ekstreme të Sionizmit politik dhe ka mbështetur zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, duke përdorur taktika që i detyrojnë palestinezët të largohen nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre si pjesë e një plani për të krijuar një "Izrael të madh" që pasqyrohet në Ungjill.
Një pjesë e strategjisë së Netanyahut për të realizuar këtë ëndërr të "Izraelit të madh" është të dobësojë popullin dhe qeverinë palestineze deri në pikën e apatisë, duke i penguar kështu ata të realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një shtet të pavarur palestinez. ...
Plani i Netanyahut po funksiononte: Në shtator të vitit 2020, Netanyahu nënshkroi Marrëveshjet e Abrahamit, një seri marrëveshjesh dypalëshe të ndërmjetësuara nga administrata e atëhershme e Presidentit Donald Trump që synonte të normalizonte marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve arabe të Gjirit në kurriz të një kombi të pavarur palestinez. Para sulmit të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ishte në prag të normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite, gjë e cila do të vendoste gozhdën e fundit në arkivolin e shtetit palestinez.
Një nga arsyet kryesore për përparimin e Izraelit në këtë çështje ishte suksesi i tij në krijimin e një ndarjeje politike midis Hamasit dhe Autoritetit Palestinez.
Megjithatë, më 7 tetor, ky sukses u shkatërrua nga fitorja e Hamasit ndaj IDF. Se me çfarë mjetesh u arrit kjo fitore është çështje e një kohe tjetër. Por elementet bazë të kësaj fitoreje janë të ditura mirë.
Hamasi ka neutralizuar efektivisht shërbimet e lavdëruara të inteligjencës izraelite, duke i verbuar ata ndaj mundësisë së një sulmi të këtij kuadri dhe këtyre përmasave.
Kur u zhvillua sulmi, Hamasi ishte në gjendje të godiste me saktësi nyjet e vëzhgimit dhe komunikimit në të cilat mbështetet IDF për të ndërmarrë veprime në rast të një sulmi.
Hamasi mposhti ushtarët izraelitë të vendosur përgjatë murit pengues në një luftim të vetëm. Dy batalione të Brigadës Golani dhe elementë të njësive të tjera të lavdëruara të IDF u shpartalluan.
Hamasi goditi Shtabin e Divizionit të Gazës, qendrën lokale të inteligjencës dhe objektet e tjera kyçe të komandës dhe kontrollit me një saktësi të pamëshirshme, duke e kthyer në orë atë që duhet të kishte qenë një kohë ndërhyrjeje prej pesë minutash – një kohë e mjaftueshme për Hamasin për të realizuar një nga qëllimet e tij kryesore që është marrja e pengjeve. Ata e bënë këtë me shumë mjeshtëri dhe u kthyen në Gaza me më shumë se 230 ushtarë dhe civilë izraelitë.
Trupat e Marinës (Amerikane) e përkufizuan kështu bastisjen: "Një operacion përgjithësisht në shkallë të vogël i cili përfshin hyrjen e shpejtë në territorin e armikut për të marrë informacion, për të ngatërruar armikun ose për të shkatërruar objektet e tyre. Ai përfundon me një tërheqje të planifikuar pas përfundimit të misionit të caktuar."
Ajo që bëri Hamasi më 7 tetor është pikërisht kjo.
Cilat ishin qëllimet e kësaj bastisjeje? Sipas Hamasit, qëllimi pas sulmit të 7 tetorit është i trefishtë.
Së pari, për të rimbrojtur të drejtën e popullit palestinez për një atdhe që nuk përcaktohet nga Marrëveshja e Abrahamit.
Së dyti, lirimi i më shumë se 10,000 palestinezëve të mbajtur robër nga Izraeli; shumica e tyre nuk ishin akuzuar për asnjë krim dhe asnjëri nuk kishte të drejtë për një gjykim të drejtë.
Së treti, rivendosja e shenjtërisë së Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, i cili viteve të fundit është përdhosur vazhdimisht nga forcat e sigurisë izraelite.
Për të arritur këto synime, bastisja e 7 tetorit duhej të krijonte kushtet e nevojshme për fitore. Kjo gjë u arrit përmes poshtërimit të Izraelin aq sa të çonte në një rezultat të parashikueshëm: zbatimin e Doktrinës Dahiya përmes ndëshkimit kolektiv kundër civilëve në Gaza dhe një ofensivë tokësore që do ta çonte IDF-në në një pritë të Hamasit.
