Xhamitë në Ajax, Kanada, me Ezan gjatë Ramazanit

Publikuar në Maj 20, 2020, 1:53 a.m.

Thirrja islamike për lutje (Ezani)  do të do të behet nga disa  xhami në Ajax, Rajoni Durham në jug të Ontario, Kanada, gjatë Ramazanit.

Xhamia Kuba dhe Xhamia  Sajjidina  Zainab do të transmetoj thirrjen e sabahut.

Ezani  është disi i ngjashëm me kambanat e kishave që kumbojnë në festat e krishtera siç janë Pashka ose Krishtlindja.

Qyteti u dha xhamive të drejtën për të transmetuar thirrjen për namaz.

Qyteti krenohet të jetë një vend gjithëpërfshirës dhe inkurajon ide të reja dhe krijuese që nxisin një komunitet mikpritës. Herë të pashembullt kërkojnë mirëkuptim të pashembullt, ne   jemi krenar të bashkohemi me bashkitë e tjera, "tha kryetari i Ajax Shaun Collier në një deklaratë.

Ramazani filloi në 24 Prill dhe  perfundon të Dielën, me 24 maj. Një ditë pas ditës së fundit të Ramazanit quhet  Fiter Bajram.

Transmetimi i Ezanit  lejon që 1.500 deri 1.800 anëtarët e kongregacioneve të ndiejnë një ndjenjë bashkësie dhe lidhje gjatë gjithë këtij muaji të shenjtë, ndërsa distancohen fizikisht.