Lideri merr pjesë në ceremoninë e zisë së Muharremit

Publikuar në Shta. 1, 2020, 1:54 a.m.

Lideri i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejid  Ali Hamenei mori pjesë në një ceremoni për të vajtuar përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s.).

Ceremonia u mbajt mbrëmjen e së mërkurës në Husejnijen e Imam Humejnit (r.a.) në Teheran.

Nuk u ndoq nga njerëzit sikur vitet e mëparshme për shkak të rekomandimeve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Duke iu drejtuar ngjarjes, kleriku i lartë Huxhat-ul-Islam Kazem Sediki theksoi mesazhin e kryengritjes së Imam Huseinit (a.s.).

Po ashtu, Huxhat-ul-Islam Murteza Vafi recitoi elegjin në vajtimin e dëshmorit , Imam Huseinit (a.s.).

Myslimanët shiitë në mbarë botën vajtojnë martirizimin e Imam Huseinit (a.s.), Sejjid -ul-Shuhada ( Udheheqesi i Dëshmorëve), në Muharrem, muaji i parë në kalendarin hixhri hënor (filloi të Premten).

Imami i tretë Shia  (a.s.)  dhe një grup i vogël i ndjekësve dhe anëtarëve të familjes së tij u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid Bin Muavije, në betejën e Qerbelas   në ditën e dhjetë të Muharremit (e njohur si Ashura) në vitin 680.



Burimi : IQNA