A e shpëtoi fetvaja shiite Bagdadin nga “Shteti Islamik”?

  • None
nga Ali Hashem | Publikuar në Korrik 10, 2014, mesnatë

BAGDAD — Një betejë pa të ardhme, as një fund, as një fitore nuk mund të shihet në tunelin e errët iraken. Një luftë, e cila i shtohet koleksionit të luftrave në Lindjen e Mesme, më shumë gjak dhe një shtet de facto, i cili kërcënon të ardhmen e rajonit.

Në Irank, pothuajse të gjithë janë të shqetësuar për të ardhmen, si përsonale ashtu edhe shoqërore. Ata frikësohen se harta e Lindjes së Mesme të re po po vijëzozet mbi trupat e tyre të vdekur dhe me ngjyren e gjakut të tyre.

“Shteti desh ra atë ditë kur ISIS-i (Shteti Islamik, i njohur më përpara si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit) hyri në Mosul,” tha Naser, një gazetar veteran, i cili ka mbuluar të gjithë krizën që ka bllokuar këtë vend që nga pushtimi amerikan në vitin 2003. “Udhëheqja fetare (Maja) na shpëtoi duke shpallur xhihad; nëse nuk do ta kishin bërë, ISIS-i do të kishte hyrë në Bagdad.”

Hera e fundit që ayatollahu lëhoi një fetva për xhihad, ishte në Naxhaf në vitin 1920, gjatë revoltës irakene kundër britanikëve. Kjo është fetvaja e dytë në pothuajse një shekull. Çuditërisht, kjo i bashkoni irakenët (shiitë), pavarësisht se mbështetja dhe kundërshtimi ndaj kësaj fetvaje  e ndau vendit edhe njëhërë. “Nuk e kuptoj arsyen pas marrjes së këtij hapi; kjo do të ndezte grindjet sektare,” tha një anëtarë i parlamentin i bllokut Mutahidoun i udhëhequr nga kryetari i parlamentit në largim Osama al-Naxhaifij. Ai shtoi, “Një fetva e tillë duhej të ishte dhënë kur Shtete e Bashkuara pushtuan Irakun, jo tani. Një pjesë e këtij problemi mund të zgjidhet politikisht: të gjithë ne jëmi kundër ISIS-it, i cili është një grup terrorist, por ekziston një nevojë reale për të projektuar një vijë ndarëse mes njërëzve të cilët kanë kërkesa e që janë shtypur për vite me rradhë dhe mes terroristëve.”

Takova shejh Muhamedin, një komandant i vetë organizuar i brigadës së Bajaa al-Kobra, e cila u formua 24 orë pas dhënies së fetvasë, një klerik me një turban në kokë dhe i veshur me rroba ushtarake. “Kam 1 mijë luftëtarë; ata janë gati të vdesin tani nëse Maja e kërkon,” tha ai.

E pyeta se ku i gjen armët dhe paratë për të paguar njerëzit e tij. “Ne po përdorim burimet lokale. Në të gjithë kemi armë në shtëpitë tona. Ne po përdorim gjithçka kemi për ta mbajtur të sigurtë rajonin, të cilit po i shërbëjmë,” u përgjigj ai. “Grupi im është në jug të Bagdadit. Ne po ruajmë hyrjen jugore të kryeqytetit, vetëm disa kilometra nga pikat e terroristëve,” tha ai. “Po mundohem të kontaktoj me kryeministrin Nuri al-Maliki që të marr mbështetje nga ai në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën tonë.”

Sipas numrin zyrtar, vullnetarët i kalojnë 3 milion në të gjithë Irakun. Disa prej tyre janë ushtarë veteranë që kanë luftuar me ushtrinë e vjetër, të tjerët kanë luftuar me grupet që luftuan kundër pushtimit amerikan gjatë kohës së pushtimit. Shejh Muhamedi i tha Al-Monitorit se procesi filloi me një vlerësim dhe përfundoi më vendosjen: “Ushtria kontrollon aftësitë e secilit vullnetarë. Luftëtarët me ekspresiencë do të dërgohen mënjëherë në front, ndërsa atyre që kanë pak eksperiencë do t’u bëhet një trajnim i shkurtër dhe më pas do të dërgohen në zonat më pak të rrezikshme ku do të jenë nën mbikqyrjen e ushtrisë. Për sa u përket atyre që nuk kanë farë ekspericë, do t’u duhet të kalojnë nëpërmjet një procesi të gjatë trajnimi dhe atyre do t’u jepen detyra logjistike.”

M’u desh të udhëtoja për rreth një orë për të takuar vullnetarë të vërtetë në front, nga al-Azim, 100 kilometra nga Bagdadi. Atje, nën një diell përvëlues, takova toger Mortada Mousauin, i cili mban një fashë mbi sytë e tij, pasi u plagos javën e kaluar nga një bombë në anë të rrugës. “kam nja 500 vullnetarë me mua. Ata janë shumë të guximshë dhe gati për të bërë çdo gjë,” tha ai. “Fetvaja bëri që këta njerëz të linin gjithçka pas shpine dhe të merrnin armët për të luftuar armiqtë e Zotit dhe të kombit.”

Gjatë vizitës sonë në zonë, po kryhej një operacion i ushtrisë sëbashku me milicitë dhe villnetarët shiitë. Të shtënat mund të dëgjoheshin qartë, dhe vetëm pesë minuta më vonë një mortajë goditi një hapsirë në zonën përreth.

Milicitë kryesore që luftonin në zonë ishin, Badr dhe Asaeb Ahl al-Hak, të dyja të njohura ai të mbështetura nga Irani, edhe pse nuk pamë asnjë iranian në vendngjarjen. Mousai, kur e pyeta në lidhje me milicitë, më tha, “Irakenët nuk kanë nëvojë që dikush të luftojë për ta; ne kemi nevojë për ekpertizë, kemi nevojë për armë, logjistikë, por jo për njerëz, pradaj ju nuk do të gjeni asnjë luftëtarë të huaj në anën tonë.”

Shumë afër Azimit, ishte ndërtuar një kamp trajnimi për t’i dhërbyer qindra vullnetarëve, të cilët nisën t’i bashkohen luftimeve para dy javësh. Sajjad Hasani, një veterën 45-vjeçar ishte njëri prej tyre. ai tha se kishte ardhur nga Diuanijah, jug-lindja e Bagdadit, për të luftuar ISIS-in. “Jam këtu për të mbrojtur fenë dhe sektin. Ata erdhën të sulmojnë Kerbelanë dhe Naxhafin,” tha ai. “Kam luftuar kundër partisë Baath në vitet ’90 dhe pas vitit 2003 iu bashkova rezistencës kundër amerikanëve. Sot, jam gati, si kurrë më parë, për t’u bërë një martir. Kjo është një luftë e shenjtë.”




Ali Hashem  është një kolumnist për Al-Monitor. Ai është një gazetar arab, i cili ka shërbyer si korrespondent për rrjetin e lajmeve al Mayadeen. Deri në vitin 2012, ai ishte korrespondeti i luftë i Al-Xhaziras, dhe para kësaj ai ishte një gazetar i lartë në BBC. Ai ka shkruar për shumë gazeta arabe, përfshirë të përditshmen libaneze As-Safir, të përditshmen egjiptiane Al-Masry al-Youm dhe al-Dostor, si dhe për të përditshmen jordaneze Al-Ghad. Ai gjithashtu është një kontribues për The Guardian. Në twitter:

@alihashem_tv