Muslimanë francezë vizitojnë Xhamine e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Shta. 12, 2019, 11:48 p.m.

Një grup prej 30  myslimanë francezë, të cilët  ishin të ftuar nga Zyra  e Astan Kuds Razavi vizituan xhamine e shenjtë të Imam Rizait (a.s.). duke u kenaqur me  programe të veçanta kulturore dhe fetare të përgatitura për ta.

Nazni Buneaux,  profesor dhe studiues francez deklaroi:

"Eshtë hera e gjashtë që vizitoi xhamine e shenjtë të Imam Reza (a.s.)  dhe e konsideroj këtë qytet  si vendlindja  ime për shkak të ndjenjës që kam përjetuar këtu . "

Ai  tha: "Për fat të mirë, unë gjithmonë kam shijuar mirësinë e Imam Reza (a.s.) dhe sa herë që ndjehem i dëshpëruar mendoj për këtë vend të shenjtë."

Buneaux vazhdoi: “Sa herë që të kem mundësinë të vizitoj këtë vend të shenjtë, për mua do të thotë që imam Rizai (a.s.)  e ka dëgjuar zërin tim. Këto ndjenja janë pa dyshim të ndërsjella, dhe sa më shumë jemi të lidhur me ta dhe gëzojmë këtë lidhje, aq më e thellë bëhet miqësia jonë.   " Haxhiu francez më tej theksoi: "Imami i gjashshtë, Imam Rizai (a.s.)  që gjithmonë na fton dhe kur arrijme  në Mashhad, në fillim vizitoj faltoren e tij të shenjtë edhe nëse jam i lodhur. Kur jam këtu, nuk më intereson lodhja; përkundrazi, ndihem i sigurt, i lumtur dhe i qetë ”.

Ajo vazhdoi duke thënë: "Pas Mashhadit , ne u nisëm për në Qerbela  dhe urojmë që ky udhëtim jo vetëm të jetë një pelegrinazh, por një transformim i thellë që do të çonte në një njohuri më të madhe për Zotin."

Grupi vizitoi edhe Muzeun Qendror të Astan Kuds Razavi dhe mori bekime dhe dhurata shpirtërore nga AQR, organi përgjegjës i faltores së shenjtë të Imam Reza (a.s.).



Burimi : Astan Quds Razav