Marrja e pengjeve kishte për qëllim t'i siguronte Hamasit një mjet negocimi për lirimin e 10,000 të burgosurve të mbajtur nga Izraeli.
Bombardimi dhe pushtimi i Gazës nga Izraeli shkaktoi një protestë ndërkombëtare kundër Izraelit, pasi bota ishte e trembur nga kjo fatkeqësi humanitare që zhvillohej para syve të saj. Rrugët e qyteteve të mëdha në mbarë botën janë të mbushura me protestues të zemëruar që protestojnë në emër të popullit dhe shtetit palestinez. Shtetet e Bashkuara deklarojnë se zgjidhja me dy shtete që Marrëveshja e Abrahamit u krijua për të parandaluar tani është e vetmja rrugë drejt paqes në Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara nuk do ta kishin thënë kurrë këtë më 6 tetor.
Arsyeja pse SHBA-të e morën këtë qëndrim është bastisja e Hamasit më 7 tetor.
Izraeli është në negociata me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët lidhur me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që përfshin pengjet e Hamasit dhe disa kategori të të burgosurve politikë të mbajtur nga Izraeli (gra dhe fëmijë). (Po, e keni lexuar mirë, fëmijë. Dhe tani e dini arsyen e vendimit të Hamasit për të marrë peng fëmijët izraelitë.)
Po të mos ishte sulmi i Hamasit më 7 tetor, nuk do të kishte ndodhur kurrë një mundësi e tillë.
Dhe në Arabinë Saudite, u mbajt takimi më i madh i vendeve islamike në historinë moderne për të diskutuar krizën e Gazës. Një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishte çështja e Xhamisë Al-Aksa dhe dhënia fund e mosrespektimit nga Izraeli.
Ky ishte një diskutim që nuk do të kishte ndodhur kurrë po të mos ishte sulmi i Hamasit më 7 tetor.
Nuk ka nevoj të thuhet që bastisja e Hamasit më 7 tetor shkaktoi një stuhi brutale hakmarrjeje në formën e bombave dhe plumbave mbi popullsinë civile të Gazës. Këta janë njerëz që janë privuar nga një atdhe i tyre për gati tetëdhjetë vjet nga izraelitët që dëbuan me dhunë palestinezët nga toka që tani quhet Izrael ose Nakba e vitit 1948, një nga aktet më të mëdha të spastrimit etnik në historinë moderne.
Këta njerëz kanë vuajtur privime të papërshkrueshme nga pushtuesit e tyre izraelitë, ndërsa presin momentin kur do të shohin të realizohen ëndrrat e tyre për një atdhe palestinezë. Ata e dinë se një atdhe palestinezë nuk mund të realizohet për sa kohë që Izraeli qeveriset nga ata që mbështesin idenë e një Izraeli të Madh (Eretz) dhe se e vetmja mënyrë për të eliminuar njerëz të tillë është t'i mposhtin politikisht.
Hamasi po e arrin këtë.
Por ka një çmim për të paguar; një çmim të rëndë. Francezët vranë 20,000 civilë për të siguruar çlirimin e Normandisë në verën e vitit 1944.
Civilët palestinezë në Gaza deri më tani kanë humbur 12,000 civilë gjatë përpjekjeve të udhëhequra nga Hamasi për të mposhtur ushtarakisht pushtuesit e tyre izraelitë.
Ky çmim do të rritet më tej në ditët dhe javët në vijim.
Por ky është një çmim i cili duhet paguar në qoftë se do të ketë ndonjë shans për një atdhe palestinez.
Sakrifica e popullit palestinez ka sfiduar botën arabe dhe islame, e cila, me disa përjashtime, heshti për aktet imorale të Izraelit kundër popullit palestinez. Kur themelimi i një shteti palestinez erdhi në rendin e ditës pas Marrëveshjes së Abrahamit, ata nuk bënë asgjë.
Sot ka nga ata që i kushtojnë vëmendje çështjes së shtetit palestinez vetëm për shkak të vuajtjeve të popullit palestinez.
Ose situatës së të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Ose shenjtërisë së xhamisë Al-Aksa.
Dhe këto ishin të gjitha objektivat e deklaruara të Hamasit kur nisi ofensivën më 7 tetor.
Dhe teksa ne po flasim, objektivat e Hamasit të 7 tetorit po realizohen.
Vetëm falë veprimeve të Hamasit dhe sakrificave të popullit palestinez.
Kjo e bën sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit, sulmin më të suksesshëm ushtarak të këtij shekulli.
Scott Ritter