Mijëra marrin pjesë në namazin e së premtes në Xhaminë Al-Aksa

Publikuar në Nën. 16, 2020, 1:41 a.m.

Mijëra palestinezë morën pjesë dje në lutjet e së Premtes në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, al-Kuds.

Numri i madh i besimtareve  palestinezë arriti të hynte në xhami pavarësisht nga kufizimet e vendosura nga regjimi izraelit që parandaluan shumë më tepër të marrin pjesë në lutje.

Në predikimin e tij të namazit të së Premtes, hoxha i xhamisë dënoi lëvizjet fyese të fundit në Francë, përfshirë botimin e karikaturave fyese të Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të).

Ai nënvizoi nevojën për bojkotimin e produkteve franceze në përgjigje të lëvizjeve të tilla.

Regjimi izraelit zakonisht vendos masa kufizuese duke parandaluar palestinezët të shkojnë në Xhaminë Al-Aksa për të kryer lutjet e së Premtes.

Autoritetet izraelite së fundmi justifikojnë masën si pjesë e bllokimit të plotë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo është ndërsa kolonët sionistë sulmojnë xhaminë herë pas here nën mbrojtjen e policisë dhe pa asnjë kufizim.



Burimi : IQNA