Një Fjalim Me Ajetullāh Mir Bākirīn Mbi Vendin Në Rjedhën e Përsosmërisë Së Historisë Së Shfaqjes Së Të Nderuarit Imām Mehdīu (Pjesa e Dytë)
Epo ashtu siç ka ndodhur në një përcjellje ku thuhet se Imām Bākiri (p.m.t.) ka cituar si më poshtë: “Kur të ngrihet në këmbë i përjetshmi ynë Allāhu i Lartësuar do ta mbajë dorën e tij mbi krerët e robërve të Tij, Ai do të përsosë mendjen e njerëzve me të, Ai duke vënë mendimet e Tij do t’i bëjë të përsosur”.
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣtafain (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (f.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.
Teksti i mëposhtëm është marrë nga fjalimi i kryer me Ajetullāh Mir Bakirin mbi vendin në rrjedhën e përsosmërisë së historisë së ndodhisë së “ḍḥuhrit” (shfaqjes) të revistës me titull: “Meu‘ūdi” (Fjala e Dhënë) dhe e botuar në numrat 42-43 të kësaj reviste.
Prezantuesi: Duke u nisur nga ato që keni thënë i nderuar imzot, vallë a mund të themi se shoqëria ideale e përshkruar nga Islāmi, është një shoqëri në boshtin e së cilës është “insānu’l-kāmili” (njeriu i plotë/përsosur)?! Domethënë a mund të themi se ajo është një shoqri e mbështetur në themelin e “insānu’l-kāmilit” (njeriu të përsosur) dhe ndryshimit?! Në një numër ta madh përcjelljesh që kanë të bëjnë me shekullin e shfaqjes, në shumicën e rasteve bëhet fjalë se njeriu do të kalojë nëpërmjet ndryshimit dhe përsosmërisë. Fjala vjen ashtu siç ka ndodhur në një përcjellje ku thuhet se Imām Bākiri (p.m.t.) ka cituar si më poshtë: “Kur të ngrihet në këmbë i përjetshmi ynë Allāhu i Lartësuar do ta mbajë dorën e tij mbi krerët e robërve të Tij, Ai do të përsosë mendjen e njerëzve me të, Ai duke vënë mendimet e Tij do t’i bëjë të përsosur”.
Gjithashtu dhe në disa përcjellje të tjera bëhet fjalë për rigjallërimin e njeriut dhe të botës dhe kjo epokë njihet si shekulli ku njeriu dhe bota do të marrin jetë për herë të dytë. Për shembull në një përcjellje të përcjellur nga Imām Bākiri (p.m.t.) ceket si vijon: “Allāhu i Nderuar dhe i Fuqishëm pas vdekjes ringjall bashkë me të përjetshmin”. Ja pra kjo është arsyeja se në Lutjen Zotimit ne duam që robërit e Allāhut të Lavdëruar të ringjallen me shfaqjen e Imām Mehdīut (p.m.t.). Si rrjedhojë vallë a mund ta themi këtë?! Ndryshimi më i rëndësishëm që do të jetësohet në shekullin e shfaqjes është shtënia në dorë e ringjalljes së njeriut, jetës së vërtetë dhe i jetës së pastër. Ndryshimet e tjera që mbeten pas në këtë botë, në botën lëndore, ndryshimet në jetët e dukshme të njerëzve, përpara së gjithash janë të bindura ndaj ndryshimit që ndodh tek njeriu. E thënë ndryshe a mund të themi këtë?! Ndodhia e shfaqjes në të vërtetë ndodh me qëllimin e shfaqjes së njeriut të përsosur dhe njeriut që ka shtënë në dorë jetën e pastër. Kur të shfaqet njeriu i përsosur i cili zotëron të tëra këto veçori, mbarë bota do ta shoqërojë atë dhe sipërfaqja tokësore do t’i paraqisë mirësitë e saj në urdhrin e tij.
