Mbi 1000 hafiz të Kur’anit u nderuan në Qerbela

Publikuar në Shta. 12, 2019, 11:41 p.m.

Një ceremoni u mbajt në Qerbela, Irak, për të nderuar ata që kanë mësuar përmendësh Kur’anin duke mesuar në kurset e organizuara nga Qendra Dar-ul-Kuran e Astanit (Kujdestaria) e Xhamisë  së  Shenjtë te Imam Hysejnit (a.s.). 

Sipas faqes së internetit të qendrës, kurset e Kur’anit ishin një pjesë e Planit "1000 Hafizë  të Kur’anit  të implementuar nga qendra në të gjithë vendin.

Mbi 1250  hafizë  te Kur’anit djem dhe vajza u nderuan në ceremoninë e mbajtur më 25 gusht  2019 me pjesëmarrjen e figurave fetare nga Iraku dhe nga vendet e tjera.

Programi filloi me kendimin e Kur’anit nga Osamah Kerbalaji, Kendues i dhe Muezzin  i Xhamise ne Qerbela dhe vazhdoi me një fjalim të Abdul Mahdi Qerbelaji, kujdestari i Xhamise së Shenjtë të Imam Husejnit  (a.s.).

Ai falënderoi organizatorët  e Programit  Kur’anor dhe njoftoi se një program i ngjashëm do të mbahet për trajnimin e 10.000  hafizeve  të Kur’anit në Irak në të ardhmen e afërt.

Një dokumentar për zbatimin e planit u shfaq në ceremoni pas një fjalimi nga Shejh Hassan Al-Mansuri, drejtor i qendrës.

Gjithashtu, duke iu drejtuar ceremonisë ishin mjeshtri i vjetër i Kur’anit  nga Irani, Abdul Rasul Abjyi dhe Raf’at Ali Daib, një mjeshtër i Kur’anit nga Siria.



Burimi : IQNA