Mesazhi I Imam Khameneit Me Rastin E Ardhjes Së Sezonit Të Haxhit- 5 Dhul Hixheh 1443 Hixhrij

Publikuar në Korrik 9, 2022, mesnatë

Me Emrin E Allahut Të Gjithmëshirshmit Mëshirplotit

 

Falenderimi i takon Zotit të botëve!  Bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamed Mustafanë, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!

Falenderojmë Zotin Fuqiplotë dhe të Urtë që edhe një herë e bëri sezonin e bekuar të Haxhit ritakim për popujt muslimanë dhe u hapi para tyre rrugën e mirësisë dhe të mëshirës. 

Tani, ummeti islam ka mundësinë që edhe një herë të shohë unitetin dhe bashkimin e tij në këtë pasqyrë transparente dhe të përjetshme dhe të largojë para tij faktorët e përçarjes dhe të ndarjes. 

Uniteti i muslimanëve është një nga dy bazat themelore të Haxhit, i cili kur shoqërohet me përmendjen (dhikrin) e Allahut dhe spirtualitetin, që është mbështetëse tjetër e kësaj detyre (haxhit) të mbushur me simbole e sekrete, mund ta cojë ummetin islam në kulmin e fuqisë dhe të lumturisë dhe ta bëjë atë dëshmuese të ajetit: Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë." (Sure Munafikun, ajeti 8).  Haxhi është një kombinim i dy elementeve: ai politik dhe shpirtëror. Feja e shenjtë islame është një përzierje e lavdishme dhe madhështore e politikës dhe spirtualitetit. 

Kohët e fundit, armiqtë e popujve muslimanë kanë bërë një përpjekje të mëdha për t'i dobësuar këto dy elementë jetëdhënës, unitetin dhe spiritualitetin, midis popujve tanë.  Ata promovojnë një spiritualitet të zbehtë e të dobët duke përhapur stilin perëndimor të jetës, i cili është i zbraztë nga spiritualiteti dhe që buron nga 

dritëshkurtësia materialiste. Ata e bëjnë unitetin që të përballet me faktorët imagjinarë të përcarjes duke përhapur ndasitë si: gjuha, ngjyra, raca dhe gjeografia. 

Ummeti I bashkuar islam, i cili dëshmohet në sezonin e haxhit, duhet të ngrihet me gjithë qënien e tij. Nga njëra anë, të forcojë përmendjen e Allahut, të punojë për Atë, të zbatojë fjalën e Tij, të ketë besim të plotë për premtimet e Allahut

Ajo që mund të thuhet sot prerazi është se kushtet aktuale të botës dhe botës islame janë më të favorshme se kurrë për realizimin e kësaj përpjekjeje të vlefshme. 

Arsyeja është se:

Së pari: Sot elitat dhe masat e shumta të njerëzve në vendet islame i kanë kushtuar rëndësi pasurisë së tyre të madhe intelektuale dhe shpirtërore dhe e kanë kuptuar rëndësinë dhe vlerën e saj.

Sot, liberalizmi dhe komunizmi, që janë dy kryeveprat që i paraqet qytetërimi perëndor, ato të dyja nuk kanë më të njëjtën prani dhe ekzistencë që kishin njëqind e pesëdhjetë vjet më parë.  Reputacioni i demokracisë perëndimore, e cila bazohet te paraja, po përballet me pyetje serioze dhe mendimtarët perëndimorë pranojnë se janë të goditur nga një çorientim njohjeje dhe praktike. 

Në botën islame, të rinjtë, mendimtarët, njerëzit e shkencës dhe fesë, duke parë këtë situatë, fitojnë një pikëpamje të re kah pasuritë e tyre të njohurive si dhe përftojnë metoda të përbashkëta politike në vendet e tyre. Ky është zgjimi islam që ne e përmendim gjithmonë. 

 Së dyti: Kjo vetëdije islame kanë lindur një dukuri madhështore dhe të mrekullueshëm në zemrën e botës islame, ndërkohë që fuqitë arrogante përballen me një situatë të vështirë në bashkëpunimin e tyre. Kjo dukuri e ka emrin "rezistencë" dhe e vërteta e saj është shfaqja e fuqisë së besimit, xhihadit dhe mbështetjes te Allahu. 

Kjo dukuri është e njëjta që u shpall në fillim të Islamit, sic thotë ajeti i begatë: (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.” (Sure Ali Iman, ajetet 173-174)

Mejdani i Palestinës është një nga manifestimet e kësaj dukurie mahnitëse (rezistencës), e cila arriti ta tërheqë regjimin tiran cionist nga gjendja sulmuese dhe vrastare në një gjendje mbrojtjeje dhe corentimi dhe arriti t'i imponojë atij problemet politike, të sigurisë dhe ato ekonomike. 

Po ashtu, një shembull i ndritshëm të rezistencës mund të shihet qartë në Liban, në Irak, në Jemen dhe disa vende të tjera.