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Kërkoj mbrojtje nga Allāhu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejṭānit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Po, pohoj se unë pajtohem me në masë të madhe me ato që sapo thatë. Vetëm se mund ta hapim pakëz më shumë çështjen. Ç’është e vërteta puna më thelbësore që ka bërë kujdestari i Allāhut është ndryshimi në shpirtrat e njerëzve. Ai i ndryshon ata njerëz që kanë aftësinë e pranimit të kujdestarisë dhe i ndryshon ata njerëz të hapur që e pranojnë atë dhe duke i fryrë një shpirt tjetër i çon në një vend tjetër të jetës. Me ndryshimin e vendit të jetës së njeriut ndryshon plotësisht dhe natyra e nevojave, dëshirave dhe qëllimeve të tij. Që të tërë ata gjejnë një lloj jete të pastër, e cila është tërësisht dritë dhe tek ta shfaqet dituria e kujdestarit të Allāhut. Këtë çështje mund ta sjellim si shembull në shumë ajete: “Thuaj: (A nuk mendoni) “Tregomëni nëse uji juaj humbet në thellësi, atëherë kush do t’iu sjellë një ujë mbitokësor (burimi)?!” (Mulk, 30); “Sikur ata (idhujtarët) të hynin dhe të mos dilnin nga udhae drejtë, atëherë Ne do t’iu hidhnim atyre ujë me shumicë”. (Xhinn, 16), ku thëniet “ujë i pastër” dhe “ujë më shumicë” janë komentuar me diturinë e kujdestarit të Allāhut dhe me diturinë e tyre.
Në shekullin e shfaqjes dituria hyjnore dhe engjëllore e kujdestarit të Allāhut rrjedh në zemrat e tyre dhe këto dituri krijon një etapë të re në shpirtin e jetës dhe dritë. Ky është shekulli i lëvizjeve në këtë botën e dritës dhe në këtë botën e urtësisë. Ky shekull zotëron një cilësi të ndryshme nga lëvizja tjetër dhe nga ajo që i kërkohet. Në shtesë të ndryshimit që do të sjellë në këtë botë kujdestari i Allāhut rishtas do t’i fryjë një jetë tjetër marë gjallesave. Madje sipas disa përcjelljeve do të ndryshojnë dhe sjelljet e gjallesave. Pra ata do të fitojnë aftësi dhe madje dhe ato do të zvhillohen. Thuhet se në lidhje me çështjen e zhvillimit jetësohet një harmoni. Gjithashtu dhe themeli i kujdestarisë së kujdestarit të Allāhut përbëhet nga çuarja në kufirin e konceptimit të mirësive të Allāhut. Mirësitë e Allāhut janë shumë më tepër se sa nga ato që ne shikojmë në këtë botë me shqisat tona. Madje dhe konceptimi dhe perceptimi i këtyre mirësive në këtë botë është i lidhur ndaj përsosmërisë së njeriut. Një njeri që arrin në shkallën e “ḳurbit” (përafrimit), një njeri të cilit iu janë fryrë shkallë nga jeta e pastër, fiton aftësinë e konceptimit të kujdestarisë së kujdestarit të Allāhut dhe mëshirës së Allāhut. Ky është ndryshimi më themelor që ndodh në shekullin e shfaqjes. Në këtë shekull njerëzit do të jenë bërë hyjnorë, do t’iu ketë ndriçuar drita e kujdestarit të Allāhut dhe do t’iu jetë fryrë drita e kujdestarisë. Me fjalë të tjera uji i kthjellët i kujdestarisë së kujdestarit të Allāhut do të rrjedhë në zemrat e tyre; shijimi i kënaqësisë, gëzimi, ngazëllimi, lëvizja dhe qetësia e këtyre lloj njerëzve do të marrin një kuptim ndryshe.
