Më shumë se 100 të vrarë' në sulmin e koalicionit saudit në burgun e Jemenit

Publikuar në Shta. 19, 2019, 8:19 a.m.

Më shumë se 100 njerëz besohet të jenë vrarë kur koalicioni i udhëhequr nga Sauditët që luftojne kunder kryengritesve Houthi nisi një sulm ajror në një qendër paraburgimi në Jemen, tha të Dielën Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

"Ne vlerësojmë se mbi 100 njerëz u vranë", tha Franz Rauchenstein, kreu i delegacionit për ICRC në Jemen, për AFP pasi ai udhëtoi në qytetin e Dhamar ku goditën sulmet ajrore.

Ai tha se të paktën 40 të mbijetuar po trajtohen në spitalin në qytet, i cili shtrihet në jug të kryeqytetit Sanaa.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Sauditët  tha më herët se  sulme ajrore u zhvilluan ne nje baze ku   "ku strehohen dronët dhe raketat".

Sidoqoftë, kanali televiziv Houthi Al-Masirah tha se "dhjetëra u vranë dhe u plagosën" në shtatë sulme ajrore që goditën një ndërtesë te kryengritesve e përdorur si burg.

ICRC ka dërguar ekipe mjekësore dhe qindra çanta trupash në Dhamar, duke thënë se ajo kishte vizituar të arrestuarit në atë vend më parë.

"Ndërsa flasim, skuadrat janë duke punuar pa dëshirë për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja" dhe "janë aktualisht duke mbledhur trupa", tha Rauchenstein, duke shtuar se shanset për të gjetur ndonjë tjetër të gjallë në mbeturinat e rënda "janë shumë të ulëta".

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Sauditë ndërhyri në mbështetje të qeverisë jemenase në  vitin 2015 pasi kryengritesit Houthi cliruan  kryeqytetin Sanaa dhe  e krijuan qeverine e përkohshme në  Aden.

Që atëherë, lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej tyre civilë, thonë agjensitë e ndihmave.

Lufta ka shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si krizën më të keqe humanitare në botë, me pjesën më të madhe të vendit në prag të urisë.