Erdogan: Ndihma mjekësore turke do të arrijë në Palestinë javën e ardhshme

Publikuar në Maj 14, 2020, 2:12 a.m.

Presidenti i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan foli me shefin e byrosë politike të Hamasit Ismail Haneyya përmes  telefonit  duke e informuar atë  se ndihma mjekësore turke është vendosur të arrijë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor javën e ardhshme.

Sipas një deklarate të Lëvizjes së Rezistencës Islame, Hamas, Erdogani i uroi muajin e bekuar te Ramazanit  Ismail  Haneyya dhe popullit palestinez.   

Të dy udhëheqësit diskutuan shkurtimisht azhurnimet e fundit politike mbi çështjen palestineze, shtoi deklarata.

Ismail Haneyya falënderoi Erdoganin  dhe Turqinë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për popullin palestinez dhe e përgëzoi për përurimin e spitalit më të madh në Evropë në qytetin e  Stambollit.