Një pikë tjetër që të nxit të mendosh këtu është dhe kjo: “Në këtë shekull nuk do të zbukurohen vetëm individët dhe njerëzit e shoqërisë, por do të zbukurohen dhe lidhjet shoqërore, marrëdhëniet që njerëzit kanë me njëri-tjetrin. Pra dhe morali i tyre shoqëror do të bëhet engjëllor, që të tëra lidhjet do të marrin formë sipas themelit të përkushtimit, zhvillimit dhe përfarimit ndaj Allāhut. Herë-herë marrëdhëniet shoqërore bëhen shkak për zhvillimin e moralit të keq. Qeverisja lëndore, madje dhe lakmia ne vendin e punës, mund të krijojnë smirë dhe mendjemadhësi. Marrëdhëniet institucionale që nuk janë të shëndetshme, ndjenja e mendjemadhësisë që kanë njerëzit e klasave të larta shkakton ndjenjën e poshtërimit tek njerëzit të cilët u përkasin klasave më të ulëta. Megjithatë në sistemet e qeverisjes së drejtë marrëdhëniet nuk janë kështu sepse ata krijojnë mirësi dhe përkushtim. Mbarë marëdhëniet enden në boshtin e përkushtimit dhe jo në boshtin e epshit. Në shoqërinë e kujdestarit të Allāhut “dashuria për hir të Allāhut” dhe “urrejtja për hir të Allāhut” bëhen përcaktuese në të tëra marrëdhëniet shoqërore. Domethënë që të tëra marrëdhëniet sendërtohen në themelin e dashurisë për hir të Allāhut. Mbarë marrëdhëniet shoqërore shndërrohen në ecurinë e përafrimit ndaj Allāhut. Atje asgjë nuk është si ecuria e adhurimit të kësaj bote. Nëse ne do të zotërojmë një këndvështrim të tillë, atëherë natyrshëm do të ketë një harmoni të plotë mes botës së njeriut me botën që është jashtë njeriut dhe e tëra ndriçohet dhe është në harmoni me të. Në këtë gjendje tanimë thënia “mirësitë lëndore” është e gabuar. Në urdhrin e njeriut paraqiten mirësi të larmishme dhe të tëra ato janë shpirtërore dhe hyjnore, asnjëri nga këta nuk është një gëzim që lind nga egoizmi, ftesa dhe mendjemadhësia, që të tëra janë gëzimi që buron nga mëshira e Allāhut.
Për fat të keq ne si pasojë e rrjedhës së kujdestarisë së kotë kemi humbur aftësinë e konceptimit dhe perceptimit të njerëzimit të mëshirës dhe mirësisë së Allāhut dhe jemi zhytur në errësirë. Nëse kjo aftësi shtihet në dorë, atëherë njeriu njeriu fiton lumturi të përhershme të cilat as që mund të krahasohen qoftë me një çast të vetëm të sistemit të rrënjësishëm të kotë. Ndonjëherë këto lumturi që ndodhin në gjendjen e brendshme të kujdestarit të Allāhut, do të shfaqen tërësisht në shfaqjet e shoqërisë së asaj epoke. Tani unë nuk e di nëse duhet ta shpreh si “insānu’l-kāmili” (njeriu i përsosur) apo “njeriu rob” atë njeri që ka arritur në këtë shkallë. Megjithëse thënia më e saktë për njeriun që është kujdestar i kujdestarisë së kujdestarit të Allāhut është “shiī’īt” (ndjekës, i nënshtruar), rishtas unë në vend të kësaj fjalë po përdor thënien “insānu’l-kāmili” (njeriu i përsosur). Sepe thënia “insānu’l-kāmili” (njeriu i përsosur) është thënia e urtakëve dhe është e respektuar në kontekstin e saj. Ndonëse përshkrimet dhe veçoritë që ata kanë cituar për “insānu’l-kāmilin” (njeriun e përsosur) janë të ndryshme nga sqarimet që janë kryer për shī’ītët dhe besimtarët në urtësinë e ndriçuar të Kur’ānit ose të Ehli Bejtit. Kështu që thënia më e mirë është “shī’īit” dhe ka kuptimin e njeriut që është drita e kujdestarit të tij. Pikërisht ashtu siç shprehet në përcjelljen e mëposhtme: “Lidhja e shpirtit të besimtarit me shpirtin e Allāhut është më e fuqishme se sa lidhja e dritës së Diellit meDiellin”. Kurse në lidhje me natyrën e shī’ītit në një përcjellje është përmendur kështu: “Shī’ītët janë krijuar nga teprica e trupit të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe natyra e tyre është e njëjtë me tonën”. Sepse shī’īti është në gjendje lidhjeje me kujdestarin e tij. Ai rrotullohet në orbitën e tij dhe ai lëviz sipas dëshirës së tij. Shekulli i shfaqjes është shekulli i shfaqjes së shī’īzmit. Në fillim njerëzit arrijnë përsosmërinë me shkallën e shiī’īzmit dhe pasi bëhen drita e burimit të jetës dhe ndriçimit, atyre iu fryhet jeta dhe drita dhe ata mbyten në atë joshjen e jetës dhe dritës.
