Ne nuk duam luftë dhe askush nuk mund të përballet me Iranin

Publikuar në Maj 25, 2019, 11:48 p.m.

Ne nuk duam luftë dhe askush nuk mund të përballet me Iranin

Mediat saudite raportojnë kërkesën e SH.B.A.-së për vendosjen ushtarake në territoret e saj, ndërsa Ministri i Jashtem i Iranit thotë se asnjë luftë nuk do të zhvillohet.

Ministri i Jashtëm i Muhammed Xhevad Zarif thotë se nuk beson se një luftë do të shpërthente në rajon, pasi Teherani nuk dëshiron një konflikt dhe asnjë vend nuk ka "iluzionin që mund të përballët me Iranin", njofton Agjencia Shtetërore e Lajmeve - IRNA.

Shqetësimet për një konflikt të mundshëm janë ndezur që kur Shtëpia e Bardhë urdhëroi anijet e luftës dhe bombarduesit në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar një kërcënim të dyshuar dhe të pashpjeguar nga Irani.

Në fillim të javës, SHBA gjithashtu nxorrën disa stafe diplomatik nga ambasada e saj në Bagdad pas sulmeve të fundjavës në katër depozita të naftës jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE).

"Nuk do të ketë luftë, sepse as ne nuk duam luftë, as askush nuk ka ide apo iluzion se mund të përballet me Iranin në rajon", tha Zarif për IRNA para përfundimit të vizitës së tij në Pekin.



Burimi : IRNA