IOA dorëzon trupin e të burgosurit palestinez Nour Barghouthi

Publikuar në Maj 31, 2020, 10:50 a.m.

Autoriteti Izraelit i Okupimit (IOA)  të dielën në mbrëmje dorëzoi trupin e dëshmorit palestinez Nour al-Barghouthi, i cili vdiq disa ditë më parë në burg.

Sipas burimeve lokale, ekuipazhet e ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe morën trupin e Barghouthi në pikën e kontrollit të fshatit Beit Sira në perëndim të Ramallahut  dhe e transportuan atë në Spitalin e Palestinës, ku ishin të pranishëm anëtarët e familjes së tij.

Dëshmori do të varroset të hënën në qytetin Aboud në veriperëndim të Ramallahut.

Më herët gjatë ditës, trupi i Barghouthi ishte  derguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (Abu Kabir) në Tel Aviv  me pjesëmarrjen e mjekut palestinez Ashraf al-Kadi dhe një avokati nga Komisioni i Dështjeve të Arrestuarve dhe të Dëbuarve.

Nour al-Barghouthi vdiq pasi ai raportohet se kishte humbur  vetëdijen në banjën e dhomës së tij në seksionin 25 të burgut Negev më 21 prill  2020.