Prezantuesi: Njëra nga pikat që na tërheq vëmendjen dhe që luan një rol shumë të rëndësishëm me qëllimin e kryerjes së një analize sa më të saktë, për sa i përket lëvizjes së ndodhisë së shfaqjes dhe lëvizjes së Imām “Zamānit” (të Kohës) (p.m.t.), është nënvizimi i shpeshtë në çështjen e përhapjes së barazisë dhe drejtësisë së imāmit. E thënë ndryshe përhapja e barazisë dhe drejtësisë, është boshti kryesor i të tëra përcjelljeve në çështjen e shekullit të shfaqjes. Nëkëtë gjendje pyetjet që vijnë në rend të ditës janë këto: “Çfarë lloj lidhjeje ka mes përhapjes së drejtësisë dhe ndryshimit dhe përsosmërisë së njeriut?! Çfarë lloj roli luan në këtë çështje!?”
I ftuari: Përpara se t’i kthej përgjigjje pyetjeve tuaja si filim dua që të shënjoj disa pika dhe më pas do të kryej një përmbledhje. Pika e parë është kjo: “Drejtësia është njëra nga mbiemrat veprues të Allāhut të Madhëruar. Vepra e Allāhut të Madhruar është hem vepra e urtakut hem vepra e të drejtit. Për më tepër dhe natyra e njerëzve kërkon drejtësi. Në natyrën e njerit është brumosur dashuria për drejtësinë. Njerëzit e duan drejtësinë, në fund të fundit kjo është një natyrë e përbashkët.
Pika e dytë është kjo: “Kur njeriu hyn në ecurinë e rritjes individuale, perceptimi i tij mbi drejtësinë mund të ndryshojë shkallë-shkallë. Pra nëse ai mbetet nën kujdestarinë e iblīsit në sytë e tij mund të ndryshojë dhe kuptimi i drejtësisë. Madje ai mund të shkojë deri në atë pikë sa marrëdhëniet mizore t’i shikojë si të drejta dhe marrëdhëniet e drejta t’i shikojë si mizore. Gjithashtu tek njeriu është rrënjosur dhe dashuria për mirësinë. Krahas kësaj njeriu mund të arrijë në një pikë të tillë sa ligësinë të mund ta quajë si mirësi dhe mirësinë të mund ta quajë si ligësi. Të tëra këto dukuri janë gjëra që gjenden tek përcjelljet që kanë të bëjnë më kohën e fundit. Njeriu mund të arrijë në një pikë të tillë sa kuptimi i tij i mirësisë mund të ndryshojë. Iblīsi mallkuar është gjithmonë i vënë pas drejtimit të ndryshimit të kuptimit të mirësisë së njeriut dhe ndryshimit të drejtimit të dëshirës së tij, vendmbërritjes së kësaj bote dhe adhurimit të vetvetes. Nëse kjo ndodh perceptimi i drejtësisë së njerëzve në marrëdhëniet shoqërore, nuk do të jetë një perceptim i vetëm. Dikush do ta shikojë një marrëdhënie si të drejtë, ndërsa dikush tjetër do ta shikojë si mizore.
