Imami i Al Az-harit e përshëndet Komitetin për vënien në jetë të ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerezor’

Publikuar në Shta. 12, 2019, 11:52 p.m.

Gati 7 muaj pas nënshkrimit historik të “Dokumentit mbi vëllazërimin njerëzor”, Imami i Madh i Al Az-har-it përshëndet formimin e një Komiteti për vënien në jetë të parimeve, që formulohen në tekst.

Imami i Madh i Al-Az-harit , e kryetar i Këshillit Mysliman të , Ahmed Al-Tajjib, e përshëndet fomimin e Komitetit të lartë për arritjen e objektivave, që përmbahen në “Dokumentin mbi Vëllazërimin njerëzor për paqen dhe bashkëjetesën”, nënshkruar nga Papa Françesku  dhe nga vetë Imami i Madh, gjatë vizitës së Atit të Shenjtë në Emiratet Arabe. 

Në tekstin, nënshkruar në përfundim të takimit ndërfetar, zhvilluar më 4 shkurt, pranë Founder’s Memorial ad Abu Dhabi, Papa dhe Imami i Madh u kërkojnë liderëve fetarë e politikë botërorë “të angazhohen seriozisht për të përhapur kudo kulturën e tolerancës, të bashkëjtesës e të paqes”, duke ndërhyrë “që t’i jepet fund luftërave, konflikteve, zvetënimit ambiental, humbjes së vlerave kulturore e morale, që po jeton bota e sotme”. Një thirrje e bërë me forcë nga Françesku edhe në fjalimin, mbajtur gjatë takimit, përballë 700 pjesëmarrësve.

Të bashkohen forcat!

Al-Tajjib , sipas njoftimit të agjencisë WAM, shton, në një notë, se dokumenti, unik në llojin e vet në botën moderne, shërben si bazë për të përhapur e për të nxitur vëllazërimin dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve e se krijimi i Komitetit u realizua në një çast vendimtar.   Prandaj u kërkon të  gjithë “dashuronjësve të paqes” t’i bashkojnë forcat për të përhapur sa më shumë frymën e bashkëjtesës, të vëllazërimit e të tolerancës në mbarë botën!

Lindi në Abu Dabi Komiteti për Dokumentin mbi Vëllazërimin

Komiteti ka për detyrë të ndihmojë për realizimin e objektivave të Dokumentit, të përgatisë planet e nevojshme për vënien e tij praktike në jetë e të ndjekë zbatimet në nivel rajonal e ndërkombëtar, duke organizuar edhe takime me liderët fetarë, me krerët e oganizatava ndërkombëtare dhe me  dashuronjësit e paqes e të vëllazërimit. Do të punojë për realizimin e veprimtarive konkrete, që Dokumenti  i pashembullt i Abu Dabit, të mos mbetet në letër, por të shndërrohet në burim paqeje e vëllazërimi për mbarë njerëzimin!