Së treti: Krahas gjithë kësaj, sot bota është dëshmitare e një modeli të suksesshëm dhe një shembulli krenar të fuqisë dhe sovranitetit politik të Islamit në Iranin Islamik. Palëkundshëria, pavarësia, përparimi dhe krenaria e Republikës Islamike janë një ngjarje madhështore, shumë kuptimplote dhe tërheqëse, që mund të tërheqë e të zgjojë mendimet dhe ndjenjat e çdo muslimani të zgjuar e të vetëdijshëm. Paaftësia dhe ndonjëherë veprimet e gabuara që bëjmë nganjëherë ne funksionarëve të këtij sistemi, të 

cilat e kanë vonuar arritjen e plotë të të gjitha bereqeteve të qeverisjes islame, kurrë nuk kanë mundur t’i lëkundin themelet e forta dhe hapat e fortë që burojnë nga parimet bazë të këtij sistemi dhe të ndalojnë përparimin material dhe shpirtëror.

Në krye të listës së këtyre parimeve bazë, qëndron udhëheqësia e Islamit në vendosjen e ligjeve dhe  zbatimin e tyre, mbështetja në mendimet e popullit për çështjet më të rëndësishme të admistrimit të vendit, pavarësia e plotë politike dhe mosmbështetja në fuqitë e padrejta e zullumqare.

Është e mundur që këto janë parime të gëzojnë pëlqimin nga të gjithë popujt dhe qeveritë muslimane dhe të bashkojnë ummetin islam në orientime, bashkëpunime të ndryshme dhe ta bëjë atë të mishëruar.

Këto janë mundësitë dhe faktorët që kanë siguruar gjendjen aktuale të favorshme me qëllim që bota islame të lëvizë e bashkuar dhe kohezive.

Duhet që qeveritë muslimane, elitat fetare e shkencore, intelektualët e pavarur dhe të rinjtë që kërkojnë të vërtetën, të mendojnë për të përfituar nga këto fusha të favorshme.

Është e natyrshme që fuqitë arrogante, në krye të tyre Amerika, të shqetësohen nga një orientim i tillë në botën islame dhe të përdorë të gjitha mundësitë e saj për t'u përballur me ato fuqi arrogane. Kjo gjë vazhdon edhe sot, duke filluar nga perandoria mediatike dhe metodat e luftës së butë, duke vazhduar me ndezjen e luftërave të drejtpërdrejta dhe të luftërave në emër të dikujt tjetër, duke arritur te cytjet dhe thashethemet politike dhe së fundmi te kërcënimet, ryshfeti dhe lakmia. Të gjitha këto i përdor Amerika dhe arrogantët e tjerë për ta ndarë botën islame nga rruga e zgjimit dhe e lumturisë. Regjimi i poshtër kriminel cionist në është, gjithashtu, një nga mjetet e kësaj përpjekjeje gjithëpërfshirëse në këtë rajon.

Me mirësinë dhe vullnetin e Allahut, shumica e këtyre përpjekjeve kanë dështuar. Perëndimi arrogant dita-ditës është dobësuar në rajonin tonë të ndjeshëm dhe në mbarë botën. 

Shqetësimi dhe dështimi i Amerikës dhe aleatit të saj të saj kriminel, regjimi uzurpues në rajon, shihet qartë në ngjarjet e Palestinës, Libanit, Sirisë, Irakut, Jemenit dhe Afganistanit.

Nga ana tjetër, bota islame është e mushur me të rinj të motivuar dhe energjik. Kapitali më i madh për ndërtimin e së ardhmes është shpresa dhe vetëbesimi, të cilët aktualisht janë në rritje në botën islame, veçanërisht në vendet e këtij rajoni.  Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësinë e ruajtjes së këtij kapitali dhe ta shtojmë akoma më shumë atë.

Megjithkëtë, nuk duhet të neglizhohet për asnjë moment kurthi dhe intriga e armikut.

Të qëndrojmë larg shkujdesjes, pavetëdijes dhe mendjemadhësisë. Le t’i shtojmë përpjekjet tona dhe vigjilencën tone. Të kërkojmë mbrojtjen e Allahut të Plotfuqishëm e të Urtë në të gjitha situatat me përulje e kthim te Ai.

Pjesëmarrja në ceremoninë dhe në ritet e Haxhit është një mundësi e madhe për t’u mështetur te Allahu dhe për t’u lutur. Po ashtu, edhe për të menduar dhe për të vendosur.

Drejtohuni Allahut me lutje për vëllezërit dhe motrat tuaj muslimanë në mbarë botën! Lutuni për ata që të triumfojnë dhe që Allahu t’i mbarësojë ata! Lutuni për vëllezërit dhe motrat tuaja muslimane në mbarë botën. Në lutjet tuaja të pastra përfshini udhëzimin dhe ndihmën këtij vëllai tuaj!

Paqja qoftë mbi ju dhe Zoti ju mëshiroftë!

 Sejid Ali Khamenei

5 Dhul-Hixhe 1443, sipas kalendarit hënor

17 Tir 1, sipas vitit Iranian

5 korrik 2022