Pika e tretë është kjo: “Njëra nga shfaqjet kryesore dhe themelore që duhet të vëmë theksin për t’i tërhequr njerëzit tanë në shekullin e shfaqjes, në drejtim të kësaj prirjeje natyrore e cila zë vend tek njeriu në lidhje me drejtësinë, është pikërisht kjo çështja e drejtësisë. Njëra nga ftesat më të mira si në këndvështrimin e vendit të argumentimit ashtu dhe në këndvështrimin e vendit të sqarimit të fesë është ftesa për tek drejtësia. Nëse drejtësia nuk jetësohet me të vërtetë në këndvështrimin e vendit të argumentimit atëherë nuk do të marrë jetë përfarimi ndaj Allāhut të Madhëruar”.
Pika e katërt është kjo: “Sipas mendimit tim drejtësia e cila zë vend tek njeriu nuk është gjë tjetër përveç pamjeve të dukshme, të jashtme dhe të shfaqura të kujdestarisë hyjnore. Ne nuk i mohojmë faktin se “ḥusni” (bukuria, mirësia) dhe “ḳubḥi” (shëmtira, ligësia) janë vetjake ashtu siç bëjnë esh’aritët. Mirëpo marrja e mirëqenë e një njeriu ose përfytyrimeve kundrejt kujdestarisë së Allāhut dhe thënia se “ḥusni” (bukuria, mirësia) dhe “ḳubḥi” (shëmtira, ligësia) janë atje dhe ky “ḥusni” (bukuria, mirësia) dhe “ḳubḥi” (shëmtira, ligësia) janë dhe një kushtetutë detyruese për Allāhun (f.m.t.) është e gabuar. “Ḥusni” dhe “ḳubḥi” përcaktohen dhe përkufizohen në drejtim të kujdestarisë së Allāhut. Pra ata janë dukjet dhe shfaqjet e kujdestarisë së Allāhut. Në thelb ecuria e kujdestarisë së Allāhut zotëron shfaqjet e saj përkatëse dhe nuk bëhet e shfaqet në çdo shfaqje.
Kujdestaria që ndodh tek besimtarët nga ana e Allāhut (k.m.t.),mbase është një “rubūbijjet” (qenie Zot, edukim, mësim) i veçantë e cila përfshin vetëm besimtarët. Pra në vazhdim të ajetit kuranor: “Allāhu është kujdestari/zotëriu i atyre që besuan” (Beḳare, 257) besimtari arrin në kujdestarinë e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe të imāmëve të pafajshëm (p.m.t.). Shfaqja e kësaj kujdestarie është drejtësia dhe “sherī‘ati” (ligjvënia hyjnore) shfaqet në shfaqjen e kësaj kujdestarie dhe sqaron përmasat e shumëllojshme të jetës. Si rrjedhojë pohojmë se jetësimi i “sherī‘atit” nuk është gjë tjetër përveç marrjes jetë të kujdestarisë kujdestarit të Allāhut në çdo drejtim në mbarë fushat e jetës. Nëse një shoqëri ka arritur përsosmërinë duke u kujdesur për kujdestarin e Allāhut dhe nëse ka çuar në vend ecurinë e kujdestarisë së kujdestarit të Allāhut në çdo këndvështrim atëherë është zbatuar drejtësia.
