Muhammed Xhevad Zarif: Al-Kudsi i përket Palestinës jo SHBA-ve, Izraelit

Publikuar në Maj 31, 2019, 1:07 a.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad  Zarif tha se qyteti i pushtuar i Jerusalemit, al-Kuds i përket Palestinës dhe  popullit  palestinez, duke theksuar se SHBA, Izraeli dhe "bashkëpunëtorët e tyre brutalë" nuk mund të kenë asnjë pretendim mbi të.

"Al-Kuds (Jerusalemi) nuk është as  i Amerika që ta japë as i Izraelit që ta merr. Al Kuds, Jerusalemi, i takon palestinezëv. Historia tregon se kushdo që e injoron këtë, dënohet me dështimin e poshtër. Irani qëndron me Palestinën, "Zarif shkroi të mërkurën përpara tubimeve ndërkombëtare të  të ‘Ditës së Kudsit’ të Xhumanë.

Dita Ndërkombëtare e Kudsit, Jerusalemit, është një ngjarje vjetore gjatë së cilës demonstruesit shprehin solidaritetin e tyre me popullin palestinez dhe opozitën ndaj pushtimit të territoreve palestineze nga regjimi sionist i Izraelit.

Dita shihet si trashëgimi e themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeini, i cili zyrtarisht e shpalli të xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Ditën Ndërkombëtare të Kudsit në vitin 1979.



Burimi : Tasnim News Agency