Turqia, Pakistani, Malajzia do të hapin Kanalin TV anglez për të adresuar Islamofobinë

Publikuar në Tet. 11, 2019, 2:20 a.m.

Detajet e një kanali të përbashkët televiziv anglez të planifikuar nga Turqia, Pakistani dhe Malajzia, po zbulohen ngadalë ndërsa udhëheqësit ndanë informacione të mëtejshme për projektin.

"Ne kemi verejtur  se shumë raporte për Islamin dhe muslimanët ishin të pasakta dhe nuk e portretizojnë atë që predikon Islami.

Ata i etiketojnë muslimanët si terroristë për shembull, dhe bota e pranon atë si të vërtetë, kurse Islami nuk është një fe e dhunshme," Kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad u tha mediave Malajziane.

Projekti synon të rregullojë perceptimin e gabuar dhe negativ të Islamit.

Plani u parashikua gjatë një takimi trepalësh, midis Kryeministrit pakistanez Imran Khan, Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Malajzian Muhamad, në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB në New York.

Kryeministri i Malajzisë tha të dielën se vendimi për krijimin e një kanali u mor mbi këtë situatë. Projekti do të nisë dhe drejtohet nga njësitë e komunikimit dhe informacionit të tre vendeve.

Gazetarë të ndryshëm e mbështetën vendimin pasi e perceptuan atë si mënyrën e duhur për t'i treguar botës për shtypjen me të cilën përballen muslimanët, si dhe për të luftuar keqpërfaqësimin e muslimanëve si terroristë.

Imran Khan shpjegoi se kanali do të jetë i ngjashëm me transmetuesin britanik, BBC. Ai tha se kanali do të jetë një media  për myslimanët që të luftojnë veprimet anti-islamike dhe të rregullojnë perceptimet e gabuara për fenë.

"Keqkuptimet që bashkojnë njerëzit kundër Islamit do të korrigjoheshin; çështja  e blasfemisë do të kontekstualizohej siç duhet; seri dhe filma do të prodhoheshin mbi historinë muslimane për të edukuar / informuar popullin tonë dhe botën;  muslimanëve do t'u jepej një prani e përkushtuar mediatike, "tha Imran Khan pas takimit në New York.



Burimi : Daily Sabah