Dhuna fillon me daljen nga kujdestaria e Allāhut. Kurse ligësia nis me daljen e krijesës nga kufiri i “‘ubūdijjetit” (robërimit). Kur robi del nga kujdestaria e Allāhut nisin marrëdhëniet mizore. Qoftë në marrëdhëniet e njeriut me vetveten, qoftë në marrëdhëniet me të tjerët që janë përveç vetvetes së njeriut, si për shembull me natyrën, me gjallesat, me krijesat dhe me njerëzit e tjerë... Themeli i dhunës është dalja nga kujdestaria. Nëse njerëzit do të jenë nën kujdestarinë e kujdestarit të Allāhut ata nuk do të dhunojnë kurrë. Shprehem kështu sepse kujdestari i Allāhut është nën kujdestarinë e Allāhut, ai është në pikën e dëshirës së Allāhut. Ja pra ky është dhe vendi i “‘ismetit” (pafajësisë). Domethënë nga të tëra fuqitë që ai zotëron, asnjëra nuk sillet në kundërshtim me dëshirën e Allāhut në asnjë etapë nga etapat e vendosmërisë dhe dëshirës nga fuqitë e pafundme. Nëse të tërë ne do të ishim mbytur në kujdestarinë e Allāhut, do t’iu ishim dorëzuar të Vërtetit, drita e kujdestarisë së Allāhut do të ishte shfaqur në të tëra përmasat e jetës sonë, në masën që dëlirësia dhe sinqeriteti kishte zënë vend tek ne. Drejtësia si fillim lind brenda nesh dhe më pas pasqyrohet dhe tek marrëdhëniet që kemi me të tjerët. Kur ecuria e dëshirave të një shoqërie, jetësohet në boshtin e dëshirës së Allāhut (l.m.t.), mbarë marrëdhëniet bëhen të drejta. Atëherë përsërisim se drejtësia merr formë në rast se iu dorëzohemi kujdestarisë së Allāhut dhe kur dëshirat tona rrjedhin me urdhrin dhe dëshirën e të Vërtetit. Nëse ne do t’i fusim dëshirat tona në hullinë e dëshirës dhe këkesës hyjnore atëherë në do të bëhemi ecuria dhe peshorja e drejtësisë, kështu që dhe drejtësia do të shfaqet në marrëdhëniet tona të brendshme, pra në cilësitë tona, në sjelljet tona dhe në besimet tona. Hem në marrëdhëniet tona të brendshme, hem në marrëdhëniet tona me të tjerët si fjala vjen me gjallesat, me natyrën, etj.,
Shkurtimisht e vërteta e drejtësisë nuk është gjë tjetër përveç qenies së ecurisë së kujdestarisë së Allāhut në mbarë fushat e jetës. Nëse shekulli i shfaqjes është shekulli i drejtësisë kjo nënkupton se ai është shekulli i “‘ubūdijjetit” (robërimit). Me konceptin e drejtësisë në shekullin e shfaqjes nuk kuptojmë se drejtësia është vetëm si koncept lëndor. Madje nuk është as drejtësia lëndore në shfaqjet ekonomike. Shfaqjet ekonomike të drejta janë pasqyrimet në boshtin e kujdestarisë së kujdestarit të Allāhut të tëra mirësive ekonomike të jetës së njeriut.
Drejtësia që do të ndodhë në shekulllin e shfaqjes është një drejtësi e natyrshme dhe nuk është kërkesa e drejtësisë së ndryshuar dhe shtrembëruar tek njeriu. Kjo është arsyeja që shejṭāni i mallkuar duke ndryshuar konceptin e bukurisë tek njeriu, nuk mund t’i vërë baraspeshat mizore në vend të baraspeshave të drejta. Kjo është një punë e ndryshme nga ajo që është vënë në zbatim në sistemtet lëndore, në Protokollet e Sionit është shkruar: “Njerëzimin nënshtrojeni me anë të ligjit dhe më pas atë ligj shkruajeni vetë”. Nëse nepër tekste ligjet e rendit kapitalist të cilët u japin vend në mënyrë të hapur dhe të qartë dhunës dhe mizorisë kanë zënë vendin e ligjeve të drejtësisë, atëherë arrijmë në përfundimin se çdo gjë që do të bëhet në emër të drejtësisë do të jetë dhunë. Besoj se i keni parë peshoret që në njërën anë të pjatës kanë një gur peshorjeje. Nëse ju ushtroni një energji njëqind tonëshe në njërën pjatë ajo pjatë do të peshojë një kile. Kjo peshore nuk është një peshore e drejtë. Nëse peshorja jonë është bërë një peshore dhunuese, nëse plumbçja jonë është e shtrembër, është tejet e qartë se me këtë peshore dhe me këtë plumbçe nuk do të mund të sigurohet drejtësia. Iblīsi ndryshon brendinë dhe marrëdhëniet shoqërore të njeriut. Ai prish peshoren e brendshme, si rrjedhojë njeriu gabon në përcaktimin e mirëisë dhe ligësisë dhe bën përcaktime mizore. Atëherë iu sqarojmë se ligësia e kohës së fundit është një ligësi e cila buron nga prishja e peshores së njeriut dhe peshores së shoqërisë. Imām Mehdīu (p.m.t.) i cili do të vijë për të çuar në vend drejtësinë si fillim do të ndreqë peshoret. Derisa kështu të kuptohet në mënyë të drejtë koncepti i drejtësisë, sepse duke vënë peshë në peshoren e dhunës nuk mund të çohet në vend drejtësia. Pra përderisa peshoret e brendshme të njerëzve nuk do të ndryshojnë, as cilësitë e tyre nuk do të ndryshojnë. Ndryshimi i cilësive të jashtme nuk është i mjaftueshëm për çuarjen në vend të drejtësisë.
