Hoxha kërkon promovimin e kulturës te Imam Husseinit

Publikuar në Shta. 15, 2019, mesnatë

Udhëheqësi i përkohshëm i Namazit te Xhumase  në Teheran theksoi rëndësinë e promovimit të kulturës dhe mësimeve të Imam Huseinit (a.s.)  gjatë ceremonive të zisë së Muharremit.

Duke iu drejtuar  besimtareve në Xhamine e Madhe të Imam Humejnit (r.a.) sot, Huxhat-ul-Islam Ahmad Hatami vuri në dukje se muslimanët  shiitë, përfshirë edhe iranianët, do të mbajnë ceremoni zie me fillimin e muajit të Muharremit të Dielën.

Ai u bëri thirrje atyre që organizojnë ceremonitë, si dhe klerikëve, folësve dhe recituesve të elegjive, të cilët i ndjekin ata, t'i kushtojnë vëmendje promovimit të kulturës dhe mësimeve të imamit të tretë (a.s.).

Ndërsa shumë janë përpjekur gjatë historisë të nxjerrin dritën e mësimeve dhe mesazheve të Imamit, ata të gjithë kanë dështuar dhe kjo dritë do të shkëlqejë përgjithmonë, shtoi ai.

Myslimanët shiitë, dhe të tjerë në vende të ndryshme të botës, zhvillojnë ceremoni çdo vit në muajin e Muharremit - muaji i parë në kalendarin Hënor apo Hixhri - për të vajtuar ne përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) dhe shokëve të tij.

Imami i tretë, Imam Husejni (a.s.)  dhe një grup i vogël i ndjekësve dhe anëtarëve të familjes së tij u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid Bin Muavija,  në Betejën e Qerbelas në ditën e dhjetë të Muharremit  (e  njohur si Ashura) në vitin 680 .

Muharremi do të filloi të Dielën, 1 Shtator 2019 .



Burimi : IQNA