Prezantuesi: Pra sipas jush pararendësi për praninë e drejtësisë në marrëdhëniet shoqërore është prania e drejtësisë tek vetë njeriu.
I ftuari: Si tek vetë njeriu dhe tek indi mendimor i njeriut... Imām Mehdīu (p.m.t.) do të përmirësojë këtë ind. Ai do të përmirësojë perceptimin e njeriut në lidhje me të vërtetën dhe të kotën, drejtësinë dhe mizorinë, mirësinë dhe ligësinë, bukurinë me shëmtirën, si dhe do të përmirësojë tërësisht sistemin matës së tyre. Sepse njeriu gjatë tërë jetës së tij është gjithmonë në gjendje peshimi duke pyetur vetveten: “A është kjo më e mirë ose kjo tjetra?!” Kështu që nëse peshorja e tij është mizore që të tëra lëvizjet e tij do të jenë mizore. Gjërat që ai mendon se janë të mira janë të këqija dhe gjërat që ai mendon se janë të këqija janë të mira.
Edhe “xheuri” (dhuna, mizoria, padrejtësia, shtypja) është në këtë mënyrë. “Xheuri” është dhuna që ka veshur veshjen e drejtësisë. E thënë ndryshe është koha e ndryshimit të peshores së njeriut. Imām Mehdīu (p.m.t.) do të përmirësojë hem brendinë e peshoreve të njerëzve, hem brendinë e peshores së shoqërisë. Pra si fillim ai ndërton bazën e drejtësisë. Atëherë marrëdhëniet e brendshme bëhen të drejta. Ç’është e vërteta ligësia më e ligë në kohën e fundit është shndërrimi i ligësisë në mirësi dhe i dhunës në drejtësi. Për këtë arsye ka ardhur koha për ndryshimine peshores,ndryshimin e kuptimit të bukurisë. Dëshirat janë shmangur në kufirin e fundit dhe kanë pësuar rrënim, dukuri e cila përkthehetse ka mbretëruar një errësirë absolute. Si rrjedhojë në errësirën absolute tulla zë vendin e arit. Tekefundit në errësirë ndryshon dhe peshorja e njerëzimit. Errësira e përhapur nga Thāḳife dhe ecuria e shmangies nga kujdestaria ka prishur peshoren e njerëzimit dhe imāmi para së gjithash do të ndreqë dhe përmirësojë të tëra peshoret me qëllim që drejtësia e jashtme të bëhet e dukshme. Synimi është ky:“Përmirësimi i vështrimeveduke patur si bosht kujdestarinë,ështëndryshimi më rrënjësor dhe themelor që do të ndodhë në shekullin e shfaqjes”.Imām Mehdīu (p.m.t.) do të përmirësojë peshoret, masat dhe plumbçet. Me fjalë të tjera masa e drejtësisëështë vetë kujdestari i Allāhut. Si përfundimnei drejtohemi kështu duke i bërë zë Prijësit të Besimtarëve (p.m.t.): “Es-selāmu ‘ala mizāni’l-e‘amāli!” (Paqja qoftë mbi peshoren e punërave!) Ne nuk zotërojmë peshore tjetër në praninë e kujdestarit të Allāhut që të mund të peshojmë me të.Vetë ai është peshorja e çdo gjëje.
Ne iu falenderojmë Imzot Ajetullāh Mir Bākirī. Ne iu shprehim falenderimet tona dhe ju ndjekësve tanë të nderuar. Shpresojmë se do të shihemi përsëri. Allāhu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak